Pushtimi i ri turk

15 Shkurt 2018, 18:43Blog TEMA

Nga Azdren Shala*

Ndërhyrja e Policisë së Kosovës në një natë me muzikë në Qendrën Sociale Sabota në Prishtinë, e titulluar si “Nata e Muzikës Kurde”, mjaftoi për të parë edhe një herë efektet e pushtimit modern të Perandorisë Turke ndaj Kosovës në krye me Sulltan Erdoganin.

Reagimet e çmendura të qindra njerëzve për organizimin e një ngjarjeje të tillë dhe intervenimi i  policisë së Kosovës për ta ndërprerë aktivitetin përkrahës për viktimat e popullit kurd, aksione dhe shqetësime këto të fshehura  nën petkun e një shoqërie dhe shteti anti – terrorist, nga njëra anë tregojnë hipokrizinë e shoqërisë kosovare dhe nga ana tjetër shpërfaqin qartë efektet e pushtimit modern turk në vendin tonë.

Si zakonisht në të tilla raste vertikalja funksionoi dhe u shpik preteksti se në atë natë, përmes muzikës, ku po shprehej revolta për dhunën ndaj popullit kurd, edhe manifestimi i pakënaqësisë po bëhej i fshehur pas simboleve komuniste e terroriste, dhe si pasojë mekanizmat shtetëror duhet vënë në lëvizje sa herë që vërehen nuanca të theksuara të ideologjive ekstreme siç janë komunizmi apo terrorizmi. Kështu duket të jetë alibia e institucioneve të mjera kosovare për intervenimin e tyre në Natën e Muzikës Kurde.

Kaq e thjeshtë duket të jetë në shikim të parë.Të gjithë do ishim të lumtur sikur shteti jonë i dashur të jetë kaq vigjilent dhe ne të vazhdonim gjumin të qetë.

Por të gjithë e dimë se nuk është ashtu, dhe si pasojë gjumi na prishet, zhgënjimi rritet edhe bëhemi dëshmitarë të një “drejtësie” selektive që ushtrohet në Kosovë prej kohësh në shumë raste të ndryshme. E gjithë kjo vigjilencë në nivel shtetëror ndaj një ngjarje të tillë, nuk e ka burimin në merakun e institucioneve tona për sigurinë e vendit, por është pasojë e një politikeserviliteti dhe vasaliteti që Kosova e ndjekë prej kohësh ndaj shtetit “mik” Turqisë.

Sot Turqia është më pushtuese se sa që ishte Perandoria Osmane dje. Përderisa ajo Osmane na mbajti të pushtuar fizikisht, Perandoria Turke përpos tjerash na ka pushtuar edhe shpirtërisht,kulturalisht e moralisht. Turqia përmes Islamit, duke shfrytëzuar gjurmët akoma prezentë të së kaluarës osmane, ka ngjallur një dalldisje fetare ndër shqiptarët, e cila nga njëra anë shfrytëzon refuzimin e Evropës për ti inkuadruar shqiptarët brenda vetës dhe nga ana tjetër ofron një “mundësi” për krijimin e një perandorie të pastër Neo Osmane të bazuar mbi “moralin absolut islamik”.

Pra, Turqia me politikën e vet asimiluese po e zhduk çdo ditë e më shumë vizionin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare  ndër shqiptarët, dhe po ngjallë instinktin shtazarak të Haxhi Qamilit në çdo cep të vendit, duke shtruar infrastrukturën e një adhurimi dhe inkuadrimi pa kushte brenda Turqisë. Haxhi Qamilë gjejmë kudo sot, nga qeveria deri te xhamia, e të dyja këto komponentë të lidhura aq ngusht me njëra tjetrën, sa që është bërë e vështirë të dallohet se cila është xhamia e cila është qeveria. Ngadalë e mirë, orbita e ndikimit turk zgjerohet dhe thellohet çdo ditë e më shumë, ku përmes instrumentalizimit të Islamit goditen elementet më demokratike të shtetësisë së Kosovës. Kryerja e ritualëve fetare nëpër institucione shtetërorë, godet rëndë laicizmin si kategori kushtetuese.

Në këtë drejtim, Aeroporti i Prishtinës është rasti me eklatant. Gjithashtu, përmes shtrirjes së ndikimit turk ku gjithmonë Islami është mjeti për të arritur qëllimin, goditet toleranca fetare dhe etnike, që është vlerë e njohur historike ndër shqiptarët.

P.sh; në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren në prezencën e zyrtarëve të lartë turq, një imam turk (për çudi nuk është shqiptar imami!) fletë për “aktet hyjnore” që sot Turqia e Erdoganit po bënë duke vrarë popullsi kurde meqë ata e paskan braktisur rrugën e zotit. Dhe është interesant fakti që, Policia e Kosovës nuk reagoi fare, edhe pse brenda asaj xhamie në mënyrë institucionale po legjitimohej terrorizmi.

Por, Policia e Kosovës reagon furishëm në një lokal të Prishtinës ku disa qytetarë përmes artit po shprehnin revoltën e tyre kundër terrorizmit si parim, pa pretendime politike e as nacionale. Këtu kristalizohen mirë gjërat, bie iluzioni dhe jemi përballë një situate të mjerë. Situata është kjo: ndikimi turk në Kosovë është shndërruar në psikozën e një të vërtete absolute për linjën e politikës dhe veprimtarinë e popullsisë shqiptare.

Sikurse mbretërit e perandorët e Evropës Mesjetare që jetonin me psikozën se kurora e tyre nuk kishte vlerë nëse nuk legjitimohej nga Papati dhe si të tillë jetonin dhe vepronin në kuadrin e një skeme moraliste të ngurtë fetare të diktuara nga Vatikani, edhe kasta politike shqiptare sot nuk bën para pa miratimin me të “vërteta absolute” të Erdoganit, i cili bart premtimin se shqiptarët do të ringrihen brenda një perandorie të fuqishme panislamike.

Në fund fare, lind pyetja natyrshëm: cila perandori është më pushtuese; ajo osmane apo kjo turke, e fshehur pas maskës së mikut të shqiptarëve? Nëse e gjykojmë këtë problem në instancë të fundit, efekt e pushtimit turk na dalin të jenë shumë më të mëdha se sa ato të atij pushtimi klasik të Perandorisë Osmane. Gjatë sundimit osman, edhe pse të sunduar, ideja e të qenurit ndryshe nga Porta e Lartë ka qenë prezent në çdo kohë, dhe si pasojë mbi bazën e kësaj ideje u ndërtua një lëvizje politike dhe kulturore gjatë gjysmës së shek. XIX dhe fillim të shek. XX e cila rezultoi me ndarje përfundimtare nga Perandoria Osmane.

Por, gjatë këtij sundimi turk, përmes një invazioni kulturor dhe ekonomik, shqiptarët çdo ditë e më shumë po humbasin elementë nga identiteti i tyre kulturor shqiptar dhe evropian në favor të një identiteti të ri myslimano – turk,  dhe kështu përplasja jonë në Azi duket të jetë shumë afër. Siç duket, shqiptarët më lehtë mund ti pushtosh me duke qenë miku i tyre e jo armiku i tyre, sekret të cilin nuk e zbuluan gjithë ata sulltanë të Perandorisë Osmane, por e zbuloi Sulltani i Ri i Perandorisë Turke.

*Historian

18 komente në “Pushtimi i ri turk”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    po c’pushtim ”turk” i Kosoves!!!??
    Kosova de facto eshte Turqi me 95 % turkoshqipfoles………….

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Ti grikisbithshpuariss!!!Cpune ke me mbi 80000Km2 truadh shqiptar e me mbi 12 milion shqiptare… Shqiptari LIND i tille e nuk behet o hiene e zeze! E dime ku e keniproblemin…Pushtimet jane te perkoheshme! Pirdhuni ne Nikozia ! Mos keni ndonje ‘sunit’ atje??????? Ne enderr i shihni….Ju ka marre gjumi nga frika e tyre…sheetttt se erdhen ata……’sunitet…! ESHTE PUNE E JUAJA DHE E TYRE. Pirdhunitutje. Ne jemi per USA_EU,edime te ardhmen tone , ‘mos u shqetesoni’!

      1. Flm says:

        Te lumte “pena” o Azdren Shala.
        Eshte i vetmi artikull qe ka dale jashte kontrollit, te censures Otomane ne Kosove.
        Nuk me cudisin ngjarjet qe ndodhen, keto jane me se normale ne nje “shtet” hibrod Turko shakesh, por me cudit lurajua e ketij gazetari qe paraqet kete problem te tmerrshem qe perjeton Kosova.
        Nje problem qe i kalon kufinjt e Shqiptarizmit dhe behet rezik per Ballkanin dhe Europen.
        E kam thene prej kohesh mos u gezoni me pamvarsira dhe Nacionalizma, Kosova eshte satelit Turk ne Ballkan, c’eshtja nuk eshte sa e pa varur eshte nga Serbi, por sa e varur eshte nga Turqia, ketu qendron problemi.

  2. ..... says:

    ORE ti suxhuk kosove MOS NGATERRO KOSOVARET ME SHQIPTARET persa i perket besimit , nuk jemi njelloj ,flas persa i peket besimit fetar , se kosovaret nuk kan kurr far fai se qe nga koha osmane nuk jan shkeputur as nje dit nga besimi fetar , kurse ne te SHQIPERIS 50 vjet nuk kishim as nje fe , ne jemi dy breza ateist , feja jon ishte puna dhe shkolla , dashuria per kombin kaq ,ne ne SHQIPERI jemi martuar myslyman me katolik e me kishter , se ne at koh nuk pyeste njeri se kujt besimi i takon as nje her dhe hanim pinim gezonim te ter myslyman katolik e krishter bashk , se ishim thjesht SHQIPTAR , feja jon ishte SHQIPTARIA ne at koh , demokracia kur hyni hyni si ajo kurva pa brek dhe bashk me te nuk ngeli arab, prift grek , hoxh turke pa ndertu kisha e xhamia ne kte ven , me shum se pallate dhjet vjetet e para u ndertuan minare dhe kisha as gje tjeter, prandaj jemi katandisur per te na qar hallin , se nuk fituam lirin ate e kishim , por u hapem bythesh drejt shkaterrimit total , kurse kosovaret kan vazhdimsin e besimit , nese sot ka harmoni fetare ne SHQIPERI merita nuk esht as e kishes as e xhamis por e ENVER HOXHES qe i mbylli vendet e kultit per 50 vjet dhe prifterinj dhe hoxhallar u ben ata qe deri die nuk besonin fare , prandaj jan tolerant se po te mos ishin ndaluar ne kohen e partis punes , NE SOT do ishim gjysma ne siri , beini duva ENVERIT ai na ka dhen dinjitet ne kte fush.

    1. I.Hoti says:

      Z. Azdren Shala, ka plotesisht te drejte.Problemi eshte kombetare! Ku jetoni…..A shikoni ‘mjkroshete…..’ qe nga Shkodra ne Sarande ,Elbasan …Durres !! Ata nuk kane baze te forte,por kriminele e terroriste po punojne per pengimin e emancipimit te shoqerise e kombit tone. Nuk do munden por duhet luftuar veprimtaria antikombetare .Keni vene re se haptas sulmohen Heronj e simbole kombetare me te cilet krenohemi edhe para botes qyteteruar??? Deri kure duhet te presim???????/

  3. ..... says:

    ORE ti anal ist kosove MOS NGATERRO KOSOVARET ME SHQIPTARET persa i perket besimit , nuk jemi njelloj , flas persa i peket besimit fetar , se kosovaret nuk kan kurr far fai se qe nga koha osmane nuk jan shkeputur as nje dit nga besimi fetar , kurse ne te SHQIPERIS 50 vjet nuk kishim as nje fe , ne jemi dy breza ateist , feja jon ishte puna dhe shkolla , dashuria per kombin kaq ,ne ne SHQIPERI jemi martuar myslyman me katolik e me kishter , se ne at koh nuk pyeste njeri se kujt besimi i takon as nje her dhe hanim pinim gezonim te ter myslyman katolik e krishter bashk , se ishim thjesht SHQIPTAR , feja jon ishte SHQIPTARIA ne at koh , demokracia kur hyni hyni si ajo kurva pa brek dhe bashk me te nuk ngeli arab, prift grek , hoxh turke pa ndertu kisha e xhamia ne kte ven , me shum se pallate dhjet vjetet e para u ndertuan minare dhe kisha as gje tjeter, prandaj jemi katandisur per te na qar hallin , se nuk fituam lirin ate e kishim , por u hapem bythesh drejt shkaterrimit total , kurse kosovaret kan vazhdimsin e besimit , nese sot ka harmoni fetare ne SHQIPERI merita nuk esht as e kishes as e xhamis por e ENVER HOXHES qe i mbylli vendet e kultit per 50 vjet dhe prifterinj dhe hoxhallar u ben ata qe deri die nuk besonin fare , prandaj jan tolerant se po te mos ishin ndaluar ne kohen e partis punes , NE SOT do ishim gjysma ne siri , beini duva ENVERIT ai na ka dhen dinjitet ne kte fush.

  4. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Shkrim shume real. E pergezoj historianin.

  5. undefined says:

    ….Na ka “pushtuar”Turqia….po tall b…apo cfare….ju organizoni mbremje me muzike kurdesh anadollak dhe qaheni na ka “pushtuar ” Turqia hahahahaha aje ne rregull nga trute e kokes…..nuk ben keq te hapesh Harten gjeografike ndoshta ftillohesh dhe kupton qe si njera dhe tjerra jane i njejti m….

    1. Iliri says:

      ME VJEN KEQ POR NUK KE KUPTUAR PROBLEMIN! Turqia eshte kunder kurteve.Shteti turk kritikohet per kete qendrim nga Europa.Atehere cdrejte ka turqia te na tregoje se cfare heronjsh a muzike kemi ne???????????????

  6. Dibrani says:

    Shqiptari qe ka le Shqiptar nuk bohet Turk,..vetem neqoftese se origjina jote kontestohet,..mund te kemi keto manifestime Turke.

    Un mendoj qe shum Shqiptar ne Kosov dhe ne Shqiperi nuk kan prejardhje te paster Shqiptare .
    500 vjet pushtim turqit kan len gjurmet e veta ,.ato normal qe kan pas mardhenje seksuale me femra shqiptare.

    Dhe ne ate perzirje sot kemi keto kultura islamike qe cuditemi ,..perse ndodhin ne venbanime Shqiptare kur ata folin Shqip ?
    Gjuha eshte komunikim dhe jo origjin.
    Sperma e turkut kete filozofi kishte kur pushtoj dhe ket do ket dhe sot.
    Jetoni jeten mos u beni nacionalista,..keto jane ligjet e evulacionit .

  7. PELLAZGOS says:

    ROFT KURDISTANI,POSHT ERGOGANI
    Populli Hellen qendron krah per krah me JU o vellezer kurde

  8. krysho ludovik says:

    Pse nuk vute muzike armene me mire se dheata e urrejen erDOGanin

  9. beni says:

    Te adhuroj fort për realitetin,pra nuk mundet kurren e kurres te ket komb kuradhurohen pushtetarët turq ,armiqt tradicionale te shqiptarve?
    Ne jemi shum inferiore Persia i përket kombit, genjej m v eten e njeri tjetrin?

  10. Baliu says:

    Ani more qa ka lidhje, ma mire qeni i “zotnise” (apo thene ship: qeni i zenginit) sesa qeni i varfnjakut (apo thene ship: qeni i fukaras). Ska balo duftet mu kon dredhaxhi. Turkija “superfuqija” po ndihmon shum, ama nuk duhet mu bo bukpermysta me permend qato shiptara e pavarsija.

  11. Shpata says:

    Shkrim shume i vertete. Problemi eshte qe shume shqiptare nuk jane te ndergjegjshem per kete pushtim. Tradhetaret i kemi ne krye.

  12. Para Laci says:

    Shqiptaret Jane mesuar me turkun… paguji taksat ose behu musliman dhe ishe ne rregull me turkun. Po edhe Erdogani po meson. As gjermania nuk e mori europen me luft po po e marr me “paqe”. A nuk thoshte edith Durham 100 e ca vjet me pare se shqiptari kur vinte ne shtepi e hiqte petkun e hoxhes?
    .
    Shqiptaret ndihen te pambrojt dhe I nevojitet nje mbrojtes nga hijenat e tjera te ballkanit sado qe turku eshte hijene per vete. Nuk ka gja pa gja si i thone nje fjale. Nuk ka dreke falas thone anglisht-folesit.
    .
    Te gjithe hijenat e dun pjesen e vet.

  13. pajtohem 100% .e azdren shala,se populli shqiptar u turqinizua nga turqit e kosoves,prizeren mamush me shumice e gjithe komunat e kosoves nga pak,si drejtues feje islame ne kosove,dhe nga shefi i tyre erdogani me turqin.ne 27 vitet e fundite kane bere masakerr be shqiptar imanet e hoxhollar turq e ish shqiptar te shortuar ne turq ne asimilim te popullite primitive e stupide shqiptare,kane asimiluar masivikishte me fen islame,shkolla e kolegje turke te erdovanit,me telenovela turke,me programe televizive turke.me tv eksluzive ligjerata islame,ku hoxha qane per dashurin e erdoganit ne tv e xhamia.veqse 55% te shqipfolsave pro turqis nuk meritojn liri,shtet e ta hane buken e tokes ilire.edge 700 luftra me ndodhe ne kosove nuk luftoje e rezistoj serbin,se lufto serbin,e bjer mbrenda turkun,jo jo.une pervnje kosove shqiptare i dha 700 jetavme i pas,a per nje kosove turke as ka…i buk ma nine.

  14. turku nga 1438 e deri sot nuk ka ndale terroriznin dhe masakrra vrasje e varrje litar ne njerzim.me dhjera miliona viktima ne 523 vite be shqiptare,me te gjitha formae e metodat e krimite.historiani frasher demaj thote.nukbka pas nje hu gardhi qe nuk ka pas te ngulur nje shqiptare.nga te gjitha terroret e masakrrat.turku nga ballkani ,mesdhe e deri ne algjerin afrikane qe ka bere viktima e barbari.vetem ne 1910-12-13 ka masakrruar 150 000 mi sirian.mijra egjiptian,israelit,tunixian e algjerian.pasi u largua nga trojet tona me 1912 dhe pas tri viteve me 1915-1816 i masakrruan 1.5 milion armenian.turku ne 50 vitet e fundit ka vrar e masakrruar e vrashe me gazra toksike 45-50 mi kurde mbrenda turqis.kete e thote okb dhe gjithe evropa.turku erdogan me salafisem i beri celulat e para te al nusra isis ne turqi dhe i futi ne siri,ku qe 6-7 vite jabe vrar nga al nusra isis afro 350-400 mi sirian.sipas gazetes zvicerane la tribun de geneve turku akuzohet se vetem ne 2015-2016 ka dhunuar 3000 her te drehtat e njeriut ne turqi e popullin kurde,dhe i dokumentuar nga onu.turku raca ne pise milet ne globe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 人気

    YourDoll JP 人工知能能力を備えた大人のダッチワイフはWM人形によって作られました

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje