FOTOT/ “Italianët të parët”, por në posterat e "Lega Nord" ka diçka që nuk shkon

22 Shkurt 2018, 11:09Bota TEMA
FOTOT/ “Italianët të parët”, por në posterat e

“Lega Nord” në Itali është pozicionuar hapur kundër emigrantëve gjatë fushatës elektorale.

Slogani i partisë së Mateo Salvinit është “Italianët të parët”, që të kujton sloganin e Trump-it në fushatën presidenciale.

Por partia që e ka hequr fjalën Nord nga emërtesa, me synimin për t’u përhapur edhe në jug, nuk flet njësoj si me sloganet, edhe me imazhet që i shoqërojnë ato.

Njerëzit në posterat e saj janë biondë me sy bojëqielli.

“Nuk janë militant të Legës apo familje italiane, janë modelë të huaj të agjencive të huaja që shesin imazhe në Stock”, ka zbuluar gazetari dhe blogeri Metteo Lenardo.

Dy prej personzheve që shfaqen në posterin e madh në Milano janë në fakt modele çeke.

Po ashtu, një tjetër poster, ku shfaqet një baba me të birin, janë modelë nga Sllovakia.(TemA TV)

 

1 komente në “FOTOT/ “Italianët të parët”, por në posterat e “Lega Nord” ka diçka që nuk shkon”

  1. #varijanullen says:

    Ju lutem 200 mije shqiptarve qe kane marre shtetesine italiane keto 27 vjet dhe votojne , asnje vote per keto plerat qe na vizatojne si njerez me bishte keta katunare qe edhe fashistet kishin 2 mend me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje