Parlamenti holandez njeh genocidin armen, tërbohet Turqia

23 Shkurt 2018, 11:56Bota TEMA

Parlamenti holandez ka votuar për ta njohur si genocid masakrën e vitit 1915 të Perandorisë Osmane mbi 1.5 milionë armenë.

Ky votim është pasuar me një “përplasje” diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, e cila ka tërhequr ambasadorin e saj.

Mocioni gjeti mbështetjen e të gjitha partive të mëdha.

Ai vjen pak ditë pasi qeveria turke foli për ndryshim të marrëdhënieve me Holandën.

Ndërsa ministri i Jashtëm turk tha se mocioni i miratuar nuk do të njihet si i ligjshëm.

Prej kohësh, Armenia ka kërkuar që vrasjet e armenëve nga Perandoria Osmane të konsiderohen genocid.

Autoritetet turke e kundërshtojnë fort këtë gjë, duke argumentuar se masakra janë kryer nga të dyja palët.

Të paktën 29 shtetet, mes të cilave Rusia, Kanadaja, shumica e vendeve të BE-së dhe vendet e Armeikës së Jugut e kanë njohur genocidin mbi armenët.

Vendimi i Parlamentit holandez vjen në një moment kur tensioned janë rritur mes Holandës dhe Turqisë.

Në fillim të këtij muaji, Holanda tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja.

Shkak u bë një debat i madh që erdhi pas bllokimit të vizave të disa zyrtarëve turq që u përpoqën të bënin fushatë për referendumin që i shton kompetencat Erdoganit.

Në atë kohë (mars 2017), presidenti turk deklaroi se “herët apo vonë, ata do ta paguajnë këtë”.

Po ashtu, Erdogan u shfaq i ashpër pasi Holanda i ndaloi hyrjen në vend ministrit të Jashtëm turk.

“Ata janë mbetje të fashizmit”, tha Erdogani, ndërsa kryeministri holandez, Mark Rutte, tha që Ankaraja duhet të kërkojë falje për gjuhën e papranueshme.(TemA TV)

7 komente në “Parlamenti holandez njeh genocidin armen, tërbohet Turqia”

  1. Andreas says:

    Siç e shikoni, nese nje nje ngjarje eshte apo nuk eshte gjenocid, varet nga njohja ne rang nderkombetar si i tille dhe jo nga rezoluta parlamentare alla shqiptarçe te tipit “jo u votua, jo nuk u votua”.

  2. xhozi says:

    PO GENOCIDIN SHQIPETAR QE TURKU I SHKAKTOJ SHQIPERISE PER 500 vjet KUR DO NJIHET TURQIA ISLAMIKE E BARBARIZOJ SHQIPERINE : PERSE KETA POLITIKARET TANE NUK E NGREJNE ZERIN PER TURQINE E ANADOLLIT ????? APO ZEMEROHET BABA DOVLETI ERDOGANI : AH POPULL MATUF QE NUK NGRIHESH E TI RRAFSHOSH PERTOKE XHAMITE E SULLTANIT TURK ERDOGAN QE AKOMA VAZHDON TI NDERTOJE NE TROJET SHQIPETARE:

  3. Krishterimi Fe e Lindjes se Mesme says:

    Hahahahha kush Flasin per Genocid Europianet ahhahaahha sa Krime kane bere Kolonizatoret Angli France Spanje Hollande Portgulai jeni Turpi i Botes.

  4. Bibla Genocid dhe Incest says:

    Keta jane ata qe Boshnjaket i Dorezuan tek Serbet?

    1. zhaku I pamposhtur says:

      Bravo ti ‘bibla’…se replika jote është shumë e goditur. ..jo se këta të mësipërmit nuk kanë të drejtë por replikat e tyre më tepër kutërbojnë janullato sesa realitet. .po shumë mirë bëri Holanda që njohu gjenocidin armen përpara 100 vjetëve por do të ishte më humane të njihte përpara gjenocidin serb të ushtruar mbi popullsinë civile boshnjake në të cilën ushtarët holandezë të UN ndejën thjesht si spektatorë…më kujtohen ato varrezat masive dhe më vjen për të vjellë me ju komentues që kërkoni qimen të mbuluar nga pluhuri i historisë ndër shekuj në ata shekuj ku historia shkruhej kryesisht me gjak ndërsa për shfarosjen e sebrenicës serbët po shpërblehen me anëtarësim në BE. ..

  5. O says:

    Dhe Izet Haxhia po fshihet në Turqi

  6. hollanda vendi i sionisteve ..cfare pret ngaata meleza ..qe pederastine e kane ne krye te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje