Nga Bekim Bislimi
Ndonëse Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar për të mërkurën seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ende mbetet e paqartë nëse janë siguruar 80 votat e nevojshme në favor të kalimit të kësaj çështjeje.
Partitë shqiptare brenda koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, kanë arritur pajtimin me partinë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, për votimin në favor të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje. Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër kësaj marrëveshje, ndërkohë që Lista Serbe, partnere në koalicionin qeverisës, e cila ditë më parë po ashtu ka qenë kundër ratifikimit të marrëveshjes, nuk ka ndonjë përgjigje të qartë se cili do të jetë qëndrimi i saj ditën e mërkurë.
Nënkryetari i kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur dyshimin se mund të arrihen dy të tretat e votave në Kuvend, të nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, pavarësisht që partitë shqiptare në pushtet dhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë një pajtim në favor të votimin për ratifikim të marrëveshjes.
“Deklarata ka, por unë akoma nuk e besoj që mund të kalojë, në qoftë se nuk ka vota nga Lëvizja Vetëvendosje dhe në qoftë se edhe Lista Serbe voton kundër ose nuk vjen në seancë. Në qoftë se ndodhë kjo, atëherë po besoj që seanca prapë të shtyhet. Mund të hapet debati, derisa të përgatiten kushtet për t’u votuar”, tha Haliti.
Ndryshe, përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, kanë theksuar se qëndrimi kundërshtues i këtij subjekti lidhur me ratifikimin e marrëveshjes, nuk ka ndryshuar. Megjithatë, ata nuk kanë dashur të komentojnë nëse ky qëndrim mund të ndryshojë deri të mërkurën, kur edhe pritet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit.
Në anën tjetër, qëndrimi zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje deri më tash ka qenë kundër ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Ismail Kurteshi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky qëndrim nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, pavarësisht spekulimeve në opinion se deputetë të caktuar të këtij subjekti mund të votojnë në favor të ratifikimit të marrëveshjes.
“Ne nuk e votojmë një marrëveshje, e cila është e dëmshme për Kosovën dhe i humbë 8 mijë e 200 hektarë të tokës së Kosovës. Pra, ky është qëndrimi zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deri tash nuk është dëgjuar asnjë deputetë që e ka ndryshuar qëndrimin. Për aq sa di unë, askush nuk e ndryshon. Tash, e shohim të mërkurën”, theksoi Kurteshi.
Sidoqoftë, as zyrtarët e Qeverisë së Kosovës e as përfaqësuesit e Listës Serbe, si pjesë e kësaj qeverie, nuk kanë qenë të gatshëm të sqarojnë nëse janë duke biseduar për arritjen e një konsensusi për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në seancën e së mërkurës. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mbetet kushti i fundit për Kosovën nga institucionet e Bashkimi Evropian, për të marrë liberalizimin e vizave./rel/
Përse Mali i Zi dhe Greqia kërkojn të zgjerohen në trojet Shqiptare?
Sepse shqiptaret jane popull legen qe ju perrulen plerave per nje kocke.
Tradhetine e shperblejne me nderime e duartrokitje, ndersa burrerrine e zbythin per nje favor te vogel. Njerez te vegjel, meritojne me pak se nje shtet. Meritojne zinxhire dhe koloni.
Po sa tradhetare te ndyre paskan qene shqiptaret. Sa njerez legena dhe te pafytyre. Ngrihen gjuthe ata burra dhe thone, hajt mor, le ti marrin malazezet tokat shqiptare.
Dhe burrat e tjere te Shqiperise rrine duarkryq.
Merni serbet dhe greket tju mbrojne kufirin, o njerez plera.
Ndaj s’keni per te hyre kurre ne Evrope, jo se nuk po behet demarkacioni, por pikerisht pse po behet demarkacioni. Sepse Evropa e shikon nga cfare bajgash qeveriset ky popull, e shikojne qe ky shtet shkrihet per 5 minuta sipas interesave te politikaneve si ne Shqiperi, qe e shesin per greket, dhe ne Kosove we e shesin per malazezet.
Keto shtete qe nuk garantojne territor, ligj dhe mireqenie, nuk jane shtete, por satelite te prirur per tu bere koloni.