Java e 21-të e Superiores mund të jetë java e Kamzës, me skuadrën surprizë të këtij sezoni, që ëndrrën “Europë” mund të fillojë ta bëjë realitet për shkak të një kalendari që të paktën për këtë javë mund ta favorizojë të marrë pikë të rëndësishme ndaj rivalëve direkt.
Në fillim të kampionatit, ajo që u nis si një garë për mbijetesë, po shndërrohet pak nga pak në një vrapim drejt ambicieve të mëdha, pavarësisht se te Kamza nuk dëshirojnë ta thonë diçka të tillë.
Transferta me Lushnjën, të një mijë e një problemeve duke e kalueshme në letër për Kamzën, që mund të përfitojë nga dueli direkt Skënderbeu-Partizani, por dhe nga përballja tjetër direkt mes Kukësit dhe Laëit për të rrëmbyer pikë ndaj rivalëve.
Gjithsesi, për të dalë fitimtare në Lushnjë, Kamza ka nevojë për një paraqitje ndryshe nga ajo e fazës së parë, ku barazoi 0-0 në këtë transfertë. Sigurisht atëherë ishte fillimi i kampionatit për një skuadër debutuese dhe tashmë duket se te Kamza kanë fituar përvojën e duhur për të zgjidhur të tilla ndeshje.
Humbja e javës së kaluar me Skënderbeun mund të hidhet shpejt pas krahëve, aq më tepër që Lushnja duket e dënuar për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë dhe situata e vështirë me siguri do të jetë një plus për Kamzën, që këtë bonus të kalendarit për t’u afruar me Europën do të përpiqet ta mbërthejë fortë, ashtu sië bëhet pak a shumë me ëndërrat e mëdha.