Përplasja Jong-un-Trump, SHBA do vendosë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

23 Shkurt 2018, 16:28Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se do të vendosë pakon më të “madhe” të sanksioneve, kundrejt programit bërthamor të Koresë Veriore, që do të godasin mbi 50 “anije, kompani të transportit dhe biznese tregtare, që po ndihmojnë Korenë e Veriut të shmangë sanksionet”.

Trump pritet t’i bëjë publike këto masa gjatë një fjalimi që do të mbajë sot, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Ju njoftoj se ne do të lansojmë sanksionet më të mëdha ndonjëherë ndaj regjimit të Koresë së Veriut”, thuhet në një fragment të fjalimit të presidentit.

Në këtë fjalim, që Trump pritet ta mbajë më vonë gjatë ditës, thuhet gjithashtu se Departamenti amerikan i Thesarit, është i vendosur që të ndërmarrë veprime për të ulur edhe më tej burimet e karburantit dhe të të ardhurave që Phenjani përdorë për të mbështetur programin e tij bërthamor dhe ushtarak.

Njoftimet për sanksionet e reja vijnë në kohën kur në Korenë e Jugut janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike Dimërore, një ngjarje kjo të cilin Seuli dhe Phenjani e kanë përdorur në përpjekje për të rifilluar bisedimet.(rel)

2 komente në “Përplasja Jong-un-Trump, SHBA do vendosë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut”

  1. O says:

    Jemi 100% dakord me Presidentin Trump

  2. PA EMER says:

    MOS FLET NE EMER TE O.K. B. -se ky zoteria ..?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje