Nga PHD.MD.Albana DAKA: Mjeke laboratori-nutricioniste
Debati mbi menunë ushqimore të fëmijëve të çerdheve dhe kopshteve në Tiranë vazhdon të jetë i ndezur prej rreth dy javësh.
Ushqimi më i kontestuar i kësaj menuje nga ana e prinderve (dhe jo me kot !) është : TËRSHËRA.
E trumbetuar fort si një ushqim fantastik , me një profil nutricional të lartë, a është e vërtetë e tillë?
Arsyet Pro përdorimit të tërshërës:
1. Është e pasur me vitamina dhe minerale (mangan, fosfor, hekur ,magnez, zink, vitamine B1…)
2. Përmban sasi të konsiderueshme fibrash (rreth 11 gr për 100 gr-tre herë më shumë se çdo drith tjetër ) c’ka ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, rritjes së kolesterolit dhe shfaqjes së diabetit.
3. Jep ndjesi ngopjeje dhe si e tillë konsiderohet ushqim i përshtatshëm për dieta dobësimi.
Por duke u kthyer në debatin aktual del se dhe dy nga pikat e listuara si pozitive në fakt nuk vlejnë si të tilla në rastin e fëmijëve dhe madje konsiderohen kundër pikërisht për këto arsye:
· Pika 3: Përmbajtja e lartë e fibrave nuk është e rekomanduar tek fëmijët e vegjel të cilët kanë lëvizshmëri të shtuar të zorrës ( motilitet të shtuar intestinal) dhe sasi modeste të mikroflores intestinale çka çon në episode të shpeshta të diarresë .
Sipas OBSH, infeksionet respiratore akute (IRA) dhe diarrhea janë ndër shkaqët kryesorë të sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë feminore nën 5 vjeç.
· Pika 4: A kanë të gjithë fëmijët nevojë të konsumojnë ushqime që i ngopin më shpejt? A kanë nevojë të dobësohen?
Arsyet e qëndrimeve KUNDËR: ( të tjerat)
1. Ashtu si shumë ushqime të tjera në tregun ushqimor shqiptar nuk ka garanci për cilësinë e tyre
2. Acidi fitik që përmban tërshëra mund të pengojë trupin të përthithë vitaminat dhe mineralet që përmban vetë tërshëra si ushqim.
3. Sasitë e përqëndruara të fitateve shkaktojnë parehati dhe irritim të traktit gastro-intestinal.
4. Kur tershera nuk shoqërohet me ushqime që përmbajnë yndyrë (gjalpë,qumësht etj) vlerat ushqimore të saj bëhen të vështira për t’u
absorbuar duke e bërë ushqim “bosh” (në menunë e re të çerdheve ka tërshërë të shtuar me ujë dhe jo qumësht apo kos !)
Arsyet vazhdojnë edhe më tej , të argumentuara shkencërisht nga mjekë nutricioniste por jo vetëm.
Pikërisht për këtë do të ishte e udhës që paraprakisht të bëheshin dëgjesa publike dhe konsultime më shumë specialiste të fushës.
ラブドール 日本のおじは素晴らしいダッチワイフの物語にすべての星空を見始めます
ラブドール 男性 なぜますます多くの男性が本物の女性の代わりにダッチワイフを選ぶのか
Ha unë që jam në moshë jo me fëmijët,që esht e domosdoshme,natyrisht tërshërë e përzier me të tjera!
Kjo është edhe për të rriturit për të balancuar gazrat që sjellin shum sëmundje në rast se jan shum te larta?
Ph vleren5,5-7,5 neutral
Për të rriturit një gotë ujë të ngrohtë me uthull mollë dy lug gjellë esëll!
Eshte shume e mire per femijet por …….!!!!!!!
Jasht zakonisht e demshme, sepse tersheres i hidhen ilace fosfate per tu ruajtur nga insekte dhe breres,
Ne Shqiperi kontrollet e specializuara jane jashte zakonisht te “zbehta”.
Jam shum dakort,duhet kontroll!
Kjo lopa në foto do japë këshilla? Të rregullojë veten ë saj.
Kur dietoloqia Blerina qe del Klani i hyri businesit dhe xhirove super te shpejta ne busines nga nje e oa njohur ne hapje lokalesh e dhenie mendimesh publike TERSHERA do futet si ushqim per femijet sepse Lali Eri me gjithe Qivirine duhet te hedhin para per popullin te cilat do shihen si investime ne te ardhemen.
Shqiperia e varfer me dieta Europiane te pa kontrolluara……apo Shqiperi e CMENDUR…..ku mjafton te besh bochino politikes dhe je nje Yll ne Ngjitje neper TV!?!?!?!?!
Shqiperia ka cmendur perfundimisht,ku dietat dhe opsionet e programet shkollore behen publike dhe jepen me KONCESION 1 ose 2 individeve…..
Vend te Cmendurish….!!!!!