Marrëveshja me Shqipërinë për detin, Kotzias sulmon opozitën greke

23 Shkurt 2018, 20:43Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i ka rekomanduar partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, të tregojë përgjegjshmëri në çështjet e politikës së jashtme.

Ndërhyrja e shefit të diplomacisë greke është bërë në parlament, në përgjigje të kërkesës për interpelancë, që kishte bërë shefi i departamentit të mbrojtjes të partisë opozitare, deputeti Vasilis Kikilias.

Tema e interpelancës ka qenë përsëri e lidhur me negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë për rishikimin e Paktit Detar.

Deputeti konservator kërkon të dijë nëse “në përllogaritjen e re të ujërave territoriale do të garantohet influenca e ishujve Diapontianë” -(kompleksi i ishujve të vegjël në veri perëndim të Korfuzit), si dhe nëse “shelfi kontinental me Shqipërinë do të ketë të njëjtën vlefshmëri që ka dhe me Italinë, i delimituar që nga viti 1977”.

Deputeti konservator grek e argumenton kërkesën për interpelancë me, siç thotë, “shqetësimin që kanë krijuar te populli grek lajmet e publikuara në mediat e Greqisë dhe Shqipërisë lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes strategjike për kufirin detar”.

Ministri i Jashtëm grek, nuk është ndalur ne detaje teknike. Por pasi ka thënë se termi “ishuj Diapontianë nuk gjendet askund në bibliografinë për të drejtën e detit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, Kotzias i ka rekomanduar deputetit të opozitës që “ta riformulojë pyetjen”. Sepse, siç ka sqaruar, “këtu po bëjmë kontroll parlamentar dhe jo biseda kafeneje”.

Ministri i jashtëm grek ka kërkuar nga partia më e madhe opozitare të tregojë përgjegjshmëri në çështjet e politikës së jashtme.

“Politika e jashtme do të duhet të ushtrohet me kthjelltësi, përgjegjshmëri, seriozitet dhe efikasitet, dhe jo për hatër të marketingut të brendshëm politik”, ka theksuar ministri i jashtëm grek, transmeton Oranews.

4 komente në “Marrëveshja me Shqipërinë për detin, Kotzias sulmon opozitën greke”

  1. O says:

    Kështu si e ka nisur fqinji ynë jugor, do përfundoj keq

  2. janulla triumfon says:

    Bravo, jevgu grek, edhe e kane fituar detin dhe prape kerkojne llogari ne demokraci….e kunderta po ndodh ne Shqiperi: jo vetem qe kemi humbur nga kjo marrveshje, mos besoni mashtrusat se ka ndodhur ndryshe,por asnje llogari a shpjegim ne parlament nga politiqenet mafjoze .

  3. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

    Ky ha shume mish derri sa dhe koka i ka mare forme

  4. Janullatos hip ketu shif stambollin says:

    Edhe atje njesoj si ketu u hidhet ushqim popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje