Mediu sulmon Bushatin për negociatat me Greqinë: Çfarë rrezikojmë dhe qënka e frikshme....

28 Shkurt 2018, 08:17Politika TEMA

Kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, e vlerësoi shqetësues qëndrimin e mbyllur të qeverisë kundrejt procesit të negociatave për marrëveshjen e detit me palën greke.

Për kreun republikan, transparenca e munguar e qeverisë, në parim duhet të jetë një detyrim kushtetues i saj.

Tashmë të gjithë jemi dëshmitarët të disa negociatave të kryera që kërkojnë transparencë. Qëndrimi i mbyllur i qeverisë është një problem jo i vogël në mënyrën e qeverisjes së vendit, në raport me qytetarët dhe institucionet.

Tendenca për të përjashtuar nga këto negociata institucionet kushtetuese por edhe politikën përgjithësisht me përgjigje të tilla si opozita ka konflikt interesi etj. Janë deklarata që nuk kanë sens logjik dhe juridik, se qeveria është e detyruar për transparencë”, tha Mediu per Ora News.

I pyetur nëse informacioni i bërë publik mund të rrezikojë kompromisin mes palëve, siç është pretenduar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Mediu u shpreh: “Çfarë do të rrezikojmë ne? Çfarë qenka më e frikshme për tu diskutuar me shqiptarët sesa ajo që diskutohet me grekët?”

Duke komentuar influencën ruse tek Beogradi zyrtar, Fatmir Mediu parashikon se dhe ky ndikim do të zbehet.

“Influenca e madhe ruse në Serbi lidhet edhe me faktin se Rusia është kundër pavarësisë së Kosovës, ka refuzuar disa herë në Këshillin e Sigurisë në Kombet e Bashkuara njohjen e Kosovës. Nëse marrëdhënie Kosovës-Serbi do të shkojë drejt pozitives padyshim që edhe influenca ruse do të bjerë”, deklaroi Mediu..

Mediu konstaton një tendencë për ndryshimin e pozicionit të Serbisë në raport me Moskën zyrtare dhe kjo pas zotimeve të fundit të Presidentit Vuçiç, për një platformë që do ti jepte fund mosmarrëveshjeve me Kosovën.

2 komente në “Mediu sulmon Bushatin për negociatat me Greqinë: Çfarë rrezikojmë dhe qënka e frikshme….”

  1. xx says:

    KUR kendon Mediu sa njemije bilbila.

  2. alphade says:

    Z. mediu, mos kujto se ke shpetuar nga Gerdeci ! Nje dite dhe kur do te
    vije ajo dite qe te shohin shqiptaret ne banken e te akuzuarve. Sa per
    “transparencen e Bushatit”, per cilen ju vini kujen ,pyetja ime eshte shu-
    me e thjeshte e direkte : A pati “transparence” Berisha kur nenshkroi ma-
    rreveshjen : Basha- Bakojanis ?! Po ta krahasosh me mareveshjen e pare
    qe u be krejtesisht hermetike,keto bisedimet e tanishme te Bushatit me
    Kotzias jane bere muhabete pazari ! Nuk ka mbetur njeri pa futur hundet
    dhe kampioni i thashethemeve eshte benjamini yt i Vicidolit qe sa ishte ne
    pushtet mbyti vendin me krime dhe tash qe eshte bere nje zhele rrugesh,
    qe cdo dite e me shume po e lodhin nervat dhe ” fale o zot se s’di c’ka tho-
    te” dhe kjo gjendje e thelle e tij depresive ka aresye objektive sepse litari
    po mblidhet te strumbullari : Reforma ne drejtesi,vetingu, akuzat e A. Ho-
    xhes,Haxhias,etj.etj ndaj Monstres se Vicidolit dhe bashke me te edhe Ti,
    Z. Mediu nuk i shpetoni dot ” Shpates” se drejtesise dhe jo kesaj ekzistue-
    se qe e kishit ne dore ju dhe benit si t’u donte qejfi me ne krye Dhallen ,por
    adaj Drejtesie qe po instalohet “step by step”, megjithe kercungjet qe ka
    vene banda Saliut nen rrota kesaj Reforme ,sidomos Vettingut. Neser,
    ne Rec, kur te hidhni syte mbrapa se cfare i keni bere ketij populli dhe kur
    miqt tuaj pertej Atllantikut te jene njohur me menxyrat tuaja do te shikoni
    se si do te jeni te braktisur perfundimisht ne ” Alkatrazin Shqiptar” – RECIN !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje