Në prag të zgjedhjeve presidenciale ruse, mbështetësit e Vladimir Putin kanë përdorur disa foto provokuese të femrave, për të nxitur vëmendjen e të rinjve.
Kjo, për shkak se duke qenë se fituesi dihet, pra Vladimir Putin, në Rusi nuk ka pothuajse fare interes.
Për këtë arsye, revista Maxim ka nisur një fushatë provokuese, për të tërhequr votuesit.
Drejtuesi i revistës nuk pranoi të thotë se çfarë e nxiti këtë revistë që të ndërmarrë një iniciativë të tillë.
Megjithatë, ai e pranoi se ata janë paguar, por nuk pranoi të bëjë publik emrin e sponsorizuesit.(TemA)