Duhet të jesh i dëshpëruar për të pirë gjakun e një gjarpri kobra në mënyrë që të mbijetosh. Por ky është skenari për të cilin përgatiten marinsat amerikanë.
Marinsat amerikanë dhe ata tajlandezë gëlltitën gjakun e kobrave drejtpërdrejt nga një gojë e gjarprit gjatë trajnimit vjetor të mbijetesës në xhungël.
Cobra Gold është një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake në Azi, duke tërhequr mijëra trupa nga SHBA, Tajlanda dhe Korea e Jugut.
Fotot ekstreme në xhungël vijnë nga një stërvitje e përbashkët mes forcave amerikane dhe atyre të Tajlandës, Singaporit, Japonisë, Koresë së Jugut, Indonezisë dhe Malajzisë, që jo më kot quhet “Kobra e Artë 2018”.
Stërvitja po realizohet në provincën Chonburi të Tajlandës dhe përfshin gjithashtu simulime operacionesh shpëtimi, zbarkimi me mjete amfive e të tjera.
Kjo është stërvitja e përbashkët 10-ditore që organizohet për të 37-in vit dhe është një ndër më të mëdhatë në Azi.(TemA TV)