Artan Fuga: Bashkia e Tiranës na trajton si qenër! 

20 Shkurt 2018, 10:17Blog TEMA

Nga Artan Fuga 

Mbi çfarë ligji Bashkia e Tiranës bllokon vendet e parkingjeve anash pallateve të banimit në rrugët dytësore ose brenda lagjeve?

Mbi çfarë vendimi, me çfarë lejeje?

A është bërë ndonjë studim konkret në cdo rrugicë?

Kush e ka bërë si agjenci e pavarur?

Apo ndonjë servil militant?

Përse ne si komunitet nuk na informojnë për këtë ekspertizë?

Ne jemi qytetarë të mirë, por a është kryetari i bashkisë një kryetar i mirë? Unë ashtu e dua, por dua ta shoh në praktikë.

Nuk pres nga ai të më tregojë se duhet të mbjell pemë që të jem qytetar i mirë.

Qytetar i mirë jam kur nuk pranoj të trajtohem si qen.

Si pedanë për karriera politike të atyre që u kam dhënë votën se më kanë premtuar se do të më shërbejnë.

Përse na rrëmben sipërfaqet në shërbim të komunitetit dhe na i kthen në mall tregu?

Edhe në Mesjetë kishte dominiome falas për komunitetin, pyje, livadhe etj.

Bashkia e Tiranës na ka kthyer në Mesjetë duke na bërë si atëhere edhe kalimin e urave me para.

Mbrapa ka cinizëm, mos çarje koke për qytetarët. Marrje nëpër këmbë të banorëve.

Do të shohim me radhë gjithçka sepse edhe pemët që mbillen çfarë dobie sociale kanë realisht, përtej show-t me artista e me gazetarë që nuk përfaqësojnë asgjë veç vetes së tyre.

Do të shohim me radhë shkeljet e të drejtave qytetare.

Bashkia e Tiranës na trajton si qenër.

Na e tarifon ujin si ujë të pishëm që duhet të vijë në rubinet, por ai as vjen në rubinet dhe as nuk mund ta pijë njeri.

Përse na vjedhin?

Ne kërkojmë parkingjet anash banesave sigurisht pa pagesë.

Vetëm për rezidentët sikundër ndodh në qytetet e mëdha të Europës.

Eshtë gënjeshtër prej PINOKU që edhe në Perëndim qytetari paguan për parking.

Unë jam gati ta provoj këtë sociologjikisht dhe nëse nuk bëj dot jap dorëheqjen si punonjës shkencor.

Zoti Erion Veliaj dëgjo qytetarët që duan të mirën e qytetit të tyre dhe mjaft me show në televizion.

Edhe pista e bicikletave poshtë dritareve të kryeministrit është thjeshtë një fasadë, një show bajat.

Mjaft me këto!

Lironi parkingjet!!!

13 komente në “Artan Fuga: Bashkia e Tiranës na trajton si qenër! ”

  1. ARDOS says:

    PO SHYQYR QE U KUJTUAT PER KETO PROBLEME QE KEMI, SE NJERI TJETER NUK FLET, TE LUMTE PROFESOSR…

  2. Zaho says:

    Ky Fuga mbeti ne rolin e qenit. Vetem te lehe di.

  3. Goni says:

    Eshte skandaloze,vjedhje e hapur me parkim 100leke/ora poshte pallateve
    Duhet shfuqizuar menjehere dhe te rikthehet ne sherbim te rezidenteve FALAS

  4. malokeria = qeneria says:

    Sa lehes te Erionit do shohim tani. Po mire ua ben ai robqiri kur e keni gojen per te pire kafe ju. Ne Evrope jam prej kohesh dhe nuk ka banor te paguaje vendparkim pervec atyre qe marrin garazh me qira. Por ne rrugen poshte pallatit, eshte absurde ta mendosh. Eshte idiotesi te jete cdo pellembe e Tiranes me pagese. E kuptoj qe qyteti mund te kete zona me trafik te kufizuar ku edhe tarifat e parkimit jane te larta, por nuk mund ta shtrish kete ne te gjithe qytetin. Por i ka blere te gjitha mediat lali Eri me reklamat qe jep. Prandaj del perdite ne TV.

  5. Nezir isufi says:

    Artikull i sakte.Bashkia shikon vetem qendren te jete ok.Dilni o bashkiak neper periferi
    te konstatoni se si jane uzurpuar rruget me blloqe betoni,vazo lulesh.etj nga personat qe
    ose kane bisneset e tyre ne krah te rruges ose mos tu prishet qetesia banoreve qe i kane vene
    ato te katit te pare.Jane bere padrone te rruges .Mentaliteti i te fortit vazhdon se keshtu ushqehet nga
    politika.Kush thote se jemi 100 vjet mbrapa e ka “gabim”.Jo vetem qe jemi 100 vjet mbrapa por jemi
    edhe 100 vjet anash.Duhet te vime ne mes pastaj te ecim para por me sa duket ” prit gomar te mbi bar”.
    Gomari kafshe e urte nuk eshte si mushka xanxare.

  6. salem says:

    Lum ti qe e ditke c’je (qeni eshte kafshe besnike) dhe si te therrasin,ne s’na llogarit njeri fare.

  7. Bendis says:

    Parkimet duhen patjeter madje duhet te funksionojn me mire , te vendosen.tabelat dhe vijezimi blu me qarte
    Bashkia duhet te shofi cdo dite se ca heqin kalamajte me shku ne shkoll
    Te dali lali eri te zogu i zi dhe te shofi se ca behet
    Kujt i duhet ai dreq shatervani aty ne vend qe te behej nje nen kalim apo mbikalim
    Punonjesit e bashkise te dalin ne terren. Nuk ka na i specialist me regjistru semaforet qe te ndizen njeri pas tjetrit, po boj per vija te bardha nuk ka bashkia

  8. Lulushja says:

    Cilën rrotë të shkeli bashkia,për interesin e përbashkët?
    Ku tu prish qefi, më rëntë pika????

  9. Asi says:

    po ti qen je, cfare e di veten.

  10. Jimi says:

    Me ne fund e more vesh se cfare je!

  11. rudini says:

    I ka dhene pronares se Topit parkingjet e Tiranes,nuk ka liruar asnje lulishte,nuk kontrollon dot asgje me policine e tij bashkiake dhe ka dhene 170 leje ndertimi.

  12. ilir says:

    Zoti Fuga ka te drejte!
    Nuk mund te kete ne rruget e lagjes parkim me pagese!
    Gjithashtu parkimet me pagese duhet te kene nje orar me te reduktuar, psh 9-16.
    Nuk mund te trajtohet banori I lagjes qe ka nje makine si “kulak”. Te kesh nje makine, sot ne Tirane eshte kthyer gati “ne nje hall” dhe Bashkia prandaj eshte, te zgjidhe hallet e banoreve jo tu shtoje hallet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje