Nga Shpëtim Nazarko
Rrëmuja e krijuar së fundmi me deklaratën e presidentit që kundërshton dhënien e “Plotfuqishmërisë” për negociatat me Greqinë më kujton një ngjarje shumë kohë më parë, kur deti u bë problem vërtet, por nga një sens tjetër, që përcjell në thelbin e tij sa humor të zi aq edhe trishtim.
I gjendur në një panel analistësh, me Mustafa Nanon, Dashamir Shehin, Pandeli Majkon dhe Vasilika Hysin, panel që ishte organizuar nga BBC, duhej t’i përgjigjeshim një pyetjeje të përbashkët lidhur me vështirësitë në sektorin e energjsë dhe veçanërisht tranzicionin. Pyetja ishte drejtuar nga auditori, që ishte një grup studentësh të përzgjedhur.
“Po pse nuk bëheni bashkë Ju pozitë dhe opozitë, që të zgjidhni hallet e mëdha të vendit dhe të kalojmë sa më shpejt krizën e ujit, energjisë dhe tranzicionin? Kjo ishte pyetja e pafajshme e studentit.
Mbas përgjigjeve standarde më erdhi radha dhe mua, që u përgjigja afërsisht kështu:
Im atë, që është me dy klasë, thotë që po të çash Qafën e Thanës, ujët vete drejtpërdrejt në Durrës, pa stacione pompimi, për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit. Po kjo nuk është shumë e lehtë… Berisha (atëherë Kryeministër) tha që ishte me një zgjidhje elegante. Ai tha që edhe detin do ta shkripëzonte që t’i jepte Durrësit ujë.
Po problemin me detin e kishte me Fatos Nanon, që e donte këtë pjesë të tij për të prurë ca anije me gjeneratorë të fuqishëm e për të prodhuar energji dhe ujë njëkohësisht. Kështu që duhet të zgjidhim këtë problem së pari… Kujt t’ia japim së pari detin: Berishës apo Nanos?
Përpos këtyre të dyve, në betejë për detin është futur edhe ish-kryeministri tjetër, Majko, që kërkon atë për të bërë një tunel që kalon nga Syri i Kaltër deri në Itali. Dhe jo për t’i dhënë ujë Italisë së Jugut, që vuan për ujë, por thjesht për shëtitje.
Ndërkohë, ne vetë shumicën e ujit në atë kohë ia blinim grekëve në një zonë që ata e kishin të ndaluar për ta pirë njerëzit…
Mendimi im për ju, studentë të dashur, e që kërkoni të shpëtoni nga problemet, duke bashkuar pozitën dhe opozitën, është më i thjeshtë. Mblidhini në një thes pozitë dhe opozitë dhe hidhini në det dhe do të shpëtoni më shpejt nga sa mendoni.
Më duket se e kemi keq vërtet kur vjen puna për detin…
Që nga koha ku Pal Emili, konsulli romak që shkatërroi Ilirinë dhe bashkë me të edhe fuqinë detare të saj, me të vërtetë me detin na vijnë problemet si një mallkim.
Po të kthehemi në temë.
Meta sot provoi se jemi përsëri brenda mallkimit të madh. Ai nuk ka për ta dhënë “Plotfuqishmërinë” për marrëveshjet që kërkon të bëjë qeveria e Ramës.
A ka të drejtë ai dhe ku e tejkalon të drejtën. Pohimi në konferencën e shtypit të dhënë ndaj tij ishte i thjeshtë. Ai është garant i Kushtetutës. Ndërkaq, në Kushetutë shkruhet edhe kush e bën apo e ndërton politikën e jashtme të vendit. Dhe në këtë rast është Kryeministri ai që e realizon dhe jo Presidenti.
Pa hyrë në këtë histori kompetencash duhet të bëjmë drejtpërdrejt një vërejtje. Edhe sikur Presidenti të ketë 100 për qind të drejtë, ai nuk mund të nxjerrë me kaq lehtësi problemet e shtëpisë në pazar…Meta u kujdes ta theksojë këtë dobësi të strategjisë së tij disa herë kur jepte përgjigje, por problemi ngelet. Plaçkat e shtëpisë morën rrugët.
Ka njëqind instrumente të dukshme pak, ose aspak të dukshme, ku ai i bën të ditur palëve qëndrimin e tij. Në një farë marrëveshjeje të pashkruar, Presidenti, për shkak të rolit që i jepet edhe në politikën e jashtme, ka një afërsi në marrëdhënie me ministrin e Jashtëm. Jo se e cakton ai drejtpërdrejt, por mund edhe të pyetet për preferencat që ai ka.
Duke thënë këtë, shprehem përsëri në favor të argumentit se Presidenti ka mjete të tjera për të shprehur pakënaqësinë e tij në këtë rast.
Ministria e jashtme iu përgjigj me korrektesë aktit të Presidentit, shprehur jo vetëm në letrën që kishte marrë prej tij, por edhe konferencës për shtyp.
Ç’do të ndodhë…?
A do të biem prapë në historinë e detit që përmenda në fillim të artikullit?
Presidenti ka të drejtë kur shprehet për rëndësinë e problemit dhe për rolin e tij kushtetues. Po ashtu, për listën e njerëzve që duhet të përfshihen në proces. Po ashtu, edhe për specialistët që duhet të gjykojnë për ndarjen e zonave, etj. Megjithatë pyetja qëndron përsëri. A dalin dot çështje të tilla në pazar?
Vetë besoj se ato zhvillohen nën tavolinë, duke përfshirë këtu edhe thirrjen e ish-presidentëve apo të ekspertëve të huaj, apo vendës, që kanë vërtet certifikatën e teknicienit të njohur për këto punë.
Kryeministri grek, që ndryshe nga ne ka plotfuqinë për të negociuar pa u mbështetur diku tjetër, njoftoi për bisedimet të gjithë faktorin e interesuar në vendin e tij. Duhet shtuar këtu se garancia e tij vjen ndoshta edhe nga faktorë të tjerë. Greqia ka më shumë se një shekull e ca institutin e studimeve strategjike, i cili ruan dhe survejon edhe “Plaçkën apo Pajën e shtëpisë” apo gjëra të tjera që kanë të bëjnë me probleme kaq të rëndësishme si ky i tanishmi. Greqia nuk mbështetet në artikuj të tipit folklorik, ose thirrje të veçanta, apo në kor të inteligjencës, apo politikanëve të veçantë të vendit. Ne duhet ta bëjmë, edhe bile me urgjencë, këtë institut, që është i pavarur nga qeveria apo qeveritë që venë e vijnë. Ai duhet të jetë si qeni roje i vendit…
Si do t’ia bëjmë me detin dhe jo vetëm me të?
Në marrëveshjen që po përvijohet në horizont, janë jo vetëm deti, por edhe kufijtë tokësorë, manaxhimi i krizave, ligji i luftës, pasuria e shqiptarëve e ngrirë që në vitin 1940 dhe një sërë çështjesh të tjera të fundit për nga renditja, por jo nga rëndësia.
Kërkesat e Presidentit, megjithëse të drejtpërdrejta, kujdeseshin të ishin të karakterit teknik, pavarësisht se mbante nën kujdes të përmendte tërë kohën Kushtetutën.
Vetë besoj se Presidentit duhet t’i plotësohen kërkesat për stafin negociues apo elementët e tjerë nëse kjo është nën kompetencat e tij. Po edhe të mos ishte, moralisht do të duhej të plotësoheshin. Grupi i negociatorëve që mbart mbi supe çështje teknike duhet të jetë edhe në lartësinë e detyrës si teknicien, por edhe në aspektin moral. Vetë Presidenti, që ashtu edhe si gjithë politikanët e tjerë, nuk ka asnjë njohuri teknike në punët e detit, apo thjesht në mënyrën si ndahet ai, ka të drejtën të informohet mbi karakterin dhe CV-në e atyre që duhet ta bëjnë këtë punë.
A kemi një rol të sforcuar të Presidentit në këtë çështje?
Mundet. Secili ka të drejtë të ketë apo ushtrojë rolin e vet si protagonist në çështje të caktuara. Të gjitha lojërat janë normale nëse bëhen brenda kuadrit kushtetues. Jashtë këtij ato nuk vlejnë.
Nisur nga ky arsyetim mund të themi drejtpërdrejt se Presidenti ka të drejtë të informohet për këtë çështje delikate, për të mos thënë se nuk është vetëm një çështje, por disa të tilla. Ndërkaq, vazhdoj të mbaj mendimin se gjëra të tilla nuk duhet kurrsesi të dalin në publik në formë të drejtpërdrejtë, siç po duket këto ditët e fundit. Ato nuk tregojnë fuqinë, por dobësinë e Presidentit, që nuk duhet t’i qahet publikut, ashtu si nuk mund të qahet asnjëherë Plaku i shtëpisë për një hall që e ka zënë.
Një dobësi e tillë frymëzon segmente të shumta, që ashtu si në shakanë me detin që tregova në fillim të artikullit, zënë e thonë broçkulla të lemerishme, që kanë ditë e që po bllokojnë televizonet.
A do t’i zgjidhë me urtësi problemet Presidenti dhe Ministria e jashtme, por edhe opozita problemin e mësipërm pa iu bërë rrodhe publikut, por në institucionet që u ka besuar populli?
Bën mirë që t’i zgjdhë, se përndryshe meriton atë zgjidhjen që e theksova më sipër. Do futur e gjitha në një thes dhe do flakur në det, që të shpëtojmë njëherë e mirë prej tyre.(Konica.al)
Më duket se duhet të hidhemi të gjithë në det, që të shpëtojmë…
E di kur nje politkan i drejtohet publikut? Kur ai nuk ka shprese se ceshtjet qe ai ngre do gjejne zgjidhje, dhe jo vetem kaq por do keq-interpretohen ne publik nga kundershtaret duke e vene Presidentin ne rastin konkret ne pozita inferiore perballe publikut dhe nderkombetareve. Levizja e Metes na pelqen apo nuk na pelqen ishte perfekte nga ana politike, me nje gur coi mesazhin ne tre vende, tek qeveria, tek nderkombetaret dhe tek publiku, duke na kujtuar qe Presidenti eshte mbi palet, eshte simbol i unitetit dhe garant i kushtetutes. Meta vete mund te jete me i korruptuari por kete rradhe beri ate qe duhet dhe shpresoj qe edhe ne te ardhmen te ndaje me publikun cdo gje qe ka lidhje me kete marreveshje, sigurisht ato qe nuk perbejne cenim te sigurise kombetare dhe publike. Dhe sigurisht qe tek kjo levizje e Metes ka dhe disa mesazhe te nendheshme per Ramen nder te cilat mund te jete edhe gjykimi qe po i behet ish-drejtoreve te tij, ndoshta dhe nje pakt per kryeprokuroren, e plot te tjera. Meta ka ne dore te beje shume pazare me kete gur qe ka ne dore. Megjithate te shohim si do vene punet, do beje pazar Meta me Ramen duke vene interesin personal mbi ate te vendit apo anasjelltas?
Nuk mundet KURRE nje hajdut ordiner te ngrihet ne nivelin e nje presidenti qofte ky dhe i shqiptareve ,pra Like floriri eshte koka e trete e gjarperit me tre koka pra Salehu&Meta&Basha te cilet jane gati te sakrifikojne interesat kombetare per interesat e tyre te vockela personale.Besoj senuk do te jete e larget dita kur keta gangestere do te dalin para popullit te akuzuar si TRADHETARE le te kujtojme Mareveshjen e 2009 me tre firmat e gjarperit me tre koka .Eshte epoka e shqiptareve dhe jo e maskarenjeve.
I dashur Shpetim,
sot kryekusari lesh-e-list i fronit presidencial ,per mua ,e vertetoi publikisht se sikletet e tij ne raport me
Vetting-un dhe implementimin real te Reformes ne Drejtesi don t’i shndroje ne nje axhende politike mirfilli antishqiptare.Ai doli aq cullak ne kete intencion kriminal sepse ,per fatin e mire te shqiptareve te mijevjecarit te trete,,,,,ai nuk mund t’i beje dot me dem Shqiperise.Eshte i kapur ne dhokan e s’ka nga t’a levize bishtin.
Mbeshtes dhe respektoj punen serioze te deritashme te stafit te Ministrise se Jashtme,si garantin me profesionalisht te besueshem te perfaqesimit e mbrojtjes te interesave te Shqiperise .
Lora Lora e ke pi…n me mora
Ne shqiptaret vuajme si gjithmone per ment e kokes. E pare e punes qysh kur u propozua per president edhe bufi e dinte se meta do te luftonte nga ajo karrike per te sabotuar qeverineDhe e dyta cfare mund te presesh nga nje njeri medioker si meta ?Ai nuk ka as cilesite minimale te nje intelektuali.Gjate gjithe kohes gjasme siu pilitikan ai eshte marre vetem me intriga e puce per te qene ne pushtet dhe dihet se eshte mjeshtewr per te tilla akrobaci Fajin se ka askush pervecse popullit.Nuk arritem kurre te marrim kurajon e te veme veton qe presidentin ta zgjedhe vete populliAtehere rrini urte e hani cfare tju gatuaj pabesiaAferim!
populli dhe qeveria e shqipris dhe kosoves jane ndar ne dy dhe tri grupacione.
1. pro interesave te kombit dhe shtite si une.
2. pro interesave islamike dhe shtetit turk me erdoganin.
3. ka jo pak dhe nje numer i madhe pro intetesave te greqis dhe serbis.
4. nje perqindje e madhe e popullit jane neutral dhe ju intereson vetem hajnija,korrupcioni,ttafik droga dhe kjo situate e trubullt.ujku done mjegulle.
.imagjinoni,qe qdo minister,gjykates,prokuror,juriste,direktor univerziteti,aeroporti,ustarak etj,shkojn ne turqi per ta marre bekimin islamik per shkatrrim te shqiperis dhe kosoves.
kush genjen se jemi te pavarur nga turqia,aje,ajo vetem hane mute me luge.
Duke qen se marreveshja per detin ka nje ndjeshmeri teper te larte, deklarata e nje njeriu i cili nuk e gezon rrespektin e pjeses derrmuse te popullsise, por qe per fati tone te keq eshte president, nuk pati ndonje kundershtim agresiv ne masen e gjere. Sigurisht ai luajti me te drejten kushtetuse per kete problem, por te krijohej pershtypja se me shume se sa meraku per marreveshjen, ai kerkoi qe te evidentonte patriotizmin e tij, menyre kjo per ti then auditorit dhe nepermjet tij popullit se une nuk jam kaq i keq sa c’ju mendoni per mua.
Shpetimi paska hallin e qeverise dhe jo te Shqiperise.
Punet e fshehta te qeverise nuk duhet te merren vesh. Ato nuk duhet te dalin si placke ne treg.
Mire e ke o Shpetim. Qeveria, me punet e pista nuk eshte placke. Deti eshte eshte placke.
Deti merret nga duart e Berishes te duart e Rames.
Dhe nga duart e Rames te duart e Metes.
Dhe deti, kjo lloj placke, mumd te kaloje nga dora me dore, derisa te perfundoje te duart e grekut. Vetem qeveria te mos na cenohet. Ate nuk e zevendesojme dot. Pa det kemi plot. E shesim sot, pore shesim dhe neser. Nga njera dore ne tjetren, nuk prish pune. Eshte placke pa rendesi. Qeveria te na rroje.
ALPINI.
Une per vete kete pergjigje e prisja nga Presidenti Ilir Meta.Kete lloj shfaqie e ka treguar edhe me emerine te tjera .Me kete me duket se don ndonje privilegj ndaj vetingut.
Likja me daljen e tij ne publik eshte dredhur e perdredhur si nje k…k…ve! O like vuri piken mbi I dhe mbaroi muhabeti, kunjat qe ka Mona le tì haje ajo dhe jo ti o Like , sepse je Burre e JO k..ve!
Po të sillej BE me dashuri ndaj Ballkanit, s’do vazhdonte shpresat për zhvatje fqinji yn jugor
O Nazarko ! Lexo analizen e Mero Bazes dhe besoj se do te kthellohesh.
Presidenti duhet te jete “qeni” roje i kushtetutes ,po jo qen roje i hajduteris se tij dhe te Saliut si po ben ky palo president = bujar nishani.