Avokati përplas makinën e policisë në Milot, ikën nga vendngjarja

18 Shkurt 2018, 10:59Kronika TEMA

Një aksident me plagosjen e tre personave ka ndodhur pranë kryqëzimit të Milotit, në Rrugën e Kombit, ku është përfshirë një mjet i patrullës së policisë.

Një autoveturë e cila drejtohej nga një avokat nga Laçi, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit, duke mbetur i plagosur avokati dhe më lentë dy efektivët.

Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendngjarja, ndërsa është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në rrugën e Kombit.

2 komente në “Avokati përplas makinën e policisë në Milot, ikën nga vendngjarja”

  1. goni says:

    Dy tituj jane ezauruar shume: Prtofesor dhe Avokat! Respekt per kryeministrat dhe presidentet se jane pak. Ndersa Prof dhe Avokat jane mbiperdorur aq shume sa?????!

  2. Agroni says:

    Sa nuk ndjehem mire te shkruaj para emrit tim fjalen Prof!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje