Drejtori i Policisë Arben Skëndo ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është zyrtarizuar mbrëmjen e sotme, ndërsa vendimi i Skëndos vjen dy ditë pas takimit me ministrin e Brendshëm, Xhafaj.
Burime nga Policia e Korçës thanë se drejtori Arben Skendo, i cili ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të SHKB-së, ndonëse ka dhënë dorëheqjen, ai vijon të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij.
Skëndo qëndroi vetëm 6 muaj në postin e drejtorit, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zërë Alfred Nomani.
Edhe ky i fundit do të jetë i komanduar, ndërsa është një emër i njohur në qytetin e Korçës, pasi ka mbajtur disa pozicione më parë.
Alfred Nomani ka qenë shef krimesh, shef komisariati, zv/ drejtor policie, ndërsa sot është komanduar drejtor.
Me ardhjen e drejtorit të ri të policisë së shtetit janë bërë disa ndryshime duke filluar nga Tirana, ndërsa pritet që në ditët në vijim të vijojë edhe në qarqet e tjera përveç Korçës.
Z.Minister ! Mos gaboni, vetingu ne polici po perflitet, beni vetingun e ketij Alfred Nomani, super banda e hashashit; korrupsionit etj dhe jo vetem ne KORCE, mos I ndyni rradhet e policise se shtetit me keto figura.
ketij duhet bere vetingu me se sben o lale.ky duhet me arrestu
Po moj shushke se ti i di ca behet.