Junker në Shkup: Maqedonia është në rrugë të drejtë për integrimin

25 Shkurt 2018, 16:26Rajoni TEMA

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka nisur vizitën e tij në vendet e Ballkanit perëndimor,  i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han.

Në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev,  Junker tha se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë.

Junker nuk deshi të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia, raporton ALSAT M.

Nga ana tjetër Zaev ka falenderuar zyrtarët e BE-së që zgjodhën Maqedoninë si vendin e parë për ta filluar turin e tyre ballkanik.

Zaev edhe një herë u shpreh i bindur se në qershor vendi do i nis bisedimet për integrim në BE dhe tha se kanë mbetur edhe pak aktivitete kyç që ky të jetë një vend historik për Maqedoninë.

Ndërkohë pasdite Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker pritet të mbërrijë në Tiranë për të realizuar një takim me kryeministrin Edi Rama. (TemA)

 

3 komente në “Junker në Shkup: Maqedonia është në rrugë të drejtë për integrimin”

  1. ''tyrk elhamdylillah'' ose ''korrak''......... says:

    Junker;ndersa ju gyzelet shqipfoles e keni nje ………damke ne balle,muslims!
    duhet te dini se ne baze te kushtetutes evropiane,ndalohet me ligj suniti ne familjen evropiane.

    1. undefined says:

      Kur jane edhe kurdo-egjiptianet e Athines ne BE qe qelben era djerse dhe era hurdha vari kkkk ku ka perfunduar kjo Europe e rracve te bardha po qelbet nga kromozonet i ndyre anadollako-jevgjit

  2. O says:

    Fjalë të ëmbla gjithmon kryeplaku i fshatit Luksemburg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje