Problemet për presidentin e Shetetve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë të sosur.
Së fundmi Donald Trump akuzohet për përdorim të “politikave të urrejtjes” dhe për “të qenët kërcënim për të drejtat e njeriut”, ky është përfundimi në të cilin ka arritur grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International
Sipas këtij grupi, Presidenti Trump bën veprime që shkelin të drejtat e njerut në SHBA dhe jashtë.
Në raportin e saj vjetor, të titulluar Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë, organizata e vuri Trumpin në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës.
“Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”, tha Salil Shetty, udhëheqës i Amnesty International.
Në raport, mes tjerash, thuhet se politika e Trumpit, për t’iu ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane, ka qenë një “veprim transparent i urrejtjes”.
Në mesin e çështjeve të tjera që nxjerr në dukje raporti i Amnesty International, janë: “fushata e tmerrshme ushtarake e spastrimit etnik” kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar, “krimet kundër njerëzimit” dhe krimet e luftës në Irak, Sudanin Jugor, Siri dhe Jemen, shtypjet e komunitetit LGBT në Çeçeni dhe Egjipt e të tjera. (TemA)
Te njejten gje bente dhe Obama,po atehere nuk ishte shkelje e te drejtave te njeriut………u be vetem kur erdhi Trump.
AP eshte organizate e korruptuar dhe e kapur nga globalistet qe svlen as dy grosh.