Shkrimtari Fatos Kongoli në gjendje të rëndë, apeli i deputetit të PS: Ka nevojë për gjak

28 Shkurt 2018, 17:08Kulturë TEMA

Shkrimtari Fatos Kongoli ndodhet në spital dhe ka nevojë për gjak.

Kjo bëhet me dije nga a deputeti i PS dhe boruesi Fatmir Toçi.

“Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30 – vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikuar më diagnozën “Ca – rerum”. Falënderojmë mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtimin, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku.

Fatos Kongoli ndodhet në periudhën postoperatore në QSUT “Nënë Tereza” dhe ka nevojë për dhurim gjaku…

Fatos Kongoli na ka dhuruar ne dhe letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Kongoli na ka dhënë shumë dashuri në kohë të vështira, sot ka nevojë për mbështetjen tonë dhe, ndoshta, për një vëmendje më të madhe për një trajtim më të specializuar nga drejtuesit e institucioneve shtetërore”, shkruan Toçi.(TemA)

3 komente në “Shkrimtari Fatos Kongoli në gjendje të rëndë, apeli i deputetit të PS: Ka nevojë për gjak”

  1. MAJAKOVSKI says:

    I urojme sherim te shpejte shkrimtarit tone te madh Fatos Kongoli. Sensibilizimi neprmjet ketij njoftimi besoj qe do te nxise per ta ndihmuar lexuesit e tij te dashur qe vlersojne dhe presin krijimitari akoma me te bukura prej tij. Respekte per Fatos Kongolin

  2. Sali says:

    Duam te dimë,zoteri Fatosi ka bere bamiresi,kur ka qene mire ne gjendje shendetesore?Me parate e fituara nga botimet,ka bere donacione?

  3. HYSENIL DUME says:

    I uroj zotit shkrimtar shërim të shpejtë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje