Ilir Meta duket se çështjen e negociatave Shqipëri-Greqi për detin, po e kthen në një telenovelë politikë me disa seri.
Së fundmi ai ka publikuar një letër që i ka dërguar Ramës e Bushatit për këtë çështje.
Letra e plotë
Në funksion të transparencës me opinionin publik, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke” dërguar Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ditën e premte, datë 16 shkurt 2018, dhe po në funksion të transparencës Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta do të mbajë një konferencë shtypi në Institucionin e Presidencës sot, me datën 20 shkurt 2018, në orën 13:00.
Lënda: Mbi kërkesën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018 “Kërkesë për autorizim negociatash me palën greke”.
Drejtuar: Zotit Ditmir BUSHATI
MINISTËR I EVROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
Për Dijeni: Zotit Edi RAMA
KRYEMINISTËR
I nderuar Zoti Ministër,
Nëpërmjet shkresës suaj nr. 2428, datë 12.02.2018, u njoha me kërkesën për “Autorizim negociatash me palën greke”.
Presidenti i Republikës, vlerëson angazhimin e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme për të nisur negociatat për një marrëveshje të re ndërshtetërore për delimitimin e hapësirave detare me Greqinë. Bashkëpunimi i hapur dhe i ndërsjelltë është në themel të parimit të fqinjësisë së mirë.
Presidenti i Republikës, është i bindur se delimitimi i hapësirave detare me Greqinë, është në interesin më të mirë të vendit tonë në të gjitha aspektet, si në drejtim të ushtrimit të sovranitetit dhe juridiksionit kombëtar, ashtu edhe në drejtim të sigurisë, dobisë ekonomike, politike, sociale, etj.
Në këtë kontekst, zgjidhja për ndarjen, përdorimin dhe shfrytëzimin racional, efektiv dhe në mënyrë sa më të drejtë e të barabartë të hapësirave detare dhe burimeve të tyre me Republikën e Greqisë, duhet të vijë përmes një emëruesi të përbashkët midis dy vendeve.
Theksoj, se është e detyrueshme që çdo zgjidhje të respektojë parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, detyrimet e vendosura për zbatim nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15.04.2010, kuadri ligjor i brendshëm, aktet ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, si dhe duke patur parësor interesin shtetëror.
Nga shqyrtimi i kërkesës së paraqitur, për Autorizim negociatash me palën Greke, konstatohet se;
Shkresa nr. 2428 prot, datë 13.02.2018, që në “Lëndë”, është e paqartë, pasi sipas saj objekti është “Përcillet kërkesë për autorizim negociatash me palën Greke” dhe ky përkufizim nuk parashikon, se cili është objekti konkret për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi dhe nuk reflekton detyrimet që rrjedhin nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 10.04.2010.
Së pari, duhet evidentuar se kjo kërkesë është e përbërë gjithsej nga një kërkesë e vetme (gjithsej 4 – fletë) dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues bashkëlidhur.
Nga shqyrtimi tërësor i kërkesës rezulton se ajo nuk shpreh në mënyrë të qartë dhe eksplicite titullin e marrëveshjes dhe objektin konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek.
Përcaktimi i saktë dhe pa asnjë ekuivok i titullit të marrëveshjes dhe objektit të negociatave, në proceset e diskutimeve negociuese ndërkombëtare me qëllim lidhjen e një marrëveshjeje të kësaj natyre është kushti themelor që duhet të plotësohet, dhe mbi të cilin lëshohet Autorizimi për Plotfuqi nga Presidenti i Republikës.
Vetëm duke përcaktuar objektin e saktë të negocimit, grupi negociator legjitimohet për të zhvilluar diskutime brenda objektit të tij.
Në pjesën hyrëse të shkresës citohet se :
“Delitimimi i hapësirave detare me fqinjët nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe mbetet një çështje e rëndësisë prioritare për vendin tonë”.
Ndërkohë në faqen 3 të kërkesës suaj, parashtrohet se:
“Delitimimi i hapësirave detare është përfshirë dhe në paketën e çështjeve të hapura mes dy vendeve të diskutuara në kuadrin e mekanizmit dypalësh”…. “Nisur nga sa më sipër me palën greke është rënë në parim dakord për të negociuar një marrëveshje të re për të delitimuar hapësirat detare sipas një ndarjeje të drejtë për palët. Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimi të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve”.
Në paragrafin e fundit të faqes 3 të kësaj kërkese parashtrohet se :
“Synimi i negociatave teknike me palën greke do të jetë:
Në lidhje me këtë që ju citoni, gjithçka që është vlerësuar nga qeveria se duhet të negociohet nuk mundet që t’i kërkohet autoritetit më të lartë, duke përdorur terma të tillë si “synim”, por qartësisht sipas Kushtetutës dhe ligjeve, kërkesa për Autorizim duhet të jetë e shprehur ekzaktësisht mbi titullin e marrëveshjes dhe objektin e saj.
Për më tej në kërkesën për Autorizim për Negocim, do të duhej të përfshiheshin edhe hartat analoge dixhitale, si instrumente negociuese teknike parësore që pasqyrojnë realitetin gjeografik të hapësirës që delimitohet.
Në paragrafin e parafundit të faqes 4 të kërkesës suaj, citohet edhe një fakt tjetër, ku ju parashtroni se :
“Arritja e marrëveshjes do të shërbente paralelisht dhe për plotësimin e kuadrit ligjor ndërkufitar tokësor me lidhjen e Marrëveshjes për Piramidat Kufitare dhe Marrëveshjes për Zgjidhjen e Incidenteve Kufitare të cilat janë kërkuar për dekada me radhë nga pala jonë, por që nuk kanë patur reagim pozitiv të palës Greke. Kjo paketë marrëveshjesh do të zgjidhte njëherë e mirë problematikat ndërkufitare mes dy vendeve dhe do të rrëzonte çdo lloj pretendimi territorial që mund të ekzistojnë në të dy vendet”.
Lidhur me këtë paragraf të letrës suaj, të sqarohet qartë se për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë?, cila palë i ka shfaqur ato, në ç’mënyrë, në çfarë kohe, dhe a ka qenë kjo çështje objekti i diskutimit eksploratore diplomatike që janë realizuar përpara paraqitjes së kërkesës për negocim dhe kërkohet që nga ju me prioritet të vihet në dispozion të Presidentit të Republikës, i gjithë informacioni që dispononi në lidhje me këtë çështje?
Për më tepër, nga shqyrtimi tërësor dhe analitik i objektit të kërkesës, konstatohet se janë të paqartë elementët konkret të objektit të negocimit.
Gjykata Kushtetuese në pikën 82.3, ka përcaktuar një detaj të rëndësishëm që ndikon në përcaktimin e objektit konkret të negocimit.
Gjithashtu është i paqartë objekti i negocimit, edhe sa i takon pjesës ku puqen hapësirat detare ndërmjet tre shteteve (Itali-Greqi-Shqipëri), pasi kjo mund të kapërcente kufijtë e këtij autorizimi negocimi dypalësh.
Si konkluzion, përcaktimi i qartë i objektit të negocimit dhe vënia në jetë e detyrës së marrë nga grupi negociator që formalizohet në aktin e Autorizimit për Plotfuqi që Presidenti i Republikës lëshon nëpërmjet delegimit është një kërkesë e qartë e neneve 3, 4, 7 dhe 92/ë, të cilat shpjegohen gjerësisht në mënyrë shteruese në Vendimin nr. 15/2010, të Gjykatës Kushtetuese ku ndër të tjera në pikën, 37, përcaktohet se :
“37.Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë.Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim. Në çdo rast, negocimi dhe lidhja e marrëveshjes duhet të bëhet brenda kufijve të përcaktuar në plotfuqinë e dhënë nga organi kompetent. Në këtë mënyrë, për çdo ndryshim, shtesë apo zvogëlim të objektit të negocimeve, përfaqësuesit e shtetit shqiptar janë të detyruar të kërkojnë marrjen e një plotfuqie të re ose ndryshimin, shtesën apo zvogëlimin e objektit të plotfuqisë së dhënë, duke respektuar parimin e shtetit të së drejtës”.
Në përfundim, duke iu referuar standardit Kushtetues, të hierarkisë së zbatimit të normës, parashikuar në nenin 4, dhe 116 pika 1 të Kushtetutës, dhe mbështetur në parashikimet e pjesës arsyetuese të Vendimit nr. 15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, në krahasim me çfarë parashtrohen në kërkesën Tuaj, rezulton se nuk është përcaktuar qartë objekti i kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi.
Objekti i saktë i tagrit të përfaqësimit që do të delegohet duhet të jetë i specifikuar në këtë akt që Presidenti i Republikës duhet të lëshojë, dhe mbi të cilin grupi negociator i mandatuar duhet të veprojë gjatë negociatave.
Paqartësia e objektit konkret të negocimit për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi nga Presidenti, evidentohet edhe më tepër, pasi kërkesa e paraqitur nuk është e shoqëruar as me tekstin e projekt-marrëveshjes dhe as relacionin shoqërues, kërkesë kjo e nenit 6, pika 3, germa “c”, të ligjit nr.43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, ku citohet se:
“c) në rastet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes, të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues.”
Për më tepër, në kërkesën e paraqitur për autorizim negociatash me palën Greke, në faqen 3, citohet se :
“Prej vitit 2014 e deri më sot janë zhvilluar disa diskutime eksploratore, në nivel diplomatik me palën greke për zgjidhjen e kësaj çështjeje…”.
Në përgatitjen e qëndrimeve të palës sonë për këtë çështje janë mbajtur parasysh parimet e Konventës për të Drejtën e Detit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, legjislacioni ynë i brendshëm për kufijtë detar dhe analiza e brendshme”.
Nga sa më sipër, konstatohet aktivizimi edhe i instrumenteve të karakterit teknik përveçse politik në fazën përgatitore që i paraprijnë hyrjes në negociata, e për rrjedhojë dhe kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.
Ndaj, është e nevojshme që dokumentet që shoqërojnë kërkesën tuaj, të përcillen pranë institucionit të Presidentit dhe të përmbajnë edhe një informacion shterues mbi materialet apo minutat e diskutimeve eksploratore me palën greke si dhe në mënyrë të veçantë analiza e brendshme e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, si dhe personat dhe funksionet e tyre, që e kanë kryer këtë analizë.
Si përfundim, nga sa konstatohet më sipër në lidhje me objektin e saktë të negocimit, Presidenti i Republikës, konkludon se:
– Të qartësohet në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim, duke përmbushur të gjitha mangësitë e konstatuara, si dhe të paraqiten informacionet shtesë të kërkuara.
“Pas autorizimit Tuaj, do të ngrihet me Urdhër të Kryeministrit Grupi Negociator”, i cili do të negociojë marrëveshjen e re me palën Greke. Në këtë grup negociator të përfshihen përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, Forca Detare, Institucioni i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Brendshme”.
Në lidhje me këtë çështje, Gjykata Kushtetuese në Vendimin nr. 15/2010, në pikën 36, ka përcaktuar qartë se:
“36. Presidenti i Republikës është përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar në marrëdhëniet me jashtë, në kuptim të nenit 86/1 të Kushtetutës dhe ka autoritetin për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare si përfaqësues legjitim i shtetit, sipas nenit 92/ë të Kushtetutës. Nga kjo rezulton se, ose ai vetë duhet të kishte marrë pjesë në lidhjen e marrëveshjes ose, nëpërmjet plotfuqisë, duhej të kishte autorizuar grupin negociator për këtë qëllim.”
Mbështetur në parashikimet e nenit 92/ë, të Kushtetutës, dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, në të cilin është qartësuar mënyra se si Presidenti e ushtron të drejtën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare konstatohet se :
– Përbërja e grupit negociator sa i takon institucioneve të përfshira nuk është e plotë, dhe
– Mungesa e përcaktimit nominal të delegacionit krijon hapësirë që të mos përmbushë standardet për nivelin e njohurive të kërkuara apo, nuk jep garancitë e nevojshme për integritetin moral dhe profesional për të marrë pjesë në negociata kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar.
Nga sa më sipër, rezulton se;
Së pari, grupi negociator që do të realizojë negociatat, duhet të përfaqësojë ekspertizën më të thelluar dhe më të mirë profesionale në të gjitha fushat në interes të negocimit, me qëllim që niveli i përfaqësimit të Shtetit Shqiptar dhe mbrojtja e interesave të tij të realizohet në lartësinë e kërkuar nga interesat e vendit.
Në funksion të realizimit të objektivave të negocimit dhe të ekspertizës, do të duhet të merret në konsideratë dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të tjerë veç atyre të cituar në kërkesë të tilla si Akademisë së Shkencave, Agjencisë së Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), Universitetit të Tiranës, Akademisë së Albanologjisë, Institutit të Arkeologjisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, etj.
Së dyti, kërkesa për dhënien e Autorizimit për Plotfuqi, siç rezulton nga kërkesat e Kushtetutës, Vendimit nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, ligjit nr. 43/2016, por edhe nga praktika tashmë e konsoliduar në këtë drejtim, duhet të përcaktojë qartë se cila do të jetë përbërja nominale e grupit negociator, pra jo vetëm me emërtesat e institucioneve, por dhe emrat konkret të personave dhe funksionet dhe profesionet që ata përfaqësojnë.
Në kërkesë nuk përcaktohet se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator, gjë që është tepër e rëndësishme nisur nga përvoja jo pozitive në të kaluarën.
Kërkesa për pajisjen me autorizim, duhet të shoqërohet detyrimisht me listën nominale të emrave konkret përbërjes të grupit negociator, shoqëruar me CV përkatëse, që do të krijonte mundësinë e vlerësimit të përmbushjes së kritereve të integritetit moral dhe profesional që krijojnë besimin tek Presidenti i Republikës, për t’i dhënë besimin që ta përfaqësojnë atë në këto negociata.
Për nga rëndësia e kësaj marrëveshjeje dhe njohuritë e veçanta që kërkohen në këtë fushë, Presidenti i Republikës nuk është informuar nëse, deri në këto momente, është këshilluar ekspertizë e jashtme dhe nëse synohet të merret një e tillë gjatë procesit të negocimit për këtë marrëveshje.
Për sa më sipër, në formën e paraqitur, kërkesa lidhur me grupin negociator dhe përbërjen e tij është jo e plotë dhe e pabazuar në Kushtetutë, Vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese, praktikës së mëparshme.
Plotësimi i mangësive të konstatuara në lidhje me grupin negociator dhe përbërjen e tij është kusht i domosdoshëm në vlerësimin e kërkesës për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi.
Në kërkesë fq 2-3, parashtrohet se:
Lidhur me sa më sipër, bazuar dhe në pikat 82.1, 82.2, 82.3, 82.4, 86, 90, 92, 95, 96 dhe 98 të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15/2010, kërkesa e paraqitur do të duhej të shoqërohej me përcaktimin e qartë se në cilën pjesë të hapësirës detare të vijës së delitimit do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte dhe ku parimi i barazlargësisë me korrektim, duke saktësuar gjithashtu se cilat janë momentet konkrete që kërkojnë negocim dhe janë objekt i mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.
Përmbushja e kësaj detyre do të qartësonte objektivat, metodologjinë dhe parimet që do të përdorte grupi negociator, për përcaktimi e një kufiri detar në përputhje me Konventën e OKB-së mbi të Drejtën e Detit, praktikën Ndërkombëtare, Kushtetutën, vendimin nr.15/2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha në interesin më të mirë të Shqipërisë.
Saktësimi i hapësirës konkrete detare të përdorimit të parimit të “Ekitesë”, është thelbësor për arritjen e një marrëveshje të drejtë siç ka arsyetuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nr.15/2010.
Presidenti i Republikës vlerëson se;
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, detyrimeve të vendosura për zbatim nga Vendimi nr.15, datë 15.04.2010, të Gjykatës Kushtetuese, kuadrit të brendshëm ligjor, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria është palë dhe në interes parësor shtetëror, përmbushja e kritereve, kërkesave, të parashtruara e të konstatuara më sipër, përbën domosdoshmëri kushtetuese për marrjen e vendimit për pajisjen me Autorizim për Plotfuqi, të kërkuar me shkresën nr. 2428 prot, datë 13.02.2018.
ILIR META
Comments are closed.
Hahaha ca estrade paska djersit ilir kulla me shkrujt kte roman
O Like floriri mbase ja vlen te kujtohet qe kur aprovuat tradhetine per kufirin detar me Greqine a shtrove keto kerkesa absurde dhe hipokrite dhe mjaft u talle me shqiptaret duke u konsultuar me Salehun apo Dritan Shehun.Megjithese je nje hajdut i rendomte i pasuruar me pasurite e ketij populli mos kalo ne tradheti te hapur per te sabotuar interesat e shqiptareve.VETINGU do te arrije shume shpejt dhe tek ty .Burgu i Reçit po mbaron TIK-TAK
Gjithcka qe shkruhet nga ky kriminel, behet vetem e vetem per te justifikuar, veten,te duket si burre i mire dhe per akoma pushtet dhe ze ne kete marreveshje djallezore dhe tradhetare te EDvin Rames ku nga ckuptova me leximin e pak rrjeshtave, ka si plan ta ndaje detin me Greqine per shfrytezim, me nje fjale ai do jete gjoja nje det qe do ti takoje si Grekut dhe Shqiperise , ne nje kohe qe kjo hapesire deti i takonte Shqiperise dhe eshte e pasur me nafte.
Tradhetia e Rames dhe “sinqeriteti” i ketij palo President duhet te shihen me dyshim nga Shqiptaret e vertete, se kam fjalen per ata qe flasin shqip.
Urgjentisht te arrestohet krimineli me emrinIlir Meta per tradht kombetare,per vrasje me pagese,per vjedhje te pasurise kombetare,per imoralitet e per shume krime te tjeraTe varet ne mes te Tiranes ky horr i horrave qe kerkon te beje politike me kufijte shteterore.S,ka mesuar te lexoje shqip se flet serbisht.Felliqesire.Mallkuar qofsh per jete te jeteve.Mbec ne histori si Moisiu i Golemeve,pra Tradhtar i Kombit Shqiptar.
Letra duhej te ishte Top secret,jo tu jepej mediave.Ptuu Tradhtar vrases me pagese hajdut dhe kriminel ordiner.Nuk eshte vetem mendimi im,por i pjeses dermuese te popullsise shqiptare.Ptuu.
Drejtohuni parlamentit dhe merrni plotfuqishmerine se po pritet tradhtarin marreveshja me detin s,do te behet kurrevdhe s,do te hapen negociatat me BE.Mori keshilltar nje cope shofer ti jape mend Shqiptareve.Mori Ilir budall Kulle.,Hahaha
ti s’hake pyka fare. BE nuk pyet Greqine por reformen e vertete te drejtesise ne shqiperi ,drejtesi qe kontrollohet nga treshja kriminale: sali-rama-meta.
Me gjithe problemet me mire te zvarritet se te bisedohet si me qeverine berisha
Edhe thote dikush se skemi president,se ska kopetenca presidendi,e moret vesh tani se ka zot hauri.
E nxorri me ne fund fytyren ne drite ky derdemen, qe me intriga , gjoja ligjore, kerkon te sabotoje nje mareveshje historike mes dy shteteve tona, me qellim qe ,pas kesaj, tu bjer trompetave te fitores ndaj “tradhetarit” Edi Rama. Eshte momenti qe ky palo president duhet denoncuar si sabotator i nje pune disavjecare per te mbritur deri ne piken ku ai ,ne perulesi duhet te vinte vetem nje firme mbi kerkesen e bere nga ministri.
Cfare marreveshje hisotrike mor bajge e Rames???
e kupton qe tani po dalin gjerat ne shesh???
Shqiperia merr ” det me shume” por ndan zonat ekonomike eksuzive me greqine qe ishin vetem te shqiperise me perpara dhe ne kete ndajre qe nuk duhej bere, rama ka interesin e vet.
Rama nuk ben pune, vetem mbush vendin me droge dhe kurva dhe shkakotn divorce masive dhe emigracion.
Edhe Saliu me 21 Janar 2011 nuk lejonte arrestimin e vrasesve
sepse ne letren e Prokurorise “kishte lapsuse”…
Metoda te njohura keto qe ben beniamini i Berishes…SH.T.Z. (shoku i Titit dhe Zenit) Ilir Meta…
sa % komente lejon Tema e Meros, deri ne 7 apo 8 max? ne themi like krimineli kur kriminelet me te medhenj jane Meroja dhe plehrat e kazanit mediatik
Qellimi eshte i qarte,Ilir Hajduti do deshtimin e negociatave,dhe ketu ai ehte ne sinkron te plot me Sali Kriminelin.
Meta i Cepanit thote fali 340 km2! Se do te flasi me Cipras, qe te mos e arrestojne!
Mirpo Cipras nuk bisedon me kandidate te njohur si te korruptuar nga Usa gati per arrest! Jane baras mer terrorist ordiner.
Thote qe s’bene poltike! Gjithe diten! Thote qe opozita kerkon Hagen, kur kete lesh opozite e ka hedhe poshte Gjykata kushtetuese!
Halili Metaoshii Kosoves ju heq flamurin e zemres shqiptareve te Kosoves, ky trapi president i Shqiperise fal, bisedon me vellain e (kara)Xhixhit, per ti fal 340 km2 padrejtesishte Greqise. Vete greket jane ndergjegjsuar per kete padrejtesi qe beri berisha, basha dhe bakojanis per politike.( Respekt per politeken realiste greke).
Ky beqiri hajdut, kandidate potencial dhe primar peri 313, thote s’beje politike. Dua te takoj Cipras.
Me keq se kaq s’ behet!
Flm Zot, qe solle per ne, nee kete toke Skenderbeun, Is Qemalin, Enverin..edhe Ramizin!
Zoti Rama mos u jep! Jemi me ty! Ngrij negociatet! GUXO! Ti njihesh per guximin!
Shpore kete qelbesire nga Presidenca! Me parlament ose Referendum! Njehere e mire!
USA vijo me arrestimet, Metaj i pari!
Parat e ketij maskaraj kthejani populit!
Zoti Meta, ben mir qe ben sugjerime lidhur me marveshjen detare, por duke e torolisur shum, na duket se po mbroni ate marveshje qe Berisha si ish kryeminister , Ju si zevendes kryeminister, Basha si ish minister i jashtem, ja shitet detin Greqis.
Fal gjukate kushtetuse, ajo u hodh posht. Nga sa kemi par e degjuar. kjo marveshje i kethen, detin vendit ton. Prandaj, mos degjo shum Ilir Kullen, po kerko te zbatohen ato vendime qe kushttusja e pa antikushtetuse ate marveshje, nese kjo marveshje e qeveris Rama, bazohet ne korigjimin e asaj te pares dhe esht ne interes te perbashket te dy paleve, mos e zvarit, se po vjen Prilli qe te perfundoi, kjo komedi qe po luani.
une nuk ju besoj ilir metes,edi rames,bushatit,gramoz,rucit,bestiolit brace,baes dhe gjith ps e lsi dikur koka e tradhtive ne ps.
ne syte e tyre lexohet me germa te medhaja se tradhtojn shqiperin.
qdo takim e tyre eshte sekret dhe i dyshimte.
kto parti ps e lsi luajn roline ish ish taborreve osmane te haxhi qamilave.
pse ilir meta nuk teagoj ne 2009 dhe nuk rragon as sot per takimet sekrete te ps me greqin,sepse po ky ilir meta vizitojke serbin efhe ne koben kure serbia kishte embargo nga evropa e usa,dhe vetem shtete mike tadicionale te serbis si rusia,kina,korea e veriut,libia,turqia dhe shqiperia me fatos nanon e ilir meten qe vizitojdhin serbin dhr greqin kundershtar te usa-s dhe kosoves.
une nuk ju besoj ilir metes,edi rames,bushatit,gramoz,rucit,bestiolit brace,balles dhe gjithe ps e lsi dikur koka e tradhtive ne ps.
ne syte e tyre lexohet me germa te medhaja se tradhtojn shqiperin.
qdo takim e tyre eshte sekret dhe i dyshimte.
kto parti ps e lsi luajn roline ish ish taborreve osmane te haxhi qamilave.
pse ilir meta nuk reagoj ne 2009 dhe nuk rr
reagon as sot per takimet sekrete te ps me greqin,sepse po ky ilir meta vizitojke serbin edhe ne koben kure serbia kishte embargo nga evropa e usa,dhe vetem shtete mike tadicionale te serbis si rusia,kina,korea e veriut,libia,turqia dhe shqiperia me fatos nanon e ilir meten qe vizitojdhin serbin dhe greqin kundershtar te usa-s dhe kosoves.
Plehu kerkon frutta para se te mbillet pema. Po ti ne pleh i pariciklushem, keshtu, jo qe je i pavlefshem por je shume i demshem per shoqerine che shtetin.
Meta mund te jete politikani me i korruptuar, me pisi ne kete vend , por ne kete rast ka te drejte. Ai ndoshta e ben per politike, sepse per Shqiperine ka 27 vjet qe e vjedh dhe e rrjep, por ne kete rast ka te drejte. Duhet bere transparence ne çdo hallke te kesaj marreveshjeje. Boll jane bere marreveshje nen rrogoz, ne hije. Me vjen keq per komentet qe lexoj ketu sepse ne fund te fundit sado ironike te duket ky kriminel qe vete Rama e vendosi president mund te jete nje hallke e rendesishme per ta detyrar Ramen te beje transparence dhe te mendoje 10 here para se te beje nje marreveshje ne dem te Shqiperise. Boll me pasione politike duke u besuar verberisht idhujve tuaj politike.