Po dilte nga dentisti, arrestohet rivali i Putin

22 Shkurt 2018, 15:14Bota TEMA

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny  është arrestuar nga policia në Moskë.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Navalny teksa ka shkruar sot në Twitter se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga dentistit.

Sipas tij, policia i ka thenë atij se është i arrestuar. Ai ka thënë se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.

Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë.

Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar. Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore.(TemA)

1 komente në “Po dilte nga dentisti, arrestohet rivali i Putin”

  1. O says:

    Udhëheq si duhet Presidenti Rus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje