Klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e së mërkurës kundër Lushnjes.
Për këtë takim klubi i kuq ka vendosur që të ulë çmimet e biletave, ndryshe nga sfidat e mëparshme.
Njoftimi i klubit të Partizanit.
INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE FK PARTIZANI – KF LUSHNJA
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:
Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 500 Lek
Biletat në Tribunat C1, C2, D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 200 Lek
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat H1,H2
Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre hyrja në sektorët e tribunave C1,C2,D1,E,F,G1,G2 do të jetë falas.
Për të mundësuar hyrjen në stadium si femrat ashtu edhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç mund të tërheqin bileta të personalizuara me vlerën 0 lek në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Martë ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.