Ky ishte momenti kur një traget shpërtheu në Meksikë duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur rëndë, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas mediave, shpërthimi ndodhi rreth orës 13:00 të orës lokale të mërkurën në Playa del Carmen, një vendpushim popullor turistik.
Barcos Caribe sapo kishte mbërritur në skelë dhe ishte i mbushur me vendas dhe turistë, pasi kishte vizituar ishullin e Cozumelit, kur një shpërthim i madh shpërtheu në qendër të varkës.
Imazhet e tmerrshme tregojnë njerëz të gjakosur duke u trajtuar, ndërsa shërbimet emergjente nxituan në vendngjarje.
Gjithashtu thuhet se shpërthimi la një ane të tragetit të shkatërruar plotësisht.
Mediat vendase raportojnë se nga shpërthimi të gjitha anijet brenda dhe jashtë portit janë pezulluar.
Shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi trageti sapo ishte kthyer në ishulli më popullor për udhëtime ditore.