Skenar filmash: Djali paguan vrasës me pagesë kundër familjes, prindërit realizojnë skenarin

22 Shkurt 2018, 18:52Lifestyle TEMA

Një çift i çuditshëm falsifikuan vrasjen e tyre për të bërë që djali i tyre të ndihej keq, pasi është përpjekur të paguante një vrasës me pagesë.

Djali 22-vjeçar kishte negociuar me vrasës me pagesë për të hequr qafe prindërit dhe motrën dhjetëvjeçare për të përfituar trashëgiminë e tyre.

Pasi morën vesh planin, prindërit e tij më pas e luajtën lojën duke paraqitur fotot ku shfaqeshin sikur vrasja kishte ndodhur.

Një oficer policie luajti rolin e vrasësit të paguar në vendpushimin rus të Soçit.

Djali kishte udhëzuar “vrasësin me kontratë” se si dhe ku familja e tij duhet të vritet.

Ai madje bëri edhe një plan kur tregoi ku të vendoseshin kamerat e sigurisë si dhe t’i shmangeshin qentë roje.

Ai pranoi një tarifë me policin e fshehtë për vrasjen e të tre të afërmve të tij, duke kërkuar madje të shihte fotografitë e prindërve të vrarë.

Nëna dhe babai e çuan më tej planin, duke i dhënë një drejtim tjetër.

Ata u fotografuan nga policia sikur ishin të masakruar, të mbuluar me gjak dhe plagë që rridhnin.

“Vrasësi” më vonë organizoi një takim në një Mercedes dhe tregoi fotografitë e tmerrshme për të riun.

Asnjë fotografi nuk u paraqit nga motra e vogël dhe nuk dihet nëse ajo ka marrë pjesë në “film”.

Pas shikimit të fotografive, burri shprehu “kënaqësi” dhe pranoi të paguante tarifën e premtuar prej 38,000 dollarësh, sapo ai e kishte fituar trashëgiminë e pasurisë.

Kur policët e armatosur e arrestuan atë, menjëherë pranoi krimin në tentativë.

Një burim i policisë tha: “Ai donte të shpëtonte nga prindërit, sepse nuk po i jepnin para”.

Para se të kërkonte një vrasës, ai u përpoq dy herë të heqë qafe të afërmit e tij.

Ai ka kryer kërkime në internet për të gjetur se si t’i kryej vrasjet.

Krimineli donte të vinte pilula në tenxhere për të helmuar prindërit, por babai i tij zbuloi se diçka ishte e gabuar.

Pastaj, djali kishte planifikuar të thyente një termometër në makinën e prindërve të tij, në mënyrë që ata të helmoheshin me avujt e merkurit.(Ora News)

5 komente në “Skenar filmash: Djali paguan vrasës me pagesë kundër familjes, prindërit realizojnë skenarin”

  1. ili says:

    O Zot ç`shkrim, ç`gazetë e ç`lajm: … një çift, … një vrasës me pagesë …. në vendpushimin e quajtur Soçi të Rusisë, …. 38,000 dollarë???!!!
    Fjalë në erë, artikull i shplarë pa kurrfarë vlere. Një lexues i thjeshtë si puna ime pasi ta ketë lexuar atë jo vetëm që nuk mëson dot gjë por përkundrazi nëse në fillim të leximit ka një pikëpyetje pasi ta ketë lexuar largohet me disa të tilla.
    As ka vendngjarje, as personazhe ku her del Soçi i Rusisë e her dollarët, her një familje e her një vrasës me pagesë: Gjithëçka mister.

    1. Gazetare kot, qe edhe kur e kopjojne nga Daily Mail e kopjojne copa copa, pa bere lidhjen e ngjarjes. Kjo eshte nje ngjarje e vertete qe ka ndodhur ne Soci te Rusise, dhe Daily Mail e ka botuar , ne mos gaboj dje ose pardje. Gazetare, ju lutem kur doni qe botoni nje shkrim, merreni te plote, se na i çorientuat lexuesit.

  2. Paqesori says:

    Me mire te mos kisha harxhuar kohen me keto budallallleqe….

  3. Gazetar"e" says:

    Ky eshte niveli i gazetaruceve 18 vjecare nga Lushnja qe nuk dine as te shkruajne emrin e tyre pa i shtuar nje “e” nga mbrapa. Ky eshte niveli i gazetarise shqiptare

  4. Meti says:

    Cfare mesazhi transmeton ky shkrim idiotesk!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje