Ish-ministri i LSI Edmond Haxhinasto ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan që po hetohet nga prokuroria.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat pasi doli nga ambjentet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda , Haxhinasto u shpreh:
“U pyeta për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transporteve dhe Infrastukturës gjatë një periudhe e theksoj një periudhe të zhvillimit të këtij projekti.
Cfarë deklaruat?
Ato gjëra që dini, ato i kam thënë”- u shpreh Haxhinasto.
Ish ministri i Transportit u thirrur të dëshmonte lidhur me këtë dosjen e rrëgës Tiranë-Elbasan nga prokurorja Elsabeta Imeraj..
Për këtë dosje është arrestuar ish-drejtori i ARRSH i cili vjen po nga rradhët e LSI Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite dhe Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në vitin 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por edhe pas kallëzimit të ripërsëritur nga ministri Gjiknuri në vitin 2017.
O Mondi, trego mor burre se ka ke vjedhur. Se qe ke vjedhur e dine te gjithe. E dime nuk i ke marre te gjitha per veten, prandaj thuaj sa i ke dhene partise, sa Like floririt dhe sa per vete.
burgu te pret