Prej dy ditësh, akademiku Artan Fuga ankohet i shqetësuar në faqen e tij në Facebook, për mungesën e vendeve të parkimit pranë banesës së tij, në Rr. “Him Kolli”. Sipas tij, Bashkia e Tiranës ka bllokuar parkingjet anash pallateve pa u konsultuar më parë me banorët e lagjes dhe tani s’ka ku të parkojë makinën e tij.
Sipas një shkrese janë vetë familjarët që banojnë në të njëjtën rrugicë me Artan Fugën, që i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës, ose më saktë Drejtorisë së Ndërmarrjes Nr. 2 të Qytetit, me shkresën e mëposhtme (faksimile në foto), shoqëruar edhe me fotot përkatëse, lirimin e hapësirave në rrugë, pikërisht që të kalojë ambulanca dhe zjarrfikësja:
Unë i nënshkruari Denis Fuga
Me banim në adresën Rruga “Him Kolli”, pallati 44/1
Nr. kontakti 042242193
Parashtroj ankesën time si më poshtë:
Ne banorët e pallatit 44/1, rruga “Him Kolli”, shprehim shqetësimin tonë për parkimin e makinave pa kriter (duke mos qenë rezident), duke vështirësuar kalimin, hyrjen dhe daljen e makinave nga garazhi. Gjithashtu, shqetësim mbetet edhe parkimi i makinave në fillim të rrugicës, duke mos respektuar hapësirat për hyrjen dhe kalimin sa më të lirshëm në këtë rrugicë, e cila lidh rrugën “Him Kolli” me rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Në këto kushte, paraqesim kërkesën tonë pranë Drejtorisë Tuaj për zgjidhjen e këtij problemi, duke vendosur gjysmësfera betoni në këtë segment rrugice.
Shpresojmë që kërkesa jonë të merret parasysh!
Ankuesi: Denis Fuga
Më pas, ankesa është firmosur edhe nga 15 banorë, shumica nga fisi Fuga:
Dori Fuga
Megi Fuga
Erjon Fuga
Entela Toka
Denis Fuga
Emiljano Fragji
Ilir Gjerasi
Altin Gjoni
Elona Gjoni
Myrteza Fuga
Asibe Fuga
Armand Fuga
Erdit Rrapaj
Lediona Rrapaj
Abdurraman Korruku
Euor Bilalaj
Hajde bashki hajde. Keta jane tiranas bre burre, nuk kane asnje lidhje me Artan Fugen. Aq sa ka lidhje Sali Berisha me Lul Berishen apo Lul Basha me Anila Bashen, aq lidhen edhe keta mes tyre. Ajo eshte nje rrugice qe nuk lejon parkim, per askerkend. As per Artan Fugen, as per Fugajt tironas. Ajo duhet te jete rugice ku nu kalojne mjetet. Mos ja fusni si kau peles.
Sa mirë… pa nr protokolli dhe pa datë. Po pse idiote jemi ?
Kjo seshte rruge, keta tiransit qe ankohen kur shiten token apo e dhane nga lakmia mbullen dhe rrugen. Ku fenomen ka ndodhur ne te gjitha qytetet me te gjithe kryetaret duke filluar nga Edi, Luli & co. Ne ankese permendet termi jo rezident, shpesh degjojme dhe tirons i vjeter, lushnjar, fierak, ndroqas, etj, autokton kur mendoj sa larg qytetrimit kemi qene dhe jemi dhe se si na kan hapur deren deri në Zelande ….