Pakti Detar/ Kotzias reagon ndaj Bakojanis dhe "thumbon" Berishën e Metën: Marrëveshja e 2009, fantazmë, kemi 3 alternativa. Ja negociatorët tanë

1 Mars 2018, 13:52Rajoni TEMA

Kreu i diplomacise greke vijon te mbetet ne qendrimin se marreveshja e nenshkruar nga ish ministrat Bakojanis e Basha per Greqine dhe Shqiperine me 2009 eshte e gabuar, madje eshte fantazme tashme.

Nje deklarate qe behet pikerisht dhe ne kulmin e debateve ne Shqiperi per “Detin” ku presidenti Meta refuzon te jape autorizimin per nisjen e negociatave ndersa Berisha mbron me fanatizem marreveshjen e 2009 te rrezuar nga Kushtetuesja.

Pas akuzave dhe kerkeses se ish ministres greke Dora Bakojanis, Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhene detaje gjatë interpelancës në parlament lidhur me  negociatat e paktit detar me Shqipërinë.

Mediat greke raportojne se Kotzias duke iu referuar paktit te vitit 2009, ka deklaruar se “Një marrëveshje e vërtetë eshte më mirë se një marrëveshje fantazmë”.

Me tej, ai ka pranuar se gjenden perballe tri alternativave: “ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.

“Unë pres që një mirëkuptim dhe bashkëpunim. Sa herë që të doni, unë jam në dispozicionin tuaj për t’ju informuar. Nuk është mirë të nxirren përfundime nga raportet e shtypit.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në një mosmarrëveshje me Presidentin shqiptar”- tha ai, nderkohe qe duke iu referuar vendimit te Kushtetueses theksoi se “eshte nje ceshtje qe nuk u duhet”.

Ai ka dhene detaje me tej edhe per grupin negociator te pales greke te perbere nga 10 persona.

“Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hatrografisë”.

1 komente në “Pakti Detar/ Kotzias reagon ndaj Bakojanis dhe “thumbon” Berishën e Metën: Marrëveshja e 2009, fantazmë, kemi 3 alternativa. Ja negociatorët tanë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje