"Demarkacioni çështje e mbyllur", Haradinaj dhe Veseli i ndërrojnë mendjen Pacollit: Kemi arritur konsensusin, tani ai është i gatshëm

24 Shkurt 2018, 14:09Rajoni TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, në një postim në Facebook, ka konfirmuar një pajtim për ta votuar demarkacionin në seancën e së mërkurës.

Ai ka falënderuar partitë e koalicionit, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunimin, që sipas tij, duhet t’i përcjellë edhe në proces tjera.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli, për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka caktuar për të mërkurën seancën e jashtëzakonshme për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

2 komente në ““Demarkacioni çështje e mbyllur”, Haradinaj dhe Veseli i ndërrojnë mendjen Pacollit: Kemi arritur konsensusin, tani ai është i gatshëm”

  1. O says:

    Duhet kohë për tu pranuar propozimi përpilues Kosovar, jo se s’është i drejtë por se bëhet nga njerëz të thjesht

  2. D O K L E A T I says:

    Ju lumte.
    Neper maje te Cakorrit dhe Kulles ne qendra te Europes: Rozhaje dhe Murine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje