Nga Bedri Islami
Dje, 17 shkurt, u bënë 10 vite të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!
Një përvjetor i bukur, që e kanë ëndërruar qindra mijra shqiptarë të Kosovës dhe të të gjithë kombit, por që nuk e arritën dot.
Brezi i sotëm është i lumtur, qoftë edhe për vetëm këtë fakt.
Ishin manifestime të bukura, domethënëse, një fjalim brilant i shefit të qeverisë shqiptare, që do të thotë se nga njeriu i lexuar dhe i mësuar, mund të mësosh gjithnjë.
Janë shumë vetë që mungojnë në këtë përvjetor; ndoshta më të merituarit.Herojtë e Kombit dhe mendimtarët e mëdhenj.
Mes tyre Adem Jashari – simboli i qëndresës dhe Ukshin Hoti – simboli i mendjes.
Mes tyre Fehmiu – simboli i idealistët më idealist, dhe Xheva – besnikja deri në vdekje ndaj Kosovës dhe idealit të saj.
Jam i bindur se shumë gjëra nuk kanë ecur mirë deri në këtë përvjetor. Ndoshta i di më mirë edhe nga analistët ” e pavarur”, disa nga shteti amë e disa të tjerë nga vatra e udbashizmit të ri në Kosovë.
10 vjetori ishte ditë feste. Sot, është një ditë pas festës. Mund të kishit hedhur sot gjithë zemërimin tuaj e jo në një ditë dasme, megjithëse ajo nuk u prish.
E vetmja analizë e saktë, mirëdashëse dhe njerëzore ishte ajo që, përmes 10 viteve me gabime, Kosova dhe shteti shqipztar, po e reabilitojnë shtetin serb. Ishte e dhimbshme, por dashamirëse!
Të tjerat:
E kam më shumë me disa analistë që hodhën vetëm zezonën. Në Shqipërinë londineze.
Por në Shqipëri, me një shtet të konsoliduar, në këto 10 vite, kanë ndodhur mrekullira?
Nuk ka më të rinj e të reja që braktisin Shqipërinë?
Nuk ka më të rinj të papunë?
është ndalur korrupsioni dhe vjedhja masive?
Nuk ka më gjyqtarë të korruptuar dhe politikanë që duheshin të ishin prej shumë kohësh në burgime të gjata, por që livadhisin rrugëve si zotërinj të ndershëm?
Nuk ka më vrasje?
Nuk ka më njerëz të shërbimit sekret serb që janë në rradhët e larta të politikës?
Nuk ka flirtime me shtetin grek?
Nuk ka ish shefa qeverie që ,pasi shitën pjesë të Shqipërisë, tani po thirren në atdhedashuri, që nesër ta shesin edhe më lirisht?
E mbytëm Kosovën në 10 vjetorin e saj dhe liderët, a thua se vetëm këto kanë qeverisur! Të gjithë, veç LVV, kanë qenë pjesë të qeverisë. herë së bashku e herë veç e veç. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri.
Çfarë përparsie i sollën shtetit shqiptar koalicionet PD me LSI dhe, më pas PS me LSI-në?
Horllëku del tani, pas përmbysjes, por është disi vonë.
Në 10 vite, Kosova, më shumë e qeverisur nga të huajt , e shpesh, nën diktatin e tyre, ka bërë mjaft hapa, edhe pse të vegjël drejt shtetformimit.
Më shumë se sa sukses, Kosova është sinjal i dështimit të një politike ditore ndaj saj.
Në 10 vitet e para të pavarësisë së shtetit shqiptar, 1912 – 1922, e dini se çfarë ka ndodhur?
Përmbysje, dëbim të babait të pavarësisë, pushtet të esadistëve, mbret e dëbim i mbretit, lëvizje haxhiqamilshme, duke dashur risjelljen e ” babës”, turkoshake deri në qorrim; grushte shteti, krahina si Mirdita që shpalleshin të pavarura nën bajonetën serbe, rebelime, grindje e lufta mes pashallarëve, qeveri që ngriheshin në mëngjes e binin në darkë…e përsëri ajo i mbijetoi gjithçkaje.
Shteti shqiptar, analistët, më shumë të Shqipërisë londineze, bashkë me sivllezërit e tyre në Kosovë, do të ishte mirë, që të paktën këtë ditë, të shohin se si e kanë pastruar oborrin e tyre, për të hedhur gozhdë në oborrin e vellait të tyre.
Kosova sapo e ka filluar.
E di gjithçka e prapshtë dhe e dënueshme që ka ndodhur, por ta lëmë për një ditë tjetër.
megjithatë, festa u bë. Kur mbaroi ajo, e vetmja gjë që i thashë vetes ishte:
-SADO TË DUAN NEOTITISTËT E UDBASHISTËT E RINJ TË kOSOVËS, SERBIA NUK VJEN MË KËTU!
PËRFUNDIMISHT!
Ky është njëri nga mësimet e mëdha të 10 vjetorit të Kosovës!
Do të vijë dita që Kosova të ketë qeverinë që meriton!
Shkrim i menduar… gjithsesi kritikat jane te mira. Shqiptaret sot jane me mire se kurre me pare..,por te bashkohemi me aleatet Amerike-Europe ne lufte kunder krimit , korrupsionit shitjes interesave kombetare, denoncimit te ofertave korruptive te qeveritareve e ish qeveritareve . Drejtesia dhe votuesit duhet te veprojne! Boll kemi duruar.
Si gjithmone, brilant. Respekte Bedri Islami!
Shkrim … , per nje cap buke Kosove. Sepse fjala perdridhet, ne kete shkrim, kurse kosovaret nga 1913 deri 1990 nuk Jane bukshkalue nen Serbi. Vecse te Shqiperia kane besuar, dhe buka politike e Shqiperise I mbajti gjalle deri 1990. Po UCK si lindi, nga nena Serbi apo Shqiperi? Zeqir Rugova me shoket e Isa Boletinit ne Mitrovice. Po Vokshet dhe rinia Gjakovare, apo I njeh? Etj. Etj. Etj. Etj … . Koha hajnise nuk eshte pune e djemve te lirise. Ngrefen rama, meta, sala, luli pa lidhje per Kosoven. Kendonin Lepa Brenen ne trillik tyre dhe benin hajgare me kosovaret. Hajt, koha do bej te veten.
NJERZIT JETOJNE ME SHPRESE , POR KESHTU KEMI MENDUAR DHE NE PER QEVERINE E ENVER HOXHES , POR ZGJATI 45 VJET , PO KESHTU PO SHPRESOJME PER HAJNAT E DEMOKRACISE , POR NUK PO I SHKULIM DOT , GATI PO MBUSHIN 30 VJET, PO KETA FYTYRA TE NDYRA .
U DESH QE NE SHQIPERI TE VIJ FBI QE TI BEJ DERMAN KETIJ SHTETI . SHQIPETARET JANE POLITIKANE HAJDUTE , DHE TE SHITUR TEK TE HUAJT . NQS DO TE KISHIM DAYHURK PER VENDIN , NDERGJEGJE TE PASTER , SHQIPERIA DHE KOSOVA DO TE ISHIN PARADIS .
Neokolonializmi nuk eshte shum me i mire se kolonializmi klasik. Sa here flitet per reciprocitet me Serbine, Ramiz Kelmendi zevendeskryeminister, thot jo nuk ben, sepse kjo do te shkakton rritje te qmimit te artikujve ushqimor etj. Pra ka varesi te madhe ekonomike nga Serbia dhe jo vetem, e kjo don te thot neokolonializem.