Kancelarja gjermane Angela Merkel, i tha sot në Berlin presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se vendi i saj mbështet integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por pasi të ketë arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Presidenti serb tha vendi i tij është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Prishtinën, ndërsa përsëriti se kjo do të nënkuptonte një marrëveshje në të cilën të dyja palët humbin njësoj.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën në Berlin se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Zonja Merkel i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin siç tha ka diskutuar pjesërisht edhe për rrugët e arritjes së marrëveshjes me Kosovën.
“Bisedimet për anëtarësim mund të jenë të suksesshme me reformat e mëtejshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në dritën e marrëdhënieve me Kosovën”, tha zonja Merkel, por nuk foli se si mund të duket një marrëveshje e tillë.
Presidenti serb, Vuçiç, tha se vendi i tij është i gatshëm për një marrëveshje kompromisi me Prishtinën.
“E dimë që para nesh është pengesa e rëndë që është çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk e fsheha para kancelares Merkel se me sa shumë probleme përballemi, çfarë është ajo që duhet dhe mund të bëjmë. Ne do të punojmë për këtë, sepse i thashë kancleares, më me rëndësi është ta duam tokën e fëmijëve tanë sesa tokën e pararendësve tanë. Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për zgjidhje në të cilën edhe njëra edhe pala tjetër do të humbin diçka”, tha presidenti serb.
Ai shkoi në Berlin një ditë pasi që në Beograd u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili po qëndron në rajon në dritën e strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë. Zoti Juncker tha se përmendja e vitit 2025 si periudhë e anëtarësimit të Serbisë dhe Malit të Zi, si dy nga vendet me shkallë të përparuar të bisedimeve, nuk është zotim, por një inkurajim për vendet kandidate, ndërsa nënvizoi se në Bashkimin Evropian nuk mund të pranohen vendet që kanë probleme të hapura.
Presidenti Juncker, të mërkurën pasdite pritet të qëndrojë në Prishtinë, në përmbyllje të vizitës në Ballkanin Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit e përfshinë Kosovën në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimit në BE.
Të hënën dhe të martën në Bruksel të dyja palët mbajtën një raund të ri bisedimesh teknike ndërsa së shpejti mund të priten takime të reja në nivelin më të lartë politik për të diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do t’u mundësonte të dyja palëve përshpejtimin e proceseve integruese, ndonëse Kosova është e fundit në rajon.
Publikimi i strategjisë zë zgjerimit në fillim të këtij muaji është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimi të vendeve të rajonit, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, kur Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të marrin datën e hapjes së bisedimeve, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus e kinez, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019.(VOA)
Po po ne ate krah flini ju eshte ti plas bytha gjermanise per kosoven e shqiperine ..nuk do kush mysliman ne europe o populli i skenderbehut jeni dhje krejt jeni bere si barab
Gjermania të mos na rikujtoj 1944. I tha Majko “do na ndihmoni apo të shohim partner tjerrë. Harron Gjermani që 13000 Kosovar te vrarë s’fshihen me gomë lapsi
po u fut serbia ne BE, Kosova me vete ta harroje BE sepse do kete veto serbilja (vetem nese Kosova deri atehere bashkohet me Shqiperine dhe futet automatikisht). Per momentin Kosova ka “veton” ndaj serbise ndaj dhe kerkesa e saj per serbine duhet te jete maksimale sepse po ta kete ne dore serbia kosoven, do vere kerkese maksimale.
Pikerisht, Kosova nuk duhet te genjehet nga Serbia, Kosova eshte ne nje situate super te favorshme. Serbia ka presion shume te paster, nqs do te hyje ne BE dhe te marre perfitimet e ndryshme nga Unioni, duhet te njohe Kosoven. Sa per veton e Serbise, eshte parashikuar si pjese e marrveshjes perfundimtare qe Serbia te mos kete te drejte vetoje ndaj Kosoves, dhe per kete pala kosovare duhet te insistoje shume.
Me thenien ” te dyja palet te humbin njesoj ” Vucici indirekt po kerkon ndarjen e Kosoves duke e konsideruar si 20% te Serbise dhe komunat serbe ne Kosove jane 20 % e Kosoves. Me kete formule Vucici do te marre minierat dhe pjesen e pasur dhe shqipetaret ne kosove te mbjellin grure, miser dhe te ruajne bagetite.
Shqipetare hapni syte se po ju fundonin si pa e kuptuar.
Serbia èshtè e gatèshme pèr zgjidhje nè tè cilèn edhe njèra edhe tjetra palè humbasin diçka ?! .thotè Vuçiç ! Kètu mungon pèrgjigjia qè mund ti ketè dhènè zonja Merkel. Vuçiç dhe serbia qè pèrfaaqèson janè tè pa ndreqshèm. Gjatè mèse njè shekulli shqipètarèt kanè humbur lirinè, tè drejtèn pèr tè jetuar nè tokat e nè shtèpitè e tyre. Tè drejtat mè elementare tè jetès pèr tu shkolluar, gèzuar, argètuar, pèr tu marrè me punè dhe me sport. Tè drejtèn pèr tè njohur paraardhèsit e tyre, pèt tè frekuentuar objektet e tyre tè kultit tè rrèmbyera padrejtèsisht dhe me dhunè nga serbia e nxitur nga ekspasioni shovinist i sajè. Dhe serbia kèrkon ende qè pala tjetèr tè humbasè diçka ?!? Kèta janè vèrtetè tè çmendur ! Duke e mbyllur po rrèfej njè ndodhi tè njè srebi nè Gjermani : – Njè bashkombas i Vuçiç hyn nè njè ipermercatè dhe kèrkon tè blejè njè TV qè ishin me zbritje. A mundeni ta ulni edhe mè poshtè çmimin ? Jo ! – u pèrgjigj comesa ! por serbi insistonte akoma nè uljen e çmimit dhe as nuk lèviste nga vèndi. Nè fund comesa lajmèroi capon e repartit. Eshtè kètu njè kokèkrisur qè me njè kèmbèngulje prej budallai kèrkon tè blejè njè TV me çmimin qè vendos Ai. Vjen capo dhe pasi e pyet se nga vjen , pa u menduar gjatè i thotè serbit : – Merre Tv dhe largohu ! – ta kam falur ! Serbi rrèmbeu TV dhe mbeti si i shtangur ! Merre dhe largohu se ta kam falur pèrsèriti Ai ! Serbi kaloi Tv nèn sqetullèn e djathtè dhe shtoi : . A po ma fal dhe njè tjetèr !!!g