Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka sulmuar Turqinë për incidentet e ditëve të fundit që ka shkaktuar me Greqinë.
Gjatë një interviste për një radio greke, Kotzias i kujtoi Turqisë se Greqia nuk është Iraku, raporton Klan.
“Turqia duhet të marrë në konsideratë atë që kam thënë dy vjet më parë, që Greqia nuk është Iraku.
Ne nuk kemi asnjë arsye që të shkaktojmë tensione në Egje dhe në Mesdheun Lindor“, u shpreh ministri grek.
Kotzias komentoi edhe deklaratat e Bashkimit Europian, që reagoi ndaj Turqisë për incidentet e shkaktuara në Egje.
“Deklarata e BE-së është shumë serioze dhe rigoroze”, u shpreh ministri i Jashtëm grek, duke theksuar se Turqia ka shumë interesa ekonomike të lidhura me Bashkimin Europian.
Grek muti , jeni trima vetem me shqptaret , dhe jeni me poshte se iraku i djeshem dhe iraku i sotem
Grek muti , jeni trima vetem me shqptaret , dhe jeni me poshte se iraku i djeshem dhe iraku i sotem .