Presidenti Ilir Meta deklaron se ka për qëllim të blindojë marrëveshjen e detit që Shqipëria do të firmosë me Greqinë.
Ai do që kjo marrëveshje të jetë e drejtë për të dyja vendet dhe askush të mos e kontestojë.
Njeheresh ka pranuar se eshte takuar me Bushatin para se te zhvillohej takimi me Kotzias ne Korçe.
Duke folur për përgjegjësi historike Presidenti tregoi sot në “Studio e Hapur” në “News 24” ato çka ka biseduar me ministrin Ditmir Bushati para se ky i fundit të takohej me homologun grek Nikos Kotzias, në Korçë.
Zoti President, ju keni folur për mungesë transparence për negociatat, por e keni takuar 3 herë ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin, besoj për këtë keni folur…Pse pretendoni që s’ka pasur transparencë?
Meta: Ju s’keni pse gjykoni qëndrimet e mia…Bushatin e kam takuar as 20 minuta, para se të shkonte në Korçë, i është i uruar suksese për çështjet që do bisedojë. Ia kam bërë të qartë se në marrëdhëniet me Greqinë do i jepja prioritet komunikimit zyrtar.
Kemi me ta disa çështje që kërkojnë komunikim të përgjegjshëm dhe do vazhdoj ta kërkoj edhe në të ardhmen. Shpresoj që të gjitha çështjet të zgjidhen secili institucion të përmbushë përgjegjësitë e tij.
Zoti Meta, po flisnim për plotfuqishmërinë dhe pyetja ime është kjo: Çfarë duhet të bëjë qeveria që ju të jepni plotfuqishmërinë?
Meta: Të vazhdojmë këtë bashkëpunim që të ecim në shina kushtetuese sepse ky është interes i përbashkët
Kryeministri Tsipras ka parashikuar vizitë në Korçë? Mund të nënshkruhet marrëveshja para vizitës së tij?
Meta: Nuk komentoj deklarata zyrtare dhe jo zyrtare dhe e drejtë për dy vendet është që të firmoset që sot, por çdo gjë duhet të bëhet në mënyrën më të pjekur dhe të mos jemi në një situatë të padëshirueshme për të gjithë. Pse insistoni kaq shumë për pikat që parashikon GJK? Unë dua që këtë proces ta blindoj nga ana Kushtetuese
Ti zoteri do deshtimin e mareveshjes,ky eshte shperblimi qe i ke premtuar Sali Qenit,te tjerat jane artifice,ose me shqip pordhe ne rigon.