Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka vlerësuar punën e kryer nga Drejtoria e Kulturës në Berat për restaurimin e dy ikonave të veçanta me emërtimin “Mbledhja e Kryeëngjëjve”, të autorëve Johan Çetiri dhe Kostandin Zografit.
Gjatë një inspektimi të kryer në labortatorin e restaurimit të ikonave, Kumbaro shkruan:
“Punë që mahnit!
Arti i restaurimit të ikonave është punë, pasion, talent që s’të zhgënjen!
Miltiadh Bibo dhe Altin Tabaku janë dy restauratorët duarartë në DRKK Berat që rikthyen në jetë laboratorin e restaurimit të ikonave dhe nxjerrin në dritë thesat e fshehura të Beratit.
I gjeni në Pavijonin e ri të Muzeut Onufri !
Mos humbni dy restaurimet e fundit mga veprat e Çetirit dhe Kostandin Zografit”.
Ikona me emërtim ” Mbledhja e Kryeëngjëjve” me autor Johan Çetirin është pjesë e fondit të Ikonave në DRKK Berat, me përmasat 97.5 x 70 cm.
Para se të restaurohej ikona paraqitej në një gjendje të dëmtuar, në disa pjesë grundi ka pasur çarje dhe shkëputje, verniku paraqitej i errësuar me papastërti të ndryshme.
Restaurimi kaloi nëpër një proces të gjatë, i cili kaloi në disa faza si-konsolidimi i grundit dhe i pelikulit të piktures dhe konsolidimi i suportit të drurit.
Kjo ikonë është marrë nga Kisha e Shën Thanasit në Karavasta,Lushnje. Thuajse njëkohësisht me restaurimin e saj, specilaistët e DRKK Berat përfunduan edhe restaurimin e ikonës së Kostandin Zografit.
Ikona me autor Kostandin Zografin është marrë nga kisha e “Shën Kollit”, Vanaj në Fier.
DRKK Berat pohon se puna do të vazhdojë me zbulimin e veprave të tjera nga fondi i ateljesë ku specialistët e artit janë duke përgatitur projektet e reja restauruese.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.
Njerzit duan bukë dhe jo lekët e ikonave të shitura në France nga çuni Anetës dhe Kristaqit
larg duart e pista te arabeve shqipfoles nga oikonat e besimit kristian…………..
Bythqirat greko- orthodhokse skane asgje te perbashket me KRISHTERIMIN !
BRAVO!
Ju lumshin duart.Nje dhurate e fshehur,e demtuar prej vitesh.
Shqiptaret vertete Jane artiste te shkelqyer.
Edhe kete ne museun metropolitan te artit,si nje nga museumet me te medhenj ne bote,dhe me nje pervoje te gjate,kete ne New Jork te SHBA ne te 5-ten avunue,do ta kishi zili punen tuaj restauruse te veprave te artit
a ende me keto perralla mesjetare mereni,kur njerezit nuk kane buke te hane.Qeveritare te pjerdhur grekofila..
Krejte ushtare te janulles jane .shif njehere si e ka hapur gojen sikur ka zbuluar jashtetoksoret
Po pse ikonat po e ndalojne ekonominë? Ato janë një nga format e tërheqjes së turistëve, ashtu si deti, natyra, kështjellat, vendet malore, që zoti i ka dhuruar shqiperise