Ku dallojnë burrat nga gratë e Kosovës? E kam një ide...

17 Shkurt 2018, 21:33Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Një 10-vjetor pa shkëlqim, sepse:

sot, Kosova mbushi 10 vjet pavarësi.

Nga nevoja për mëvetësi, një kompleks edhe i përligjur, nga rrugët e Kosovës u hoq flamuri shqiptar. Doja të shkruaja dy rreshta ditën që ndodhi, por flamuri nuk duhet ta në fusë më në sherre. Edhe pse e duam të gjithë atë të kuqin flakë e gjak! Edhe pse dy flamuj nuk i binin rëndë rrugëve të Prishtinës. Kosova ka flamurin e saj dhe pikë! Dhe në këtë gjykim nuk kish vlerë debati.

Ndryshimi i flamurit-komb me flamurin-shtet ndodhi veç për një kompleks (burrash zakonisht), i cilin s’e fshin dot të vërtetën e madhe se ai i kuqi, me shqiponjë, ngjeth çdo shqiptar! Për më tepër që nuk dukesh shtet nga flamujt që valëviten në rrugë. Bota nuk sheh flamujt kur vjen, por njerëzit: si ecin, si flasin, si shkollohen, si punojnë, si shërohen edhe si vdesin.

Por, sidomos, bota sheh si qeverisin. Kosova nuk po qeveris dot! Problemet janë zmadhuar dhe sikur dikush e mori mësysh, sepse, ironikisht, kjo ditëlindje nuk e gjen të qeverisur më mirë por më keq sesa kur mbushi pesë, shtatë apo edhe tetë vjet.

Korrupsioni, kaosi i krijuar nga efektet e Gjykatës Speciale apo dhe demarkacioni me Malin e Zi, i dhanë vendit depresion. Shpresa e bjerrur tek qytetarët e vetëm të rajonit që nuk lëvizin dot lirshëm në Europë, papunësia, por sidomos mungesa e shpresës, janë fytyra e saj, bashkë me të gjithë burrat që ia dalin sa herë ia fusin njëri-tjetrit!

Falë Zotit, janë disa gra në Kosovë e nga Kosova, që po mbulojnë paaftësinë e burrave me talentin dhe bukurinë e tyre. Rita Ora sot nuk kishte të paguar në Prishtinë, bashkë me kaçurrelat e saj të verdhë, që ngjajnë me yjet e flamurit. Krenare Rugova është një tjetër grua e talentuar, që me stilimet e saj po e çon Kosovën lart. Agnesa Vuthaj, me çantat e saj. Era Istrefi! Dhe jo e fundit për nga rëndësia, por si qërshia, Majlinda Kelmendi, e mira, e përulura kampione. Këto janë gra që dimë, por besoj janë pa fund të tjerat.

Kështu, në këtë 10-vjetor, ka dy Kosova:

Njëra, e burrave që tokin gota e hedhin kunja në Facebook. Që pasi e fituam me gjak atë Kosovë, tani kanë filluar ta vrasin vetë.

Tjetra është Kosova e Ritës, Agnesës, Duas. Majlindës dhe e të gjithë grave që mbajtëm luftën në shpinë, u sulmuan më pas politikisht, shoqërisht, herë duke shkatërruar karriera e herë thjesht duke i lënë pa punë.

Kështu, varet se si e sheh e nga e sheh Kosovën.(Tiranapost.al)

5 komente në “Ku dallojnë burrat nga gratë e Kosovës? E kam një ide…”

  1. O says:

    Kosovaret dhe kur kan mundësi për një jetë familjare, preferojn aventurën ndërsa meshkujt Kosovar kthejn tamarin nga fryn era, gjë që s’është në aktualitet

  2. flamurin kuq e zi nuk ka force qe e largon.sot 7 metra larte valon krenar ne shteoin time ne kosove.flamuri jimbetar eshte i shjete,dhe 550 vjeqar.por problemi eshte se dy shtete nuk pranohen me nje flamure.me shpres se nje dite do bashkohemi ne nje shtet me flamurin kuq e zi.

  3. flamurin kuq e zi nuk ka force qe e largon.sot 7 metra larte valon krenar ne shtepin time ne kosove.flamuri kombetar eshte i shjete,dhe 550 vjeqar.por problemi eshte se dy shtete nuk pranohen me nje flamure.me shpres se nje dite do bashkohemi ne nje shtet me flamurin kuq e zi.

  4. Alpet.al says:

    Zonjusha Kazhani,
    Nganjehere, heshtja nuk eshte thjesht flori por, bukur shume me teper.
    Sepse, para dinjitetit dhe integritetit human, edhe floriri cvleftesohet.
    Nuk duhej ta kishe shkruar kete persiatje mjerane, zonjusha Kazhani, kete pamflet qe shkelqen jo vetem nga injoranca, por edhe nga mungesa e thelle dashurise per vendin tend si dhe nga cperfillja e endres dhe simboleve te kombit, te cilat percaktuan edhe mbijetesen e tij.
    Me se pari zonjusha Kazhani, burrat dhe grate e Kosoves, i rrine denjesisht ne krah njeri tjetrit dhe nuk do te ishin ata qe jane, pa njeri tjetrin. Keshtu ka qene motit, keshtu eshte edhe sot.
    Ne nje shoqeri me tipare “maskiliste”, sic percaktohet rendom ajo shqiptare, eshte merite e burrave te Kosoves qe kane ofruar lirine, hapsiren, respektin dhe dinjtetin e nevojshem duke mundesuar cfaqjen e figurave madheshtore te grave kosovare, kollona te familjes dhe te shoqerise ne te gjitha kohet, po aq sa eshte merite dhe veper e nenave dhe grave te Kosoves, formesimi dhe mbrujtja e djemve dhe burrave te Kosoves, qe nga djepi e deri tek mosha e hedhjes se pushkes ne krah dhe ne lufte.
    Nuk ka gra te Kosoves, pa burrat e saj, ashtu sikurse nuk ka burra te Kosoves, pa nenat dhe grate e tyre ne krah, per te mire a ne te keq.
    Cdo ndarje, krahasim apo karshillek e tyre, eshte poze, mediokritet, hipokrizi dhe mashtrim.
    Ju zonjusha Kazhani, keni zgjedhur t’i thjeshtoni problemet e Kosoves, te flamurit te saj, te kufijeve te saj, te gjykatave speciale per komandantet e saj te luftes dhe t’i vini emrin korrupsion te gjithe ngercit ekonomik dhe izolimit politik te vendit qe quhet sot Shteti i Pavarur i Kosoves, duke u rreshtuar keshtu me berihain “politikisht korrekt” te shume faktoreve qe u dhimbset Kosova deri brenda axhendave gjeopolitike korente.
    Ky eshte nje pozicion shume pragmatist dhe, madje, shume i dobishem per ju.
    Une besoj se ju zonusha Kazhani, ja keni pare hajrin dhe perfitimin ketij pozicioni, edhe pse me gjase, brenda jush, gerryen ndjesia e fajit dhe ndofta edhe protesta se perse po levizin kufinjte, se perse komandantet e UCK-se barazohen me kasapet genocidiste serbe, se perse nuk flitet per mijera kosovare te zhdukur edhe sot e kesaj dite gjate Operacionit Patkoi, se nuk ka dhe s’ka per te pasur proces gjykimi dhe denimi per mijera gra kosovare te perdhunuar si akt i paster genocididt kunder Kosoves, se perse Serbia nuk kerkon falje per krimet e saj te luftes ne Kosove, se perse lobet proserbe ne Evrope, gati-gati, po pergatisin rezoluta per t’i kerkuar falje Serbise qe e bombarduan dhe e nxorren jashte nga Kosova, se perse akoma sot, 10 vjet pas Pavaresise, Evropa nuk i jep lirine e levizjes kosovareve dhe as nje ndihme konkrete ekonomike te pakten te barabarte me xhelatin e saj, Serbine.
    Kosova eshte ne lak zonjushe dhe na kujton se liria e dhuruar, eshte liri e kushtezuar.
    Ky kushtezim, si gravitacioni, te perfshin edhe ty zonjushe dhe te ben qe, brenda protestes tende per burrat e Kosoves, te ndjesh ngazellimin e pozaxhijes qe i duket vetja e zgjuar, e kulluar dhe me tager per te vene ne shtyllen e turpit burrat e Kosoves.
    Mendjelehtesi? Eshte me e pakta dhe me perkedhelorja qe mund te te quash.
    Dhe, te lutem, mos e ler sindromen e “xiteles” te dominoje karakterin dhe publicistiken tende.

  5. Alpet.al says:

    Sikur kisha shkruar nje koment per kete shkrimin e Kazhanit.
    Mos ka humbur gje rruges, Moderator?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje