Robert Ndrenika “bindet” nga Veliaj: Më pëlqen projekti për Teatrin e ri

20 Shkurt 2018, 10:41Kulturë TEMA

Aktori i njohur Robert Ndrenika, ka ndryshuar mendim për ndërtimin e Teatrit të ri.

Ai ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të prishjes së Teatrit të vjetër, por pas një takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj, sipas Panoramas, ka ndryshuar mendim.

Pas këtij takimi, Ndrenika ka komentuar spekulimet se është “blerë” nga Veliaj.

Duke iu referuar këtyre spekulimeve, Ndrenika thotë se Veliaj e “bleu” me një kafe dhe gjysëm gote ujë.

Sot para dite i zgjedhuri me vota te fshehta nga populli i Tiranes si kryebashkiak (z.Erion Veliaj) me gostiti ne zyren e tij me nje machiato dhe gjysem gote uje…nderkohe qe me tregoi nje projekt teatri modern qe nuk e mohoj se me pelqeu shume…

Nderkohe qe i thashe se duhet konsultuar me komunitetin teatror…

Si konkluzion une nxjerr (ne kete ore te darkes ) se paskam patur shume te drejte qe nuk dua te kem te bej me gazetare”, shprehet Ndrenika.(TemA)

14 komente në “Robert Ndrenika “bindet” nga Veliaj: Më pëlqen projekti për Teatrin e ri”

  1. alfredi says:

    edhe nje ndryshim i vogel duhet te behet duke e emertuar teatrin me emrin e aktorit me te famshem shqiptar .

  2. Andrea says:

    Me emrin Aleksander Moisiu.jeni dakord?.

    1. Aleksander says:

      E ka Durresi …!

  3. Flamur says:

    Ça të ka treguar more, vizatim që ka bëtë vetë në shtëpi. Mirë që I ka dhënë vetëm gjysmë gote ujë se të kishte dhënë një gotë komplet kushedi çfarë budallëku do kishe këputur. Po ai teatri I vjetër ka histori mbi 70 vjeçare, çfarë do lëmë për brezat e tjera apo ato kullat e Lali Erit.

    1. Aleksander says:

      E pra ,gjynah se e kishim kujtim edhe nga Duçja,qe e ngriti me pllaka tallashi per qejf te ushtareve te vet !

  4. Sela says:

    Sela
    Robert Ndrenika ka qene i keqinformuar per Teatrin e ri,se ky i vjetri rrezik te shembet gjate cfaqjeve.Roberti ka dashur te ruaje teatrin si monument kulture me shume te drejte si te gjithe ne qe e cmojme teatrin,por politizimi i tij i ndau padrejtesisht njerzit ne dy kampe.U desh qe Kryetari Erion Velia t’i tregoje se cfare vlerash do te kete teatri i ri.Vetekuptohet qe Robert Ndrenika e do teatrin qe te jete sa me i bukur,sa me funksional dhe i rehatshem per spektatoret,prandaj dhe ndrroi mendje,por kurresesi u ble,sepse Bert Ndrenika eshte burre me taban,dhe nuk shkon andej nga fryn era.Erion Velia ben mire qe ate te cilen i a tregoi Bert Ndrenikes,t’a beje edhe per publikun shqiptar,qe te mbyllet ky problem.Eshte mire qe te flasin arkitekte dhe regjizore te njohur se cfare perfaqesonte teatri ne shkaterrim,dhe cfare perfaqeson teatri i ri. Sa per godinen shumekateshe qe do te ndertohet aty, mendoj se mund te kete edhe interesa fitimprurese, por ky eshte nje problem qe nuk duhet te pengoje rindertimin e Teatrit Kombetar. Me kete te meren arkitektet me te mire,te cilet te pyeten nese godina duhet te jete 20 kate,a po 6-8 kate,ose te jete vetem nje godine qe i sherben vetem teatrit,p.sh. si Balshoi Teater ne Moske,a po teatri i konceteve ne Vjene etje… duke ruajtur edhe pershtatjen ne arkitekturen rreth saj,si dhe ajer e drite.Puna eshte qe per kete te mos vendose Qeveria me Bashkine,por arkitektet me te mire,sepse qe teatri i ri,do te bete me i bukur e me funksional,kjo nuk do diskutim.

  5. enter"" says:

    Po normal se keshtu eshte kur flasin para kohe.

  6. Gjakovari says:

    I nderuar Baca Robert kam një lutje për Ju shoqërisht, mos bini pre e dezinformatave të Talibanëve që nuk ia duan të mirën artit në Shqipëri. Ju keni qenë dhe do të mbeteni ikonë edhe pse vitet e bëjnë të veten. Ju jeni Yll i pashuar në Kinematografinë mbarë Shqiptare. Keni besim në Erionin dhe Edin sepse sytë janë për të parë. Paçi shëndet dhe na rrofsh shumë gjatë.

  7. Cobo says:

    Ketij i ka pjerdh mendja. Flet pa qesim. Tani te kerkoje falje se ngaterroi gjithe miletin.

  8. Shkelcim Miri says:

    Teatri

    Rame Berisha do ishte gjetja me e mire

  9. timo says:

    Ndrenika eshte vec nje Dallkauk.

  10. PA EMER says:

    KETA AKTORET E TEATRIT A DALIN NE PENSION ?!.. SE MOS E KANE BERE “PRONE PRIVATE ” KETE PROFESION ME TE DREJTE TRASHEGIMIE PER FEMIJET E TYRE ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje