Kapen 400 kilogramë drogë brenda... Ambasadës ruse

23 Shkurt 2018, 09:50Bota TEMA

Në bagazhet diplomatike në një aneks të Ambasadës ruse në Argjentinë, janë zbuluar rreth 400 kilogramë drogë.

Reuters shkruan se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar reth 6 persona.

Ministrja argjentinase e Sigurisë Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në Ambasadën ruse në Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro dhe me pastërti shumë të lartë.

Ajo tha se ishte destinuar për Rusinë dhe ndoshta edhe Gjermaninë.

Sipas Ministrisë së Sigurisë, edhe pse droga është kapir brenda ambienteve të Ambasadës ruse, trafiku nuk bëhej nga kjo e fundit.

Ministria e Sigurisë së Argjentinës thotë se Ambasada ruse është e pastër, pasi bëhet fjalë për një komplot kundër Ambasadës.

Ky duket në një farë mënyrë si justifikim, pasi kush do të komplotonte ndaj një Ambasade, duke lënë brenda saj plot 50 milionë euro mall!(TemA)

5 komente në “Kapen 400 kilogramë drogë brenda… Ambasadës ruse”

  1. Ja ka fut Edi Rama,e zbuloi spiuni digital komunisti sali.

    1. saliu says:

      aii ben te gjitha, aiii
      ahahah

  2. O says:

    Bolivie, Ekuadori e kanë kokainën me kualitiet

  3. rusi says:

    u marrka dhe putini me gjonat e zeza ahahahha

  4. adi says:

    gazetaret e plepave.
    po si mund te futej policia ne ambientet e ambasades pa lejen e ambadades. nuk ka shans te ndodhi per me teper ne ambasaden ruse.
    ose droga ka qene ne ambasade dhe ambasada ka lajmeruar policine
    ose droga ka qene jashte teritorit te ambasades.
    beni nje dite pushim nga fake newset e sorosit se nuk u bo qameti!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje