DETAJET: Sasia rekord prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës vinte nga Kolumbia. Zbulohet kompania që porositi bananet ku fshihej droga dhe kush është pronari

28 Shkurt 2018, 08:41Kronika TEMA

Sasia e kokainës së kapur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit është më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Disa raportime bëjnë fjalë për një sasi që shkon mbi g00 kilogramë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth sasisë së kapur, por mësohet se lënda narkotike u sekuestrua gjatë kontrollit të ushtruar nga policia dhe dogana.

Kokaina dyshohet se kishte mbërritur nga Kolumbia, raporton AFP.

Bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar, me hetime të zgjatura prej kohësh në disa vende.

Ka të dhëna se sinjali për trafikun në sasi të mëdha të kokainës drejt vendeve të Europës ka ardhur nga vendet partnere: Spanja, Gjermania dhe Holanda.

Kokaina u zbulua si rrjedhojë e një hetimi ndërkombëtar ku kanë qenë të përfshira njësitë antidrogë të disa vendeve, përfshirjen edhe të DEA-s amerikane.

Sinjalizimi për kokainën është bërë nga agjentë gjermanë dhe holandezë.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit në terminal, i cili vinte nga porti i Barit, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Kokaina e fshehur mes bananave raportohet se vinte nga Kolumbia dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

Kontenieri ku fshihej droga ndodhej në portin e Durrësit prej disa ditësh.

Policia ka ndaluar shoferin e kamionit i cili ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngarkesën me drogë.

Bananet ku u gjet droga, ishin porositur nga kompania “Arbri Garden” me qendër në Manëz të Durrësit.

Kompania ishte themeluar në vitin 2012.

Sipas raportimeve, nuk është arrestuar akoma pronari i kompanisë, Arbër Çekaj, por janë ndaluar tre persona

Ata njerëz të njohur të botës së krimit. (TemA)

1 komente në “DETAJET: Sasia rekord prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës vinte nga Kolumbia. Zbulohet kompania që porositi bananet ku fshihej droga dhe kush është pronari”

  1. Politikane kurva says:

    Biznezmenet e shqiperise paguajne 22 euro per çdo kamion qe hyn apo del nga shqiperia. SEPSE DUHET SKANUAR. QE TE MARIN LEKE QEVERITARET NGA TENDERAT. PO DROGA NUK DILKA NE SKANER !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje