Ministeriali i NATO-s, Xhaçka takon sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis

15 Shkurt 2018, 19:47Kronika TEMA

Gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ministrja Olta Xhaçka pati një takim të veçantë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes James N. Mattis.

Në bisedën miqësore të zhvilluar gjatë punimeve të këtij Ministeriali, sekretari Mattis vlerësoi bashkëpunimin dypalësh Shqipëri-SHBA, sidomos në fushën e sigurisë dhe Mbrojtjes.

Takimi me sekretarin Mattis i paraprin vizitës së ministres Xhaçka në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në muajin prill.

1 komente në “Ministeriali i NATO-s, Xhaçka takon sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis”

  1. O says:

    Takohemi me Amerikant çdo ditë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje