FOTOT: Fenomeni i rrallë, qielli i Shën Petërsburgut ndriçohet nga dritat shumëngjyrëshe

26 Shkurt 2018, 11:28Lifestyle TEMA
FOTOT: Fenomeni i rrallë, qielli i Shën Petërsburgut

Qyteti i Shën Petërsburgut në Rusi ka përjetuar magjinë e një fenomeni të rrallë natyror.

Shfaqja spektakolare e natyrës ndriçoi qiellin me drita shëumnëgjyrëshe, duke e kthyer në një natë magjike dimri mbrëmjen e së shtunës.

Banorët rusë të “Venecias së Veriut” u zgjuan nga dritat shumëngjyrëshe që shkëlqenin mbi qytet.

Ata fillimisht menduan se bëhej fjalë për aurora borealis (dritat e veriut).

Por në fakt, këto drita janë një fenomen i rrallë që shkaktohet nga temperaturat tepër të ulëta.

Të njohura si “dritat kolonë”,  ato nuk janë gjë tjetër veçse përthyerja e dritës në kristalet e akullit të ngjeshura në ajër.

Temperaturat atje arrijnë në -20 gradë celcius. (TemA TV)

1 komente në “FOTOT: Fenomeni i rrallë, qielli i Shën Petërsburgut ndriçohet nga dritat shumëngjyrëshe”

  1. O says:

    Rusia ka përparuar në science

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje