FAKSIMILE: Balla publikon raportin belg: Ja si kanë transferuar bandat kriminale fonde për Partinë Demokratike, Basha është nën hetim

26 Shkurt 2018, 14:16Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se po i fshihet një hetimi shumë të rëndësishëm, atë të një lobimi të paligjshëm në SHBA.

Balla publikoi një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili flet se grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë kanë transferuar fonde në Shqipëri për Partinë Demokratike.

“Lulzimi po hetohet nga prokuroria për një aferë të një lobimi të paligjshëm. Si gjithmonë Lulëzimi kësaj here ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë Prokurorisë që të japë dëshmi për çfarë po heton Prokuroria. Dhe kam frikë se Ristani do marrë përsipër përgjegjësitë e Lulëzimit”, nënvizoi Balla.

Duke cituar një raport të ardhur nga Belgjika, ai tha se PD e drejtuar nga Sali Berisha është financuar nga bandat kriminale shqiptare që veprojnë në territorin belg.

“Kam këtu një raport shumë të rëndësishëm të një institucioni belg, i cili flet se ka bërë një analizë për një kohë të gajtë për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Belgjikë dhe lexoj raportin, të cilin do tja vendos medias në dispozicion sa i përket bandave të gangsterëve shqiptarë, fonde janë transferuar në shqipëri për Partinë Demokratike të Berishës, të cilat janë zbuluar me emër të personave në hetim nga policia dhe Prokuroria belge. Është e rëndë, sesi një parti politike në Shqipëri qenka financuar nga banda dhe kriminelë, të cilët veprojnë në një vend të BE,” u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS.

Më tej, nën moton “Krimi nuk ka flamur”, ai  kërkoi që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë për ta luftuar këtë të keqe.

“Krimi është një e keqe e madhe, por nuk luftohet krimi duke nxirë Shqipërinë në sytë e të huajve”, tha ai.

Më poshtë “TemA” po publikon edhe raportin belg i cili ka mbërritur në Tiranë. (TemA)

13 komente në “FAKSIMILE: Balla publikon raportin belg: Ja si kanë transferuar bandat kriminale fonde për Partinë Demokratike, Basha është nën hetim”

  1. Tr says:

    KATASTROF . NE KETE VEND NUK DO TE SHKOJ ASKUSHI NE REC .

    1. Ramazoni Haxhiu says:

      po banda PS ku i ka fshehur milionat e droges?
      te audi i Tahirit ,aroplani ne divjake apo bunkeri i Kapter Ramiut?

    2. Feniks says:

      PD te dale jashte ligjit dhe kreret e saj te dalin para gjyqit per shkaterrimin qe i kane bere Shqiperise keto 28 vjet.
      Nje pyetje per Taulant Ballen:
      -Pse nuk hetojne super grabitjen e mijevjecarit nga banda kriminale e Sali Berishes qe nga shitja e armatimit te ushtrise nuk eshte futur ne arken e shtetit asnje lek?!

  2. shqip says:

    Eshte financuar nga krimi . Ç’thua more Balla ? Po PD-ja eshte vete krimi . Kur u krijua , mbi bazen e krimit u lind , u rrit , dhe Po jep shpirt . Do zoti sa me shpejte . Sikur Shqiperia mos e kishte kete fat te zi , sot do ishte vend normal dhe shume Here me i zhvilluar . Po kafsheria nuk te le . Ata Jane si talebanet , nuk duan kulture e progres . Veprojne me klane e tribù , si ne Kashmir .

  3. Xha Spiroja says:

    Dakort por nuk kuptoj pse fillimisht bëhet zhurmë e madhe për një denoncim, pastaj mbas tij nuk ka asgjë për tu gjykuar. Por pa pritmas kalohet tek një zhurmë tjetër korrupsioni. Edhe ky lihet në heshtje dhe zhurmohet një tjetër. Z. Balla me ju e kam konkretisht: Ne duam të dimë a mbaroi zhurma me CHEZIN? Sipas shtypit Zeni tha që zhurma e Ballës ishte politike dhe kaq. Sot juve dilni me këtë zhurmë. Nesër do dalë Luli apo Ristani e do thonë Balla zhurmat i ka politike dhe mbyllen këto mesele. Dhashë këto shembuj për t’ju thënë ju , politikanëve: kështu do vazhdohet kjo punë? Akuzo e hidh në kosh të plehrave. Nëse keni baza ligjore jeni të lutur ti kaloni në organet e akuzës, jo vetmë ju por të gjithë ju. Mos na shqetësoni me zhurmuesa sepse jemi ngopur kemi dekada me zhurmues.
    Xha Spiroja

  4. Alban says:

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

    1. fieri says:

      Pooo ky ishte, eshte, edhe do te jete ooo Alban, perderisa edhe keta gam gam bejne edhe asnje spo fusin brenda, edhe aq ne terezi e kane sa edhe po, q.i.h.en brenda per brenda partise. Nuk besoj se do ti vjellin ndonjehere ato qe kane ngrene edhe vjedhur ketij populli, ( ishalla e kam gabim )

      8

  5. Gjon says:

    Vetem Birisha asht i paster

  6. O says:

    Raporte të tilla fshijm prapanicën

  7. spartak says:

    Prokurore e Përgjithshme .
    Inico miratimin në kuvend të një ligji :
    1 . Kush akuzon dikë tjetër publikisht , në kuvend , në media të shkruar , të folur apo TV , automatikisht , bashkë me të akuzuarin do ndalohen ( kanë apo nuk kanë imunitet parlamentar ) . Brenda 48 orëve akuzuesi , me ligj duhet të dorëzojë provat që vërtetojnë akuzat e tij karshi të akuzuarit . Po nuk qe në gjendje të dorëzojë prova , mbahet direkt në arrest dhe kërkohet heqja e ç’do imuniteti . Ligji e dënon në mënyrë taksative me 3 vjet burg e asnjë dit më pak . Të gjitha ligjet dhe nenet kushtetuese që bien ndesh ose pengojnë zbatimin e këtij ligji të shfuqizohen .
    2. Nëse akuzuesi brenda 48 orëve paraqet prova pranë organit të prokurorisë për të mbështetur e mbrojtur akuzat e bëra , do jetë i gatshëm një grup prej minimumi 2 prokurorësh për ta ndjekur e çuar brenda 72 orëve dhe mbrojnë akuzën deri në dyert e gjykatës , e cila , dhe vetëm ajo do vendosi për masën e arrestit karshi të akuzuarit . Nëse gjykata bindet , karshi të akuzuarit fillojnë të gjitha proçedurat e arrestimit ( edhe heqja e imunitetit ) dhe me shpejtësinë më të madhe , brenda 20 ditëve ky i akuzuar duhet të nxirret para trupit gjykues për t’u gjykuar mbi bazën e një procesi të rregullt . Akuzuesi lirohet nga masa e sigurisë , por KUJDES . Ligji duhet të ketë kushtin : Nëse nga procesi gjygjësor i akuzuari del i pa fajshëm , prokurori ( ose prokurorët ) bashkë me gjykatësin e masës së sigurisë duhet të shkojnë në burg . Kjo do të bëjë atë që provat e paraqitura të shikohen e peshohen mirë para se të konkludohet .
    I akuzuari , ka të drejtë me ligj dhe gjygji karshi tij , direkt , ja sanksionon e përcakton edhe masën , që gjithë dëmin ekonomik t’ia marrë akuzuesit .
    Vetëm me këto dy nene , s’do guxojë njeri të nxjerri para publikut e TV lloj lloj dokumentash , të artikulojë akuza deri nga më monstruozet për tjetrin pa mbajtë përgjegjësi , sepse , në momentin e deklarimit , automatikisht bëhet objekt i ndjekjes me ligj , don apo s’don ai , don apo s’don i akuzuari .

  8. Ilir says:

    Vetem beni gam-gam-gam, llam-llam-llam. Njesoj si ti Balla dhe Basha. Jeni njesoj, vec Ti ke LL ne mes ndersa Ai qe ti mender e sulmon ka SH ne mes te mbiemrit. Jeni shume shume te ngjashem. Si nuk e kuptoni qe na e shpifet me keto akuza te ndersjellta. Jeni bere teper te padurueshem kur jepni domethenie te hileqarise, dhelperise se propogandes suaj te perditeshme.
    Kur do te vije dita te shporreni nga ekranet dhe gazetat ?
    – Do te vije dita .
    – Do te shpetojme !

  9. Lumi says:

    Xha Spiro, mos e mer seriozisht. Balla se ka me PD dhe nuk synon ti coje ata ne gjyq. Jo, Jo, e ka me ne lexuesit, te na mbush mendjen se PD eshte e lidhur me krimin e kur te vije puna votat tia japim PS. Halli qendron te vota se lekun te dyja e duan dhe kur Jane ne pushtet te dyja e marin, njera hapur tjetra me marifet, po e marin.

  10. nga parisi says:

    balles nuk i besojn shqipetaret as nje fjale.
    balla akuzon bashen,dhe duartrokit tahirin,kesaj i thojn.
    balla pushi kurac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje