Është shtyrë për nesër në orën 10:00 seanca e Kuvendit për Marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ky vendim erdhi në mungesë të konsensusit politik, që nuk siguronin ratifikimin e Demarkacionit sot.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri të ditur se vazhdon të jetë optimist se do të arrijnë konsensus lidhur për këtë çështje.
“Dua të përçoj mesazh tek qytetarëve se do të arrijmë që së bashku të jemi në këtë rrugëtim të përbashkët në agjendën drejt BE-së dhe t’i hapim perspektivë qytetarëve tonë që të kenë liberalizimin e vizave në një të ardhme të afërt”, tha Veseli. (TemA)