Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të enjten atë që e cilësoi si rasti më i madh i mashtrimit në historinë e Shteteve të Bashkuara që përfshin amerikanët e moshuar, duke ngritur akuza ndaj më shumë se 200 personave.
Për dhjetra të tjerë janë ngritur padi civile.
Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, tha në një konferencë shtypi në Uashington se të pandehurit, përfshirë shumë shtetas të huaj, akuzohen se kanë mashtruar 1 milion amerikanë të moshuar duke u marrë më shumë se 1 miliardë dollarë.
Sipas departamentit të Drejtësisë çdo vit, miliona amerikanëve të moshuar u vidhen ose u merren nëpërmjet mashtrimit rreth 3 miliardë dollarë.(TemA TV)