Vlora Çitaku i përgjigjet Daçiç: Ikja ime në Hënë, më e afërt me realitetin se ëndrrat e tua

22 Shkurt 2018, 21:16Rajoni TEMA

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha sot se më logjike është që SHBA-të dhe Britania të tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë.

Në rrjetin Twitter, Çitaku ka shkruar se ëndrrat e saj për t’u bërë kampion i turneut të Wimbledonit në tenis, dhe ëndrra tjetër që ajo të përballojë një udhëtim për në Hënë, janë më të afërta me realitetin se deklaratat e Daçiç.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës.

Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realitetit” ka shkruar Çitaku në Twitter.

Ndërkaq, presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Kosovës nga pala ruse do të ndikonte që Serbia të heqë dorë nga mitologjia e rreme.

Ndryshe, gjatë ditës Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, kishte deklaruar se do të ishte më logjike që SHBA-të dhe Britania të heqin njohjen e Kosovës, dhe se kjo do të zvogëlonte retorikat e destabilizimit të Ballkanit.(TemA TV)

6 komente në “Vlora Çitaku i përgjigjet Daçiç: Ikja ime në Hënë, më e afërt me realitetin se ëndrrat e tua”

  1. beni says:

    Un isha ndryshe i mendimit për këtë çështje ballkanike e rajonale?
    Integrimi i Kosovës është domosdoshmëri,por jam i mendimit se duhen rregulluar ndryshimet e kufive në rajon,jo si shkak trazirash,por për me mirkuptim?
    Kushdo nacionalitet kërkon bashkim me nacionalitetin e vet,pra t’u japim edhe Serbis atë që i takon,jo njeri i babës e tjetri i njerkës? Po qe se nuk ndryshojnë kufijtë,për të gjith rajoni nuk ka qetsi e mirkuptim,por edhe për serbët,për grekët,shqiptarët e bullgarët? Kjo nuk është në interes të katolicizmit?
    Ne eu kufijtë jan vetem ne hartë pra qytetarët të lirë të zgjedhin vendqëndrimin e administrimin e tyre ngadal ngadal me kalimin e kohës mundet të hartohet një dokument për të gjith europianët union Europa dhe mundet që në brendësi të shkruhet vetëm vendlindja,pra të eleminohet nacionaliteti e nacionalizmi problem është progresi ekonomik jo ai nacional në shoqëri ku kërkon të anëtarësohet Kosova Serbia e Shqipnia?

  2. eshte shume veshtire te thuhet,por tani serbia ka ne perkrahje te gjitha sgtetet e evropes,komplet,me perjashtim te disa ish personaliteteve si rohan i austris,nje minimum gjermania,dhe te tjerat jane pro serbis.

    vetem shikoni portalin e gazeres serbe novosti,dhe shifni sesa jane te badhkuar e gjithe politika serbe se bashku me priftet ,me viziten e sergej ladrov ruse,dhe thojn,se ska force qe i mposhte.
    a,te ne e kunderta,asnje politikolog i kakes nuk thojn se kosova eshte ish iiri shqiptare,por bejne politika si te jemi mbetje turke,a imamet shajne skenderbeun dhe origjinen shqiptare.
    pra bravvvvooo serbi,se jeni me logjika normale,e jo kanibale si najmunat gori te koso es.

    1. toni says:

      Beogradi eshte qeveri autoritare qe ka nen kotroll median dhe nuk i mungon shume per tu kthyer ne diktature. Enveri krijonte te njejtin iluzjon kur na thoshte se ishim te pamposhtur!

  3. Aleksander thana says:

    Bravo Vlora, beja fora! Ashtu I do mushka drute!

  4. O says:

    Përpiqet Serbia të minojë negociatat BE-Shqipëri duke u thénë të merren me Kryeministrin tonë (pasi është budalla si pas Beogradit). E shohim surratin Sërb në deklarata

  5. Bashkimi says:

    Pamvaresia e Vojvodines, Sanxhakut dhe Presheves e Bujanovcit nga ajo cfare sot quhet serbi eshte hapi tjeter I asaj cfare shume shpejt do te ndodhe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje