Tentativa e Llallës për t'i shpëtuar Vettingut: KPK ndërpret procesin e rivlerësimit (por nuk i shpëton dot hetimeve të Prokurorisë)

16 Shkurt 2018, 13:41Kronika TEMA

Pas kërkesës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të hequr dorë nga funksionet në drejtësi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit për të.

Mësohet se trupa gjykuese me kryetar Roland Ilia dhe anëtar Pamela Qirko e Olsi Komici mori këtë vendim:

“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.

Më herët Departamenti Amerikan i Shtetit bllokoi përmes një vendimi hyrjen e Llallës në SHBA.

Tentativa e Llallës për t’i shpëtuar vettingut ishte edhe dorëheqja e tij nga funksionet e drejtësisë.

Ndërkohë, pas tre muajsh pune intensive me ndihmën e një eksperti të posaçëm të FBI amerikane, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit (KPK, ose shkalla e parë e vettingut) ka zbuluar fakte skandaloze në veprimtarinë dhe pastërtinë e figurës së ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kjo i ka detyruar që nisin punën për përgatitjen e padisë për fillimin e ndejkjes penale ndaj tij.(TemA)

8 komente në “Tentativa e Llallës për t’i shpëtuar Vettingut: KPK ndërpret procesin e rivlerësimit (por nuk i shpëton dot hetimeve të Prokurorisë)”

  1. andi says:

    Tema mos u merrni kot me llafe – sa here qe del nje lajm nga gazeta ne 99% te rasteve sbehet asnje gje – ketu tek ne po u arrestove zakonisht te lirojne e merr nje thes me leke per demtim imazhi

    1. Andrea says:

      Tema seriozisht po ia fut kot!
      Padi? Cfare padie? Ku qendron demi civil qe te kete padi?
      Kallzim doni te thoni o injorante. Po as kallzim ska sesi te kete.

  2. fiqo says:

    T’i gezosh pasurite te fituara me “djerse” o llalle…..s’ka c’te duhet Amerika, tani Amerika per ty eshte ne Shqiperi….i ke te gjitha…… rrofte vettingu!

  3. sapa says:

    Si mund te ndodhe ndryshe ne vendin me kriminel ne bote!Dhe bertasin Vetingu,Mashtrues te ndyre!

  4. Kozmo says:

    BRAVO FBI , PAS LLALLES RADHEN E KANE PROTESTUESIT E TIJ , MONA ME CIZME 400 EURO &CO .

  5. Angjelini says:

    Waw po c`nej na doli lladhti i prishur? Demokratet dhe leshelit sa nuk u sakrifikuan per ket kriminel me shkolle te larte por pa shkolle te mesme. Cfare do thote shkolle shumti tani?

  6. Ollga Toronto says:

    Mire Llalla qe bllokoj 21 Janarin per te mbrojt Saliun,por Ketij kriminelit te Vicidolit kur do ti vij radha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje