U kap me 613 kg kokainë, shoferi i kamionit: I çoj miell partizanëve

28 Shkurt 2018, 13:38Kronika TEMA

Armando Pezaku, i njohur si shoferi i kamionit që transportoi kontenierin me 613 kg kokainë nga Porti i Durrësit deri në magazinat e Arbri-Garden në Maminas, ka bërë para se të arrestohej një postim të çuditshëm në rrjetin social “Facebok”.

Në dritaren e të dhënave ai ka shkruar se ka një front pune të veçantë pasi u çon miell partizanëve. “Shofer kamioni i çoj mill partizaneve”, shkruan Armando Pezaku duke përdorur batutën e filmit shqiptar “Kur zbardhi një ditë”. 

Nuk e dimë ende se cilët janë “partizanët” që prisnin 180 milion eurot kokainë, por sidoqoftë policia ka treguar se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (TemA)

7 komente në “U kap me 613 kg kokainë, shoferi i kamionit: I çoj miell partizanëve”

  1. Gjon says:

    Ket nusen do ta marrin partizone

  2. ILIRET says:

    Ky paska qene spajuni… jo Milua.

  3. Jimi says:

    Ti more Pezaku, ngaterove udhen o i paudhe. Partizanet ishin ne Peze e jo ne Maminas ku ishin “gjermanet”!

  4. rod says:

    edhe kanani qe eshte kryeministri jone ngeli pa miell
    :)))))))

    1. Ss Sq says:

      Rodi me sa kuptoj ngele bosh veteYe

  5. Selfo qorri says:

    Ju con mill partizoneve ti mer dak! Po trimat e selfo qorrit nuk pysin per millin e gjermanit!

  6. Mullixhiu says:

    Qeka edhe myslymon ene demokrat. Sali Basha dhe Lulzim Berisha cfare mendojn?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje