SHËNIM: Prova që shtypi është në varësinë e “fake news” të Berishës

15 Shkurt 2018, 20:41Blog TEMA
SHËNIM: Prova që shtypi është në varësinë e

Duket që një emigrant nga Italia është tallur me Sali Berishën, duke i dërguar një foto të tre të rinjve që hanë në natyrë, duke i paraqitur si gardistë që ruajnë shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.

Kjo nuk është hera  e parë që “qytetari digital” tallet me Berishën.

Por edhe pa tallje të tilla, gënjeshtrat që ai publikon janë pa fund.

Por problemi është tek filtri i shtypit shqiptar dhe varësinë e tij nga “fake news’-et e Berishës.

Në thuajse gjithë portalet është botuar i plotë “denoncimi” i Berishës për gardistët, dhe vetëm kur ka reaguar Garda dhe ka sqaruar se me Berishën janë tallur disa emigrantë, lajmi është plotësuar, duke mos i mëshuar faktit që është gënjeshtër, po sikur Garda i është ankuar Berishës se ajo i ka shërbyer dhe atij.

Qasja banale e shtypit shqiptar ndaj “fake news”-ve të Berishës, në fakt është një tregues që shumica  e shtypit është ende nën kontrollin e tij.

Të gjithë e dinë që ato janë gënjeshtra, por i publikojnë për shkak të kësaj varësie.

Ndërkohë që një gazetar shkon në gjyq pse ka publikuar fjala vjen krimba në bajamet e firmës Nerënxi, postuar në Facebook, asnjë gazetar apo gazetë nuk është paditur pse publikon një gënjeshtër të Sali Berishës, pasi gjykata nuk guxon ta dënojë atë.

Dhe më tej akoma, prova se Berisha kontrollon shumicën e shtypit ilustrohet me skandalin Salianji –G.D.

Rreth 90 për qind e shtypit censuori një lajm të vërtetë të faktuar, të provuar me prova fizike, të filmuar në mënyrë publike në një mjedis zyrtar si parlamenti i Shqipërisë, dhe po ky 90 përqindësh i shtypit ka botuar pa asnjë filtër një postim të Berishës se në “Santa Quaranta” në Sarandë, pronë e Balilajve, ka prova se janë bërë hareme nga ministra të Edi Ramës, bile dhe vetë ai.

Qasja është e qartë.

Për një skandal me prova, 90 për qind e shtypi hesht, dhe për një haluçinacion të një plaku që ka filluar të shikojë ëndrra erotike në pleqëri, 90 për qind e shtypit e boton pa censurë.

Dhe kur ndodh si rasti i sotëm, që fotot e emigrantëve botohen si foto gardistësh, askush nuk i mëshon këtij fakti, po bëjnë sikur Garda ka qarë hallin e saj dhe jo sikur e ka përgënjeshtruar.

Kjo është provë që Berisha e ka shtypin me vete.

Por e ka për të zezë të vet!

3 komente në “SHËNIM: Prova që shtypi është në varësinë e “fake news” të Berishës”

  1. Anarko-Sindikalisti says:

    Fuck fake fshatar dixhital

  2. Muli says:

    Mero e mira është që ndonjë herë ti japësh të gjitha mediat që e kanë dhënë lajmin dhe ato që se kanë dhënë lajmin sepse e kanë verifikuar. Njerëzit duke parë emrin kuptojnë se kush media është akoma e varur prej tij.

  3. Alban Dega says:

    Si mund te mbiijetojne lajmet e rrena pa babain e genjeshtrave Saladinin !
    Simbooze, bashkejetese e persosur!
    Sali Berisha nuk nxjerre fjale nga goja pa rre !

    Sent: Friday, January 31, 2014 7:10 PM

    Subject: OPINIONE: MARIONETAT

    Opinione
    MARIONETAT ….

    Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ata dine gjithcka… Gjithcka e per gjithcka… Jane mjeshter e specialiste, eksperte e njohes te shkalles me te larte, fjala e fundit e politikes e ekonomise , artit e mjekesise , kultures e arsimit, te financave e ceshtjeve ushtarake, te shkences e te teknikes … te armeve kimike edhe atyre termoberthamore… Ata dine e njohin gjithcka. Enciklopedi e gjalle e cdo fushe
    Shume pak…. Nuk do te jete e larget dita kur do te na shpikin ndonje arme te re… apo mrekulli te tete te njerezimit.
    Te njejtat fytyra. Te njejtat fjale. Te njejtit persona… Kurdo e kudo. Tek Topchanal e tek Klani. Ne Vizion Plus e ne Koha TV… Ne RTSH e ne RTK… Kudo e kurdo. Per gjithcka e per cdo gje. Lum Shqiperia e Kosova, lum Maqedonia e Mali i Zi, lum Lugina e Presheves e lum Cameria, lum shqiptaria qe i kemi.
    Sabelotodos… Ata qe dine gjithcka, thone spanjolle per keta sojesez analistash e publicistash, gazetaresh e rrota…k…, sipas gjuhes celulare te Fatos Nanos me mikun dhe servilin e tij Zheji

    Deliri i madheshtise apo deliri i marrezise

    Xhorxh Uashingtoni e Winston Churchilli, Abraham Linkolni e Sharl De Goli, Bill Klintoni e Toni Bllejer, Henri Kisingeri e Ten Hsiao Pini, Golda Mejer e Mahatma Gandi… Albert Ajnshtajni e Isak Njutoni, Bill Gejtsi e Steve Jobsi… Sulzburger e Larry Kingu… Skenderbeu e Nene Tereza …., ” The New York Times” e “ The Times”, CNN e BBC… Euronews e Raiuno… jane nje hic para tyre.
    Lum si ne shqiptaret qe i kemi keto koka te medha .
    Ketu e gati 150 vjet me pare rilindasi mendjendritur Sami Frasheri ka bere radiografine e shkelqyer te kesaj mendesie dritshkurter shqiptare:
    – Cdo shqiptari i duket vetja i perkyrer , por mjafton te degjoje vetem pese per qind te asaj qe mendon ai per vetveten nga goja e dikujt tjeter dhe ai eshte i kenaqur.
    A mund te gjesh pershkrim e vezhgim me te perkryer per delirin shqiptar te madheshtise se ky i Sami Frasherit. E sic thone amrikanet Deliri i madhshtise nuk eshte vecse deliri i marrezise.

    He si tu duka… !?

    E sa dalin nga mejhanet e kurverise apo kamerat e TV-se, nga ditlindjet apo vdekjet, nga gazmendet apo deri edhe funeralet .. si askush tjeter ne shqiptaret pyesim familjaret apo kanakaret, dashoret apo inatcoret, shoket apo miqte….
    – He si tu duka !?
    U jane merzite edhe grave e femijeve te vet ne shtepi qe mezi presin te perzene prej sysh.
    Na cajne menderen dite e nate, nate e dite sa ne nje ekran ne nje tjeter, sa ne nje gazete ne nje reviste me te njejtat llogje Kavaje apo pallavra Paruce.
    U jane merzite e shkaktojne alergji tek shikuesit e lexuesit qe mezi presin te mbarojne perrallat e tyre ruse me salce kineze apo nderrojne kanale per te shpetuar prej marrezive te tyre.

    Pse !?

    Pergjigjen e keni tek “Opinionet” e 30 janarit 2014 te Blendi Fevziut me Ministrin e Brendshem Saimir Tahiri ne Televizionin “Klan” dhe tek kronikat e séances se djeshme te Kuvendit Popullor te Shqiperise. .
    Tre prej ketyre “yjeve” te analizes mediatike shqiptare Artur Zheji dhe Artan Hoxha “ Presidenti me gishtin e Berishes ne prapanice ,dhe Blendi Fevziu dora vete jane deshmia me e qarte e marrezise jo vetem te medias, por edhe te krejt politikes dhe mendesise shqiptare.
    Skenat e fjalimeve ala Fidel Kastro te Sali Kadafit, replikat pafund te tij me cilindo qe mendon e vepron ndryshe nga mendja e tij e cartun, kacafytjet verbale te sejmeneve te tij sipas porosive dhe urdherave te tij ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e Shqiperise ishin preludi dhe udhezuesi i “Opinioneve” te Fevziut.
    Ekranet e celulareve te tyre jane edhe vete ekrani i persosur i marrezise dhe mendesise se pandryshuar ketu e gjithhere shqiptare te stigmatizuar aq sakte nga Samiu i madh ketu e 150 vjet me pare. Eshte ekrani i turpit jo vetem i medias por edhe politikes, i mendesise se marre, shkurt i krejt marrezise shqiptare.

    Pasqyra e marrezise shqiptare

    Ekranet e filmuara te celulareve te ish- kryezedhenesit te qeverise dhe shtetit shqiptar Artur Zheji, “ish- kandidatit surprise” te Sali Berishes per President i Shqiperise Ardian Hoxha, jane deshmi e gjalle dhe pasqyre reale e kesaj marrezie shqiptare.
    Ato jane denoncimi dhe demaskimi i persosur i krejt mekanizmit te lidhjeve okulte e marredhenieve mafioze midis politikes dhe medias, i pushtetit politik dhe atij mediatik, i korruptimit total te te gjitha hallkave te pushteteve ligjor, zbatues, juridik, mediatik… i pushteteve numer nje, numer dy, numer tre, numer kater… i te gjitha pushteteve reale ne Shqiperi.
    “Yjet” e medias shqiptare e marrin ndricimin , guximin, frymezimin, udhezimin, veprimin, komandat, urdherat nga dy dinosauret, nga dy kucedrat e politikes shqiptare te 23 vjeteve te fundit Fatos Nano dhe Sali Berisha, nga klanet e pjella e tyre e deri niperit e mbesat, tek dhenduret e kollovaret e tyre.
    Nuk eshte fjala vetem per Blendi Fevziun e Artur Zhejin, per Artan Hoxhen e Prec Zogajn, per Klodiana Lalen e Cim Peken, per Andi Bushati e Sazan Gurin e … por edhe per deputete e ish- ministra qe nga Arben Imami e Enkeled Alibeaj, Kastriot Islami e Albana Vokshi, Flamur Noka e Genc Ruli… per cdo hallke te klaneve politike Berisha- Nano, fatkeqesia e politikes, ekonomise, financave , fatkeqesia e mallkimi i shqiptareve dhe Shqiperise si shtet ne keto 22 vjet e fundit.

    Miti dhe realiteti

    Secili prej ketyre hallkave mediatike e politike u duket vetja i perkryer, sic thoshte Samiu . Jo vetem kaq, por dhe si koka Zeusi, Sabelotodo. Ky eshte miti. Po realiteti!/
    Realiteti eshte ai i ekraneve te celulareve te Hoxhes dhe Zhejit, te Fevziut, dhe ….
    Realiteti tregon qarte se secilit dhe te gjithe ata vec e vec apo te marre se bashku nuk jane gje tjeter vecse marioneta, kukulla qe komandohen nga Berisha apo Nano, Nano apo Berisha , fatkeqesia e Shqiperise.
    Si te tille edhe keto marioneta jane jo vetem fatkeqesia e vetvetes, por edhe e shqiptareve dhe Shqiperise qe jane te detyruar te degjojne llogjet, porosite urdherat, komandat pa fund te Nanos e Berishes, te Berishes apo Nanos.
    A nuk u kujtojne keto skena turpi e marrie mbledhjet e dikurshme te Byrose Politike e plenumeve te KQ te PPSH-se, RTSH-ne qe ne fakt ishte e RTPPSH-se kur te gjithe gerxhot e tyre flisnin si ai Qoftelargu, thoshin cka u thoshte ai Qoftelargu, lavderonin apo ndeshkonin, syrgjysnosnin apo varrosnin per se gjalli apo se vdekuri cilindo qe donte vetem ai Qoftelargu, dora vete. I vetmi ndryshim ishte teknologjia por jo produkti. Atehere nuk kishte celulare…
    Marionetat jane shume me te vjetra se celularet… Ato mbeten marioneta. Jo dosido!
    Marioneta qe dine gjithcka… Sabelotodos… Sabelotodo es sabelonada, thone spanjollet.
    Pra, ata qe dine gjithcka nuk jane gje tjeter vecse ata qe nuk dine asgje !

    SHTESE: Lukunise se marionetave, prostitutave te mediave kurva ne sherbim te politikes karakurve shqiptare po i shtohen mantenuta te reja cdo dite….
    Do te vecoja “Profesorin” e Plepave Agron Gjekmarkaj e Romeo Gurakuqin jo vetem per peshtirosjen deri ne krupe edhe te vete fjales servilizem politik por edhe te padijen, analfabetizmit gjuhesor… Vetem ne pese paragrafe te nje “analize te botuar para nje muaj ne gazeten ” Panorama” numerova plot 115 gabime fatale ortografike, 74 fjale te huaja jo vetem te panevojshme ose me kuptim tjeter per tjeter, kuptim te kundert !
    Pse? Vetem nga padija madhore, mosnjohja e plote e gjuhes shqipe, moskuptimi i plote i gjuheve te huaja, prirja per te shitur mosdijen si dije te shkalles siperore!
    Te mos dish nuk eshte mekat…
    Te shesish padijen per maje te dijes eshte maja e gomarllekut, thoshte filozofi i madh kinez Konfuci!
    Ndalova leximin sepse me erdhi te villja… Ma coi tugen nga prapanica, sic thoshte babai im i nderuar!
    Bera nje pergjigje qe “Panorama” ” e pavarur” nuk e botoi kurre sepse Agron Gjekmarkaj eshte jo vetem marioneta me e peshtire e PD-se por edhe mantenuta me e vet shperdoruar e Lulezim Bashes!
    Mjere studentet qe u jep cmesim Agron Gjekmarkaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje