VIDEO: Kryeministri kanadez kërcen "bhangra" gjatë vizitës së tij në Indi

24 Shkurt 2018, 21:29Lifestyle TEMA

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Indi, kryeministri kanadez Justin Trudeau vendosi tu prezantonte në një version ndryshe.

Për t’iu përshtatur vendit, Trudeau surprizonte dita ditës vendasit me veshjen e tij, por e fundit ishte aftësia e tij në kërcim, ku realizoi vallëzimin indian “bhangra”.

Kryeministri i Kandasë, mjaft karizmatik pas kërcimit u brohorit për këtë veprim.

Ai ndodhet në një vizitë në Indi dhe të premten u takua me kryeministrin indian Narendra Modi, angazhimi i vetëm i nivelit të lartë të udhëtimit të tij tetë-ditor në Indi.

Dyshja shtrëngoi duarti në qilimin e kuq jashtë Pallatit Presidencial në Nju Delhi, shtatë ditë pasi Modi shmangi takimin me kryeministrin kanadez në aeroport, kur aeroplani i tij fillimisht u ul.

Ky veprim është interpretuar gjerësisht si një pengesë mbi mbështetjen e perceptuar të Trudeau për grupet separatiste Sik, edhe pse Modi zyrtarisht e mohon atë.

Gjatë vizitës së tij ai është takuar me aktorë dhe ka qenë i ftuar special në Bollywood, si ka vizituar shumë vende të ndryshme me veshjen tradicionale.(TemA TV)

1 komente në “VIDEO: Kryeministri kanadez kërcen “bhangra” gjatë vizitës së tij në Indi”

  1. e says:

    ky vazhdon rradake me vete
    edhe kyt variant lidershipi kishte bota mangut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje