Rusia ka një partner të ri tregtar, Egjipti ia kalon edhe Kinës

22 Shkurt 2018, 10:33Ekonomia TEMA

Egjipti është partneri më i madh tregtar i Rusisë.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, Egjipti ka lënë pas Kinën kur është fjala për importin e mallrave ruse.

Statistikat nga Qendra e Eksporteve Ruse tregojnë se Egjipti i ka marrë Kinës pozicionin e saj në listën e blerësve më të mëdhenj të mallrave të prodhuara në Rusi.

Në vitin 2017, Egjipti ka importuar mallra ruse me vlerë 1.8 miliardë dollarë, rreth 44 % më shumë se në vitin 2016.

Egjipti është blerësi më i madh i miellit, për shkak të konsumit të lartë të bukës.

Egjipti importon nga Rusia, Ukraina, Franca dhe SHBA-të.

Eksportet ruse të miellit drejt Egjiptit janë mesatarisht 4-5 milionë tonë në vit.

Moska dhe Kajro janë në bisedime për pjesëmarrjen e Rusisë në ndërtimin e infrastrukturës së kultivimit të grurit në Egjipt.

Dy vendet po diskutojnë mbi mundësinë e një marrëveshjeje për tregtinë e lirë.

Në vitin 2014, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai egjiptian Abdel Fatah el-Sisi ranë dakrord për ndërtimin e një zone ruse industrial, e cila do të jetë pjesë e projektit të ri për kanalin e Suezit.

Zona industrial pritet të zhvillojë transportim dhe infrastrukturën logjistike.

Një numër kompanisht të mëdha ruse kanë shpenzuar 4.5 miliardë dollarë për ndërtimin e këtij projekti që pritet të përfundojë në vitin 2025.

(RT-TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje