Nga Bedri Islami
Në Dukagjin ka një fjalë të herëshme: babai qet top për djalin, djali qet pushkë për babën.
Kjo më është kujtuar kur lexova reagimin e Shkelzen Berishës, djalit të ish presidentit, ish kryeministrit, ish shefit të opozitës, ndaj përpasjes mes babait të tij dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha.
Në të vërtetë, babai i tij, kur ishte në pushtet, por edhe kur e la pushtetin, ka qit pushkë për djalin e tij. Është shpërfytyruar, ka nxjerrë ligje e dekrete për hir të të birit dhe bizneseve të tij; ka mbyllur sytë ditën kur ndodhi Gërdeci dhe i hapi fort të nesërmen, kur rreziku po i afrohej të birit. Në parlament ai “harroi” se kush ishte baxhanaku i tij misterioz, që kishte lënë Londrën disa muaj më parë dhe ishte bërë hallexhi duke punuar në punishtet e vdekjes, në pronësi të të birit ; pastaj iu kërcënue drejt për së drejti prokurorëve që sapo kishin marrë në duar “Gërdecin” dhe i bëri, ose të linin profesionin e tyre, ose të ulnin kokën e të rrinin urtë.
Babai i Zenit duke gjuajtur me top gjykatë e prokurori i bëri që asnjëri prej tyre të mos ishte në gjendje të thërriste të birin, qoftë një herë, për ta pyetur se çfarë kishte qenë ajo telefonatë e gjatë me Delijorgjin, fill pas shpërthimit të Gërdec dhe mbi 30 të vrarëve; askush nuk e mori guximin nga kërcëllima e topit të babait për të ditur pse në Ministrinë e Mbrojtjes ish ministri i Drejtësisë, një i quajtur, në mos gaboj, Aldo Bumçi, dërgonte fakse në emër të të birit berishian; pse ai kishte aty zyrën e tij të pashpallur, çfarë donte ai në një Ministri të Mbrojtjes, kur nuk ishte i punësuar aty.
Babai i tij shkoi edhe më tej: mjaftoi që një ndër gazetat më të njohura të botës të përcaktonte tiparet e sypeshkaqenit dhe ta shpallte letër higjienike. Nju Jork Taims-i ishte përtej fuqisë së tij për ta zbuar, kërcënuar, mbyllur, goditur e zhdukur, por babai topin e kishte gati dhe e “dërmoi”, si mund të bënte vetëm ai kur ishte në pushtet.
Babai i tij gjuajti me top edhe kur faji i Gërdecit u transferua tek ushtarakët e Shtabit të Përgjithshëm, mjaftonte që birit të tij të mos i prekej asgjë dhe rruga e tij nga njëri kapital tek tjetri, me çantën famoze në dorë, të mos prekej.
Emrat, baba e bir, e herë pas here edhe baba e bijë, janë tashmë të njohur si trinomi i së keqes, manipulimit, korrupsionit dhe dyndjes së fuqisë së shtetit mbi biznesin, financat dhe ndërlidhjet me kapitalin e huaj. Dy nga shembujt më flagrant janë ende në memorie; njëri, CEZ, sapo është rihapur, pasi një i deleguar i babait në prokurori, Llalla, e kishte mbyllur; tjetri, kërkesa e Berishës – vajzë për një terpërqindsh milionësh, për një firmë të babait, ku ta dish, një ditë mund të hapet.
Pra, duam apo nuk duam, Berisha baba ka gjuajtur me top për birin e tij. Ndoshta më shumë se për bijën e tij, e ka të ngjarë se kjo e fundit, duke qenë më e mençur, me përvojë në “shkollën” e Kosovës, me një mik të shtëpisë si Fazlliqi, me një kanakar si Basha, ka ditur të fshihet më mirë. I biri, jo vetëm që nuk është fshehur atëherë, por nuk fshihet as tani.
Berisha babi e ka bërë detyrën e tij.
Tani është radha e pushkës së të birit.
Dhe ai gjuajti sot. Por askush nuk e merr seriozisht pushkën e tij. Më shumë se gjithçka tjetër ishte nga ato pushkaliqet e fëmijërisë, që zhurmë bëjnë, por dëm, edhe pse duan, nuk i bëjnë askujt.
Biri hodhi alarmin që e ndjejnë në shtëpi se mafia politike kërkon t’i eliminojë babin , pasi e kanë frikë. Vërtet mendon ai se ka sot pushtetarë që kanë frikë nga hija apo fjala e tij. Ai, sa më shumë të flasë, aq më shumë degradon.
Nëse biri ka hallin e popullit që po varfërohet, në fakt të majtët po tregohen të djathtë në politikat e tyre ekonomike, le të tregojë për pasurinë e tij; të ketë të paktën një farë dhembshurie , qoftë edhe gjatë udhëtimeve të tij të gjata turistike.
“Pushka” e Zenit është në fakt frika e tij. Jo rastësisht ai përmend “frikësimin me burg ndaj kundërshtarit”, sepse po ndjen se diçka po afrohet. Ndoshta jo aq shpejt sa ishte menduar, por krismat e saj ndjehen. Zeni i vogël, duke qyrë hallin e babait, mendon, jo pa të drejtë, se cili e ka radhën.
E di fare mirë se hesapet mes babit të tij, mes atij vetë dhe politikës ndërkombëtare qëndron një mur i lartë. Shfryen se “ politika po jep para të shumta për komprometimin e zyrtarëve të lartë që monitorojnë Shqipërinë”, duke menduar se të gjithë janë se ata zyrtarët CEZ, me të cilët bënte allishverishe në emër të babit.
Ashtu si i ati, edhe ky kërkon të heshtë zëri dhe të mbyllet fjala e një gazetari për hir të babait të tij, i cili, kur ishte në pushtet nuk e kishte për gjë të hidhte në erë redaksi të tëra, të mbyllte redaksi gazetash, të vinte dinamit në makinat e gazetarëve, të kërkonte shporrjen e tyre.
Halli i madh ka rënë mbi birin, për të mbrojtur babin. Sa që i bën thirrje qytetarëve të ngrihen dhe të vënë në vend nderin e tij, nesër mund të jetë vonë.
Si i ati, si i biri, janë gati t’i vënë flakën gjithë vendit për të shijuar çka vodhën në pushtet.
“Pushka” e Zenit në fakt nuk kishte krismë, kishte vetëm, frikën e një birboje për fatin e tij
Ne kanale e lanes do perfundoni
Pse harxhoni kohe me keta degjenerata ?
Të flasë vetëm drejtësia me ta.
BOJKOTONI CDO SHKRIM QE FLITET PER KETA PLERA RRACE E KEQE FAMILJE KRIMINELASH ME E POSHTER NGA TE TERE ESHTE LIRIA AJO BUCJA ESHTE KAPUA NE ATE FAMILJE NE GROPE TE MUTIT DO TI HEDHI POPULLI
Nje korigjim. Berisha nuk eshte ish president dhe ish kryeat.r i opozites, por president dhe kryetar i opozites. Vetem kur te zhduket fizikisht, mund t´i pershtaten titujt ish. Ai akoma e ka ne dore presidencen dhe ne xhep opoziten.
kjo edhe eshte priture qe rama os te aktivizoj agjenden e tije spekuluse si artan hoxha,izet haxhin,e vagjelat e tij,qe te papagandojn ne ompinion nga tv,dhe te mbulohet trafike draha e fabrikes ps rame
po,vrasisite e azemit te gjithe deshirojm te gjykohen,por te njejten kohe te gjykohen edhe teafikat droga ne qeveri.
kjo edhe eshte priture qe rama ps ,te aktivizoj agjenden e tije spekuluse si artan hoxha,izet haxhin,e vangjelat e tij,qe te papagandojn ne ompinion nga tv,dhe te mbulohet trafike draga e fabrikes ps rama.
po,vrasisite e azemit te gjithe deshirojm te gjykohen,por te njejten kohe te gjykohen edhe teafikat droga ne qeveri.
Te flase Drejtesia Shume Dakort .po duhet te ngrihet Opinioni Mbarepopullor kunder ketyre Zarbove qe kane bere kerdine ne fondet publike dhe Pasurite e vendit.Vafshin ne Djall ,Marrshin me vete dhe Like Floririn ,Mona Baxhellen dhe Trafikant Mediun.
ORE TI TIRANA KOMB MOS HARRO GAZETA TEMA ESHTE E PAMVARUR -MERO CET PUSHKE PER RAMEN HAHAHHAH
O tirana koment. Ti bukur ke dashur te shprehesh opinionin tend, po te lutem meso gjuhen tone te bukur e me vlere, e pastaj komento, ke gjithe te drejten te shprehesh, sigurisht pa bere akuza ne ere. Demokracia eshte sistemi i fjales se lire por jo e qytetarit qe flet ose akuzon pa akuza. Me respekt
” Prisni se s’keni pare gje akoma ” . Me shume gjasa keta do dalin ne mal . Me kujtohet ajo seance parlamentare kur Rama citoi fjalet e me siperme . Ata , ne fakt ate , sikur i zuri zekthi . U prishen ne fytyre , ju muar goja , shkumonin . Ndonje syresh mendon se ata reaguan pasi Rama i ofendoi . Po nuk ishte keshtu . Rama eshte aty Ku eshte , pasi kanalet nderkombetare te inteligjences me ne fund kishin hapur dosjen “Albania ” . Prandaj dhe Rama rri i qete e Here pas Here i ve ne loje . Doktori te gjitha keto i nuhat . Prandaj edhe del nga vetja . Ombrella e tij tashme eshte e çare . Ne Athine e ne Beograd ka ndryshuar lidershipi . Kjo ishte e paparashikuar per klanin B.Curri . Ruset u munduan me Malin e Zi , me Maqedonine . Deshen te kondiciononin edhe zgjedhjet ne Shqiperi. Po Shba e ka kopsitur mire Ballkanin . Vellai i Bosforit nuk e sheh dot me sy . Pas akuzave te Berishes per gjoja nderhyrje te Turqise ne çeshtjen e detit , tropojani ka bere nje armik me shume . Punet ne shtepi nuk vene me mire . Problem ka jo vetem me drejtesine , Po edhe me shqupasit . Ne te Tilla raste kur barka fut uje , njerezia marrin salvaxhentet dhe braktisin plaçken e vjedhur qe Kane me vete . Teoria e vjeter i meson qyteterimet qe e keqja nuk mund te sundoje perjetesishte .