Kapet mat me asistenten, jep doreheqje zevendeskryeministri i Australise (dhe rasti Salianji- G.D.)

23 Shkurt 2018, 22:23Bota TEMA

Pas një seri skandalesh mbi marrëdhënien jashtëmartesore me asistenten, e cila është aktualisht shtatzënë, Zëvendëskryeministri i Australisë është detyruar të japë dorëheqjen.

Barnaby Joyce deklaroi publikisht ditën e sotme se dorëhiqej nga posti i tij si lider i Partisë Kombëtare dhe si zëvendëskryeministër.

Edhe pse i kishte rezistuar thirrjeve për t’u larguar, skandali i tradhtisë ka dominuar politikën australiane për më shumë se dy javë.

Gjithçka nisi pasi Joyce, kishte pranuar lidhjen me një anëtare të stafit e cila është aktualisht shtatzënë.

Mediat australiane hezitonin të raportonin mbi marrëdhënien e tij me Vikki Campion, derisa u zbulua që çifti jetonte në një apartament të dhuruar nga një përkrahës i Joyce.

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se:

Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt. Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.

2 komente në “Kapet mat me asistenten, jep doreheqje zevendeskryeministri i Australise (dhe rasti Salianji- G.D.)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje