Konsultat e Ilir Metës, kur kreu i shtetit fut kontrabandë nga penxherja opozitën

15 Shkurt 2018, 20:38Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Presidenti Meta po përpiqet të mbajë gjallë hijet e dyshimit mbi marrëveshjen e re detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke nisur një tur takimesh me paraardhësit e tij. Ndërkohë që pritej që kreu i shtetit të formalizonte lejet e plotfuqishmërisë për panelin e negociatorëve, Meta ka vendosur të pijë një kafe me Berishën, Moisiun dhe Nishanin, e kjo duket se ka të bëjë kryesisht me faktorizimin në distancë të ish-kryeministrit, sesa me dëshirën reale të Ilir Metës për t’u informuar rreth asaj që duhet të bëjë konkretisht me procesin e negociatave për detin.

Nga ana tjetër, duke konsultuar Berishën, presidenti bën sikur harron se po i merr mendim për plotfuqishmërinë personit, i cili në vitin 2009 as që e vuri ujin në zjarr për të kërkuar një leje të ngjashme tek presidenti i kohës Bamir Topi. Duke provokuar kështu me duart e veta rrëzimin e marrëveshjes së mëparshme të detit, ku asnjëri nga negociatorët që formatuan tekstin e saj, nuk kishte plotfuqishmërinë e presidentit.

Formalisht presidenti ka në dorë ta trajtojë sipas vullnetit të tij çeshtjen e plotfuqishmërisë për marrëveshjet ndërkombëtare. Në bazë të ligjit 43/2016 (neni 6), kreu i shtetit e jep plotfuqishmërinë pasi merr kërkesën zyrtare nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe pasii vihet në dispozicion një kopje e projekt-marrëveshjes dhe një relacion shpjegues.

Deri këtu gjithçka tingëllon si një rutinë normale institucionale, rreth të cilës nuk ja vlen të spekullohet. Presidenti Meta ka plotësisht të drejtë të kërkojë të informohet rreth procesit, të cilin po i kërkohet ta paisë me tagrin e përfaqësimit të shtetit. Ka të drejtë gjithashtu të kërkojë të gjitha shpjegimet që i sheh të arsyeshme, nga pozicioni i kryetarit të shtetit dhe në komunikim normal pune me institucionet e agjencitë që përfshihen në procesin e negociatave me një vend tjetër.

Problemi është se tentativa për të futur në këtë trajektore të mirëpërcaktuar institucionale ish-presidentët, i jep qëndrimit të presidentit një trajtë të panevojshme subjektiviteti dhe politizimi.

Dihet se Sali Berisha tashmë ka deklaruar publikisht se marrëveshja detare nuk do të kalojë dhe se opozita do të bëjë maksimumin e obstruksionit për ta penguar atë.

“Vetëm po të kalojnë mbi trupat tanë”, tha ish-kryeministri para pak ditësh kur u pyet për miratimin e marrëveshjes. A ka ndonjë vlerë të pyetet për negociatën aktuale, një politikan që thotë se do ta rrëzojë atë edhe duke u shtrirë në derën e Kuvendit?!

Ilir Meta mund të ketë simpatitë dhe antipatitë e tij politike, të vjetra dhe të reja. Rregullisht ka deklaruar se ka një pikë të dobët për Berishën dhe se me Ramën nuk është ndjerë kurrë komod. Çdo njeri është në të drejtën e tij t’i gjykojë si të dojë miqtë dhe armiqtë, por një kryetar shteti nuk e ka luksin të mendojë dhe të veprojë në planin personal.

Nëse qeveria tregohet e hapur dhe transparente në raport me të, është krejt e tepruar dhe hileqare ta hapësh rrethin e konsultave tek ata që tashmë janë deklaruar publikisht kundër marrëveshjes së re detare.

Meta po kërkon që me anë të konsultave me Berishën e ish-presidentët e tjerë, të faktorizojë opozitën, të fitojë kohë për t’i bërë presion Ramës dhe të shpresojë tek një mobilizim imagjinar i opinionit publik kundër marrëveshjes. Ky lloj spektakli ka një çmim të kripur në raport me palën tjetër në tryezë, e cila pret me shumë dëshirë që të dalë dikush në Tiranë e t’i ngatërrojë nga e para letrat e Detit.

10 komente në “Konsultat e Ilir Metës, kur kreu i shtetit fut kontrabandë nga penxherja opozitën”

  1. Gri says:

    Rama futi nje mocion ketij peshku! Le te shkoj pastaj te konsultohet me Tik Llallen! Per punen e vizes ne Usa. Ose te shofi ndpnje gje andej nga Putin!

  2. Tolij says:

    A TË BËFSHA KREUN E SHTETIT!!!!
    SHTET MUTI, QË MBAN MUT KREU!!?????

  3. O says:

    Presidenti Meta sillet sikur të ishte Mahmoud Abas i Palestinës.

  4. Hila says:

    Mos u merzitni, edhe ilir floriri mr sali serbin eshte, po shpejt do shkoje te llalla ne Rec bashke me berishajt. Politika e ilir hajdutit tani qelbe me shume se fjalori e shpifjet e sali qenit. Dore per dore do i shikoni ne burg.

    1. remozabe says:

      Masturbation mr. Hila … hahahaha…

  5. Arexheshka says:

    E kam thene dhe here te tjera qe peshku qelbet nga koka…
    Shqiperia ne harte ngjan tamam si levrek i madh…
    Po kur jeton ketu e shikon qe ky ” levrek” nuk eshte i fresket,bie ere te keqe…
    Dhe kur degjon bema nga keto qe ben Iliri e kupton qe
    Presidenti eshte i qelbur nga koka…
    Kam eksperience te madhe une,i di keto pune…
    Ja,doni t’ju them dy fjale dhe per Fqinjin qe kemi perballe,Italine?..
    Pa e zgjatur shume po ju tregoj qe, ne harte Italia ka formen e cizmes se Monikes…

  6. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: December 22,2017 at 7:32:54 PM EDT

    Mendime mbi fakte

    ASSKISERS !

    -Mireseerdhe ne shtepine tende politike
    LSI-PD Zoti Ilir Meta !
    -Per ke votoi Shqiperia !?
    -Per inat te Edi Rames Ilir Meta shkoi te fle me Donald
    Trumpin…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Letra e hapur e Presidentit te Shqiperise Z.Ilir Meta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump eshte nje turp presidencial edhe per nje Republike Bananesh si 8 shtetet qe votian kunder saj.
    Pse !?
    Per nje aresye fare te thjeshte !
    gjeni nje pike ose nen te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe nje votim diplomatik krejt rutine kerkon miratimin apo konsensusin e Presidentit apo te Kuvendit te Shqiperise me perjashtim te rasteve te cenimit apo kanosjes se sigurise kombetare te shtetit shqiptar !
    Si duket Presidenti akoma nuk e ka marre vesh ose nuk do ta kuptoje se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Presidencisle.
    Nuk e di nese para se te shkruante nje leter te tille ai eshte konsultuar me keshilltaret tij per politiken e jashteme apo jo . E kam fjalen per keshilltare dhe konsitucionaliste te mirefillte jo per keshilltare Plepash apo Akademish Domosdove apo Corovode, si Petrit Vasili e Monika Kryemadhi e co.
    Pse!? Gjuha e kryeministrit ne kete leter eshte me teper gjuha e nje kollovari te Monikes qe jo vetem ruajti mbiemrin e vajzerise, nje e drejte krejt ligjore e njerezore e saj ashtu si dhe heqja dore vullnetarisht e saj prej titullit te Zonjes se Pare.
    E kam fjalen per kollovarizmin politik te Metes qe perdori te njejten gjuhe si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Palokari… qe vetem dy-tri dite me pare i shpallen lufte te hapur “ imperializmit Amerikan”, qe ia kalon edhe asaj te Qoftelargut.
    Mireseerdhe ne shtepine e zmadhuar te familjes tende politike LSI-PD, ku me teper se pjestaren e saj te henen bashkeshortja jote beri Zonjen e saj te Pare me sjelljen e terbimin e saj te skajshem, zjarmine e mashtrimet deri ne bojatisje me te kuqe te “viktimave te dhunes” se vetlyer te Kledes….e co!
    Po sjell nje shembull te femijerise sime kur xhaxhai im i preferuar me dha nje shpulle dhe per tia kundervene gjyshen e pjesen tjeter te familjes une e ngacmova hunden deri sa me rrodhi gjak… Jo boje si cupulinat e LSI ne protesten nekrofile te se henes !
    Nena mori nje fiskel shelgu qe te djeg shume por te demton pak dhe e harrova shpullen e xhaxhait!
    Nena Mona beri krejt te kunderten. Ishte regjizorja e protestes nekrofile ne emer te Kushtetutes per te vonuar, sabotuar, zhbere Vetingun, Reformen ne Drejtesi per shkak te panikut ndaj zbatimit te tyre!
    Ne vend qe Presidenti i shqiptareve pa dallim e babai i shtetit te fshikulloje me qetesi e dashuri bashkeshorten dhe cupulinat e LSI-se per rrenat e mashtrimet e tyre deri edhe tek ambasadori i nderuar Amerikan Z. Donald Lu beri te kunderten.
    Ai iu bashkua,bile me brendine e letres se tij per Presidentin Amerikan Donald Trump ai ia kaloi edhe terbimit dhe cinizmit te tyre duke na u shfaqur edhe me Amerikan se vete Donald Trump !
    Nuk do te habitesha aspak qe ne kabllogramet e Z. Donald Lu per Departamentin e Shtetit te lexoja pas dy tri vjetesh te njejtat fjale si te ish – ambasadorit tjeter te nderuar Amerikan Withers per ish-ministrin e Mbrojtjes se Berishes, Fatmir Mediu ne prag te katrahures Gerdeci, se Presidenti Ilir Meta, qe nuk la gur pa levizur ne qetesi e dashuri kunder Reformes ne Drejtesi na shfaqet tani si me amerikan se vet amerikanet me kete leter turpi !
    A e di Zoti Meta se amerikanet per kete kategori politikanesh por edhe per te gjithe servilet perdorin fjalen shume domethenese asskisers- Bythelepires !
    Jam i sigurte se keshtu do ta lexoje dhe kuptoje edhe Presidenti Donald Trump brendine e saj nese merr mundimin ti hedh nje sy, cka nuk ma ha mendja !
    Jo vetem kaq por a e dini pse !?
    Sepse kurre asnjehere nuk mund te jesh as amerikan, as gjerman, as kinez, as shqiptar as… i mire pa qene se pari njeri i mire. Dhe anasjslltas !
    Aq me teper qe edhe ne saje te teknologjise dhe burimeve njerezore amerikanet dine per cdo politikan jo vetem shqiptar me shume se ata dine per vete.
    Aq me teper kur kane deshmi me ze s figure si ato te tijat jo ne nje faqe por ne te pakten 62 faqe te tjera blloku te pashfaqura ne Shqiperi !
    Pervec kesaj lindin edhe pyetje te tjera lidhur me kete leter turpi :
    Kush votoi per rezoluten?
    A ishte ne te mire apo ne dem te SHBA-se kjo Rezolute!?
    A ndihmoi arroganca e Trumpit dhe ambasadores se tij ne OKB ne votimin kunder SHBA-se!?
    A i sherben paqes apo luftes ne Lindjes e Mesme vendimi i Trumpit per Jeruzalemin !?
    E pyetja kryesore qe do ti drejtoja cdo vellai e motra shqiptare sot do te ishte:
    Per ke do te votoje ti moter, ti vella ?
    Perkrah 9 shteteve prej martini e korrupsioni, pervec SHBA-se, qe votuan kunder apo per 128 shtete qe votuan pro saj !?
    Perkrah nje te shtates apo 6 te shtatave te popullisise boterore !?
    Perkrah luftes apo parkrah paqes ne nje rajon lufte si Lindja e Mesme !?
    To be or not to be , kjo eshte ceshtja !
    Jam krenar per popullin e kombin shqiptar si populli me proamerikan e me properendimor ne Bote.
    Kjo eshte jo vetem nje vlere, por nje kult per ne shqiptaret , 95 per qind proamerikane !
    Por askush me shume se amerikanet nuk i urrejne, nuk i percmojne servilet.
    Aq shume sa i quajne: Asskisers-Bythelepires!
    Letra e Presidentit Meta eshte nje mistrecllek ala shqiptar, nje turp, nje gafe e mirefillte.
    Ai eshte tash sa vite nje politikan profesionist , nje diplomat karriere!
    Ilir Meta eshte “ filozofi “ i “qetesise dhe dashurise”, por… por … kesaj here ne hir apo me pahir beri nje gafe foshnjarake :
    Per inat te Edi Rames shkoj te fleje me Donald Trumpin.
    Me Sali Berishen ka kohe qe flejnr bashke, sidomos pas 21 janarit 2011!

    1. ta says:

      te besh nje koment dakord,por jo te besh liber???

  7. remozabe says:

    O Minxhoz, o gazetar medioker dhe servil. Duhet te dish te kuptosh se konsultat nuk behen per te demonstruar pelqimet personale, por ne rradhe te pare per te mesuar me shume mbi problemin ne fjale, per te ballafaquar dhe krahasuar realitetet qe ne fund te nxjerresh nje perfundim sa me te sakte. Fatkeqesisht, per gazetare “kamikaze” si puna jote, ju i ndani njerezit ne “tanet” dhe “te tyret”, dmth ne “miq” dhe “armiq”. modeli bolshevik qe thoshte: “O me ne, o me ata. rruge te mesme nuk ka”!

  8. undefined says:

    Konsulta eshte dhe ne mjekesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje